• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shamikuqi i Gjykatës së Lartë dhe “Iljazi” i drejtësisë

18:08 : 22/01/2024
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE, VIDEO

Nga Boldnews.al

Ajo ishte një personazh i dashur për shqiptarët e padalë, që i gëzonin bukurisë së saj, muzikës dhe napës që mbante në kokë “shamikuqja e Turqisë”. E kohët kanë ndryshuar, e kuqja nuk tërbon vetëm demin, por edhe mëzetërit e pushtetit që Rilindën konceptet e komunizmit, jo vetëm si ide, por edhe në shfaqje.

Për nga hierarkia e drejtësisë, Sokol Sadushi është në kupolën e saj, si kryetari i Gjykatës së Lartë. Një njeri i ditur që minimalisht e ka të qartë se cilët ishin simbolet e sistemit komunist. Tre në një, ku Sadushi pozon me deputetin e PS-së Vullnet Sinaj, kryebashkiakun e Vlorës Ermal Dredha dhe prefektin e qarkut Flamur Mamaj.

Me shallin e kuq në qafë, tre personazhe që bashkojnë pushtetin qendror, drejtësinë dhe pushtetin lokal, u bënë bashkë në një përkujtimore të krijimit të një çete partizane në Tërbaç të Vlorës. Në vetvete, shalli i kuq simbolizon tre brezat: komunistët, anëtarët e rinisë komuniste dhe pionierët nën udhëheqjen e partisë komuniste. Komunistët e rinj shfaqen në fakt si “pionierë” të drejtësisë së re, edhe pse në korrikulumin e tyre ishin pjesë e egërsirës komuniste si hetues të diktaturës. Vetë Sadushi, nën mantelin e gjyqtarit dhe drejtuesit të sistemit të drejtësisë, e ka treguar vetën në jo pak raste se “kandari i drejtësisë” i ha shpesh majtas, mirëpo përshfaqja hapur është më e rëndë se një simbolikë e “shamikuqëve” të tanishëm.

Për parti japin edhe “jetën profesionale”, teksa vetëofrohen në mbrojtje të një pushteti që shtyp kundërshtarët, manipulon qytetarët dhe krijon perceptimin e rremë se pushtetet janë të ndarë. Kamionit të “Iljazit” i kanë hipur Sadushët e gjyqësorit, që nën mantelin e zi përshfaqin shpesh të kuqërremtën e sistemit. Do i bjerë për hise të gjykojë edhe ata “ballistët”, që në mentalitetin e këtij shallëkuqi mbesin shtresa e përçmuar e shoqërisë, e denigruar nga propaganda dhe të anatemuar si kulakë. Militantizmi politik me rrënjët e thella në komunizëm, i kamufluar nën pushtetin e ri me “ndikim Amerikan”, hetuesin e diktaturës e kanë kthyer në kadiun e Sulltanit të tanishëm që herë shfaqet si “Iljaz pijaneci” që mbars “shamikuqet” në kabinën e pushtetit, e herë si i plotfuqishëm që vendimet e drejtësisë i shkruan në zyrat e partisë.

Lexo edhe:

“Nuk më shantazhon dot mua”/ Biseda e tensionuar për Kushtetuesen, kush e futi “në rreth të kuq” Sadushin

Tensione në drejtësi, kreu i KLGJ nuk  fton në ceremoninë e gjyqtarëve të rinj Sokol Sadushin!

Përtej militantit politik, ka edhe një dramë që luhet sot si komedi nga ata që drejtojnë. Komunisti shallëkuq ka sot në duar ligjin duke i konsideruar kundërshtarët e pushtetit si “ballistë” dhe kulakë për t’i denigruar, marrë pronën dhe dëbuar jo në internime, por detyruar me strategji të mirëmenduar për ti larguar jashtë vendit në emigrimin masiv.

Përshfaqja e dukshme e simboleve të diktaturës nuk është një pakujdesi e vogël, as mosdije, por bindje se ky është revanshi që pushteti ka marrë si një dhe i tërë, duke përfshirë brenda edhe “proletarët” që vijnë si drejtues gjykatash, ligjvënës, kryepushtetarë lokal dhe ithtarë të një sistemi që emrin ndryshoi, por jo formën.

Etiketa: Gjykata e lartesokol sadushi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Nuk më shantazhon dot mua”/ Biseda e tensionuar për Kushtetuesen, kush e futi “në rreth të kuq” Sadushin

14:02 : 25/10/2025
AKTUALITET

Tensione në drejtësi, kreu i KLGJ nuk  fton në ceremoninë e gjyqtarëve të rinj Sokol Sadushin!

19:24 : 23/10/2025
AKTUALITET

Kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë, GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Metës

14:09 : 22/10/2025
AKTUALITET

Shalli i enverit “çlirues” i drejtësisë politike

16:45 : 21/10/2025
AKTUALITET

Inceneratori i Fierit, Gjykata e Lartë kthen çështjen në Apel me trupë tjetër gjykuese

15:51 : 21/10/2025
AKTUALITET

Gjykata e Lartë anulon dënimin e Bashkim Dedjes, do rigjykohet në GJKKO

14:42 : 21/10/2025
Para

Botërori i Klubeve me 32 ekipe, Tebas i ashpër: Duhet të ndalet, do ta padis FIFA-n

TË GJITHA

Horoskopi, 30 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 29/10/2025

“Onkologjiku, si kamp përqendrimi”/ Gazetari: Pacientët i marrin kimioterapitë në karrige

22:58 : 29/10/2025

VIDEO/ Berisha: Agron Malaj po ndërton rrugë personale për në banesën e tij me paratë e shqiptarëve

22:56 : 29/10/2025

“Regji politike nga Rama”, Gjokutaj: Balluku dhe Veliaj në SPAK në të njëjtën ditë për të devijuar vëmendjen

22:52 : 29/10/2025

Miqësia e Erion Isait me Entela Çanon/ Zbardhet korrupsioni dhe skema “5D” në bashkinë Ersekë

22:45 : 29/10/2025

Banorët mes tymit toksik, landfilli i zjarreve që ndot Vlorën duhet të ishte mbyllur që në vitin 2015

22:40 : 29/10/2025

Dy të arrestuarit për grabitjen e muzeut të Luvrit pranojnë pjesërisht autorësinë

22:20 : 29/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com