Aksident me tre të plagosur në aksin Burrel-Klos

Lexo edhe:

Një aksident automobilistik është regjistruar pasditen e kësaj të enjte në rrugën nacionale Burrel-Klos, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Si pasojë e aksidentit mësohet se kanë mbetur të plagosur tre persona, teksa ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Suç.

Nga informacionet e para mësohet se të plagosurit janë nisur drejt spitalit, por ende nuk dihet gjenda e tyre shëndetësore.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Lajme të lidhura

Para