• Kontakt
Wednesday, July 22, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Punonjës të agjencisë së OKB-së për palestinezët akuzohen për lidhje me Hamasin

21:28 : 26/01/2024
në BOTA

Agjencia e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për refugjatët palestinezë shkarkoi një numër punonjësish të saj në Gazë, të dyshuar për pjesëmarrje në sulmin e 7 tetorit të Hamasit dhe militantëve të tjerë në Izraelin jugor, tha të premten drejtori i saj, gjë që ka bërë që Shtetet e Bashkuara – donatori më i madh i agjencisë – përkohësisht të ndalojë financimin e saj.

Agjencia që njihet me akronimin “UNRWA”, është agjencia kryesore që ndihmon popullatën e Gazës në mes të krizës humanitare të shkaktuar nga ofensiva e Izraelit kundër Hamasit në Rripin e Gazës që pasoi sulmin e 7 tetorit. Zyrtarë të agjencisë folën mbi ndikimin që do të kishte në operacionet e tyre ndërprerja e financimit nga Shtetet e Bashkuara.

Shefi i agjencisë për refugjatët palestinezë, Philipe Lazzarini tha se ndërpreu kontratat me disa punonjës dhe urdhëroi një hetim, pasi Izraeli ndau informacione ku pretendohej se ata luajtën rol në sulm.

Departamenti amerikan i Shtetit tha se pati akuza për 12 punonjës. Agjencia UNRWA ka 12 mijë punonjës në Gazë, pothuajse të gjithë palestinezë, përfshirë mësuesit në shkollat që drejtohen nga agjencia e deri tek mjekët, personeli mjekësor dhe ekipet e urgjencës.

Në një deklaratë, zoti Lazzarini i quajti këto akuza “tronditëse” dhe tha se çdo punonjës “i përfshirë në akte terrori do të mbahet përgjegjës, duke përfshirë edhe ndjekjen penale”.

Lexo edhe:

SHBA-ja dhe Ukraina arrijnë marrëveshjen e rëndësishme për dronët

A mund të jetë beteja SHBA-Iran për Hormuzin një fitore për Rusinë dhe Kinën?

Ai nuk dha më shumë hollësi mbi pretendimet se cili ishte roli në sulm i punonjësve të akuzuar. Në sulmin e befasishëm dhe të paprecendentë, luftëtarët e Hamasit u futën përmes gardhit të sigurisë që rrethonte Gazën dhe sulmuan komunitetet izraelite aty pranë, duke vrarë rreth 1200 persona, kryesisht civilë dhe rrëmbyen rreth 250 të tjerë.

“UNRWA përsërit dënimin e saj me fjalët më të ashpra të mundshme për sulmet e rënda të 7 tetorit”, tha zoti Lazzarini, ndërsa bëri thirrje për lirimin e menjëhershëm pa kushte të pengjeve izraelite.

Nga fillimi i luftës, sulmi i Izraelit ka vrarë më shumë se 26,000 palestinezë, shumica gra dhe fëmijë, si dhe ka plagosur më shumë se 64,400 të tjerë, tha të premten Ministria e Shëndetësisë së Gazës, e cila kontrollohet nga Hamasi.

Në shifrat që publikon, ministria nuk bën dallime midis të dhënave për luftëtarët dhe civilët e vrarë.

Më shumë se 150 punonjës të agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë janë në mesin e të vrarëve – numri më i madh që ka pësuar kjo organizatë në një konflikt – ndërsa një numër i kampeve të strehimit të OKB-së janë goditur nga bombardimet.

Më shumë se 1.7 milionë nga 2.3 milionë banorët e Gazës janë larguar nga shtëpitë e tyre për shkak të luftës – me qindra mijëra prej tyre të grumbulluar në shkolla dhe kampe që udhëhiqen nga agjencia UNRWA.

Lufta në Gazë ka lënë pothuajse të gjithë banorët të varur nga një sasi e vogël e ndihmave ndërkombëtare që arrijnë të futen në territor çdo ditë. Zyrtarët e OKB-së thonë se rreth një e katërta e popullsisë po vuan nga uria.

Departamenti amerikan i Shtetit tha se është “jashtëzakonisht i shqetësuar” nga akuzat kundër punonjësve të agjencisë UNRWA dhe se ka ndërprerë përkohësisht fondet shtesë për agjencinë. Departamenti i Shtetit tha se OKB-ja ka premtuar rishikim “gjithëpërfshirës dhe të pavarur” të agjencisë. SHBA është donatori më i madh i agjencisë, të cilës i ka dhënë 340 milionë dollarë më 2022 dhe disa qindra milionë më 2023.

Mijëra palestinezë u larguan të premten nga qyteti jugor i Gazës, Khan Younis, pas intensifikimit të luftimeve midis militantëve të Hamasit dhe forcave izraelite.

Po të premten, ushtria izraelite urdhëroi banorët e tre lagjeve të qytetit Khan Younis dhe kampit të refugjatëve në qytet, që të evakuohen në një zonë bregdetare. Ushtria tha se trupat e saj po angazhohen në luftime të ngushta në zona urbane me luftëtarët e Hamasit në qytet.

Kampi Khan Yunis, sikur edhe kampet e tjera në Gazë, fillimisht është ngritur nga palestinezët që u larguan ose dëbuan nga shtëpitë e tyre gjatë luftës së vitit 1948, pas krijimit të shtetit të Izraelit dhe që atëherë është kthyer në një lagje të urbanizuar. Udhëheqësi i Hamasit në Gazë, Yehya Sinwar dhe komandanti i krahut ushtarak të grupit, Mohammed Deif, të dy u rritën në kampin e refugjatëve Khan Younis.

Në Gazën qendrore, një zonë tjetër që aktualisht është në qendër të ofensivës së Izraelit, sulmet ajrore izraelite në kampin urban të refugjatëve “Nuseirat” gjatë natës, vranë të paktën 15 persona, duke përfshirë një foshnje 5 muajshe, tha një gazetar i agjencisë së lajmeve Associated Press në spitalin ku u dërguan viktimat.

Luftimet intensive erdhën pasi Gjykata e Lartë e Kombeve të Bashkuara urdhëroi Izraelin të bëjë gjithçka që mundet për të parandaluar vdekjet, shkatërrimin dhe çdo veprim gjenocidi në Gazë, por nuk dha urdhër për t’i dhënë fund ofensivës ushtarake. Afrika e Jugut e ka akuzuar Izraelin për gjenocid në ofensivën e tij, ndërsa gjykata hodhi poshtë kërkesën e Izraelit, që ka mohuar auzat, që kjo çështje të rrëzohet.

Grupet humanitare po luftojnë për futjen e ushqimeve, ilaçeve dhe furnizimeve të tjera në Gazën veriore, një zonë që ishte në shënjestër të sulmit tokësor izraelit dhe që Izraeli thotë se e kontrollon shumicën e asaj pjese.

Uday Samir, një 23 vjeçar nga qyteti i Gazës, tha se shumë nga ushqimet bazë si mielli, thjerrëzat dhe orizi është e pamundur të gjenden në të gjithë qytetin.

“Tani, kemi në dispozicion ushqim kafshësh. E bluajmë dhe e pjekim” tha ai.

Të gjitha furnizimet futen përmes jugut të Gazës, qoftë përmes pikëkalimit Rafah që kontrollohet nga Egjipti ose pikëkalimit me Izraelin, Kerem Shalom. Grupet humanitare thonë se luftimet dhe kufizimet e Izraelit kanë vështirësuar dërgimin e ndihmave në veri. Makinat me furnizime që udhëtojnë drejt veriut shpesh rrëmbehen nga palestinezët e uritur, përpara se kamionët të arrijnë në destinacionet e tyre./ VOA

Etiketa: HamasiOKBSHBA

Lajme të lidhura

BOTA

SHBA-ja dhe Ukraina arrijnë marrëveshjen e rëndësishme për dronët

15:02 : 22/07/2026
BOTA

A mund të jetë beteja SHBA-Iran për Hormuzin një fitore për Rusinë dhe Kinën?

09:12 : 22/07/2026
BOTA

Fundi i “El Mayos”/ Dënohet me burgim të përjetshëm bosi i kartelit të “Sinaloas”

08:32 : 21/07/2026
BOTA

Hamasi zgjedh udhëheqësin e ri

17:56 : 20/07/2026
BOTA

Sulmi në Jordani vë në pikëpyetje mbrojtjen ajrore amerikane

15:44 : 19/07/2026
BOTA

Sulmet iraniane në Jordani/ Vriten dy ushtarë amerikanë, një tjetër rezulton i zhdukur

21:58 : 18/07/2026
Para

Vjen kthesa e madhe/ Si pritet moti javën e fundit të janarit?

TË GJITHA

Alarm te Liqeni Artificial! Gjarpërinj helmues pranë këndit të lojërave

15:52 : 22/07/2026

Banesa merr flakë në Kuçovë, komshinjtë shpëtojnë 90-vjeçaren që jetonte e vetme

15:40 : 22/07/2026

Spanja, vendi me zonat më të mëdha të djegura këtë vit në Evropë

15:27 : 22/07/2026

Nga Bovilla në Adriatik: Ujërat në Shqipëri në “pushtetin” e ndotjes

15:23 : 22/07/2026

Gjendet i vdekur në Paris Daniel Siad, i dyshuar se rekrutonte vajza të reja për Epstein

15:07 : 22/07/2026

SHBA-ja dhe Ukraina arrijnë marrëveshjen e rëndësishme për dronët

15:02 : 22/07/2026

Facebook, Instagram dhe Messenger jashtë funksionit për shumë përdorues!

14:52 : 22/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

matbetİmajbetholiganbetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibomcasibomşanlıurfa konteynerPusulabet girişbetciof1 casinograndpashabetgrandpashabetgrandpashabetganobetjojobetcasibombetciojojobetgrandpashabet