• Kontakt
Sunday, October 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Premtuan metro dhe tramvaj, por linjat dhe oraret si në “Indi”! Veliaj hedh 4 mln euro në ajër …

15:48 : 28/01/2024
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, SOCIALE

Nga Boldnews.al

Transporti qytetas dhe ndërqytetas në Tiranë i ngjason linjave të famshme në Indi. Mjete të amortizuara. Askush nuk respekton oraret. Tejmbushje dhe një lëvizje tepër e ngadaltë. Për të mos përmendur trafikun, i cili e ka vështirësuar së tepërmi këtë shërbim.

Nëse do të bësh një vëzhgim në internet me premtimet e krerëve të Bashkisë së Tiranës do të gjesh me dhjetëra. Nga tramvaji, metroja apo edhe ata elektrikët. Gjithçka është thënë. Asnjë gjë s’është bërë! Madje, as ato tabelat e vendosura në stacione që të tregojnë oraret. Askush s’e di kur do vijë dhe ikë autobusi i radhës. As kur fillon e mbaron. Gjithçka një kaos, teksa gjatë kësaj kohe janë hedhur miliona e miliona euro.

Ish-kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, premtoi metro. Veliaj tramvaj apo anasjelltas. Madje, në internet do të gjesh me qindra kronika televizive, nga ato të gatshmet. Një kronikë fillon me titullin “pasagjeri mëson në kohë reale itinerarin, shkurton kohën e udhëtimit’”. Tjetra me emërtimin “62% e kilometrave me korsi të dedikuar”. Këto janë të viteve të fundit. Por, do të gjesh edhe tituj bombastikë. “Veliaj: Korsi të dedikuara për 3 linjat e shpejta të …”. Madje edhe “Tiranës i shtohet autobusët elektrikë”.

Shpallja e njoftimit të tenderit për oraret e linjave të transportit urban në Tiranë

Por, çfarë është bërë në terren? Gjithkush e di se s’ka as metro. Tramvaj jo e jo. As autobusë elektrikë. Praktikisht asgjë! Vetëm disa autobusë, ku më të rinjtë do të jenë të prodhuar para 10 viteve. Të tjerët para 20 apo 30 viteve, ata të dalë jashtë qarkullimit në vendet perëndimore. Janë vendosur disa autobusë elektrikë, por ata janë shkatërruar dhe kanë rrezikuar jetën e pasagjerëve dhe përdoruesve të tjerë të rrugës. Një aferë klienteliste e madhe, teksa gjithçka është në pikën 0. Janë bërë premtime e premtime, teksa Veliaj është futur në mandatin e tretë dhe të fundit dhe s’ka asnjë gjë në vijë për këto premtime.

Lexo edhe:

Depozitimi i mbetjeve/ PD: Bashkia Durrës i jep 6.2 mln euro kompanisë nën sekuestro nga SPAK

Kush e anulloi arrestin me burg të Ballukut e dy turqve..?!

Ka marrë vota me premtime boshe, do e shtyjë edhe këtë mandat për të parë se ku do të degdiset nga vetë Rama. Dhe, në këtë mandat të fundit, ai bën edhe tendera në ajër, pikërisht për transportin e udhëtarëve.

Sipas dokumenteve që disponon redaksia e BoldNews.al, Bashkia e Tiranës ka hapur procedurën e prokurimit “projekti i monitorimit, menaxhimit dhe kontrollit të transportit publik qytetës, nëpërmjet sistemeve inteligjente të transportit (AVL), në nivel qendror dhe lokal, si dhe sistemeve të informacioneve në kohë reale për pasagjerët (RTIP), për disa nga stacionet”. Vlera e këtij tenderi është plot 350.000.000 lekë, ose me TVSH shuma shkon në plot 4 milionë euro. Një shumë e konsiderueshme, pasi bëhet fjalë për pajisje elektronike dhe shërbime të teknologjisë së informacionit. Nëse do të shohësh procedurën bën fjalë për ato oraret e famshme që duhet të jenë në stacione. Gjithkush duhet të dijë se kur vjen autobusi i radhës, përderisa paguan takse infrastrukture dhe biletën e autobusit. Pra, pagesë dy herë. Gjithsesi, duket se tenderi është në ajër, pasi të tilla procedura të kota bëhen gjithmonë dhe pasagjerët s’marrin asnjëherë shërbim.

Etiketa: Erion Veliajtendertransporti publik

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Depozitimi i mbetjeve/ PD: Bashkia Durrës i jep 6.2 mln euro kompanisë nën sekuestro nga SPAK

11:15 : 25/10/2025
AKTUALITET

Kush e anulloi arrestin me burg të Ballukut e dy turqve..?!

18:04 : 24/10/2025
AKTUALITET

“Motra pret t’i bashkohet vëllait”, Këlliçi pasi SPAK mori nën hetim Ballukun: Veliaj po tërheq këmbën zvarrë

15:42 : 24/10/2025
AKTUALITET

PS “blen” kryetarin e PD-së Kuçovë, Juliana Memaj i jep 220 mln lekë pa garë Nerian Pashos

11:54 : 24/10/2025
AKTUALITET

Shtyhet sërish seanca paraprake për Erion Veliajn

09:54 : 21/10/2025
AKTUALITET

Skandal në Bashkinë e Krujës! Bushi i jep çdo vit tenderat e pastrimit kompanisë së trafikantëve të drogës (DOKUMENTET)

22:18 : 20/10/2025
Para

Përleshje mes tifozëve në sfidën West Brom-Wolves, ndërhyn policia

TË GJITHA

“Rama ka frikë nga Binaj”, deputeti i PD: Sondazhet e nxjerrin Florin fitues

21:57 : 26/10/2025

Kriptot e sekuestruara nga krimi, thesari dixhital që po sfidon drejtësinë shqiptare

21:48 : 26/10/2025

Bashkëshorti i Elisa Spiropalit, Salarjon Totaj paraqitet në SPAK

21:42 : 26/10/2025

Heshtja pas armëve, fëmijët e Gazës që luftojnë për jetën në spitalet e rrënuara

21:30 : 26/10/2025

Bardhi: Balluku ka sajuar një vizitë në Bullgari për mos shkuar të hënën në SPAK!

21:12 : 26/10/2025

‘Lubia e papërmbajtur!’/ Berisha ndan videon e Ahmetajt: Balluku, plaçkitësja më e madhe e buxhetit të shtetit

21:00 : 26/10/2025

KAS rrëzon kërkesën e Gjergj Nikës për t’u regjistruar si kandidat i pavarur në Bashkinë e Vlorës

20:49 : 26/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com