• Kontakt
Saturday, October 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Berisha: Së shpejti do marshojmë rrugëve të Tiranës për të vrarë frikën te qytetarët

19:01 : 20/01/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Kryedemokrati Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në tubimin në ‘Rrugicën e Shpresës’, është shprehur se qytetarët që protestojnë çdo ditë janë shumica e kombit.

Berisha shprehet se “terrori dhe frika kanë detyruar dhe detyrojnë qindra e mijëra qytetarë të këtij vendi të heshtin, të pajtohen me të keqen më të madhe që ka mbërthyer Shqipërinë pas diktaturës së Enver Hoxhës”.

Berisha deklaroi se shumë shpejt do të marshohet në rrugët e Tiranës për të vrarë frikën tek qytetarët.

Fjala e Berishës:

Lexo edhe:

Florian Binaj tha se nuk do të dalë në fushatë përkrah tij, reagon Berisha

“Bashkë me Ramën janë pronarë të hotelit 100 mln euro”, Berisha: Veliaj nuk ka asnjë akuzë për “5D”

Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më vëllazërore, mirënjohjen dhe nderimin tim më të pakufishëm.

Shpreh sonte dhe njëherë nderimin më të madh për ju, luftëtarë të vërtetë të lirisë, misionarë të një shërbimi historik për Shqipërinë dhe kombin.

Djem dhe vajza, burra dhe gra të kthesës së madhe, të Shqipërisë dhe kombit shqiptar.

Çdo ditë, çdo natë që kaloni dhe manifestoni në Rrugën e Shpresës, ju lartësoheni gjithnjë e më shumë, ngjiteni në Olimpin e idealeve më fisnike të njeriut, ngjiteni në Olimpin e idealeve të lirisë.

Ju dëshmoni përkushtimin tuaj ndaj lirisë, dinjitetit të njeriut.

Keni ardhur nga Gjirokastra, Tepelena, jugu i vendit, keni bërë qindra kilometra dhe me këtë rast dua t’u përshëndes ju përzemërsisht, të përshëndes demokratët e jugut, demokratët shqiptarë kudo ku janë dhe t’i ftoj të ngrihen në këmbë, t’i përgjigjen kësaj ftese të madhe, t’i përgjigjen këtij apeli që buron nga zemrat e mbarë shqiptarëve.

Njëlloj si ju, këtu të bëhemi të gjithë pararendës të Shqipërisë së lirë, të Shqipërisë dinjitoze, të Shqipërisë që meritojnë të rinjtë dhe të rejat, burrat dhe gratë shqiptarë.

Miqtë e mi, çdo ditë duhet të rikujtojmë së bashku fjalën e Abraham Linkolnit, i cili tha në atë kohë se një njeri i vetëm mund të jetë shumicë.

Dhe ky është një mësim i madh i historisë. Shumicë është gjithnjë ai që mbron me guxim kauza të drejta.

Shumicë jeni ju!

Sot ju jeni shumica e kombit sepse mbroni me sakrifica dinjitetin tuaj, mbroni lirinë tuaj, mbroni lirinë e shqiptarëve.

A ka mision më të madh se ky? A ka kauzë më të drejtë se sa kjo?

Nuk ka shqiptar sot që pranon me vullnet, me dëshirë, një qeveri që grabit votën e qytetarëve, një qeveri, e cila ndërsen bandat për të terrorizuar qytetarët.

Një qeveri, e cila vjedh qytetarët nga mëngjesi gjer në darkë.

Nuk ka shqiptar, që i thotë vetes shqiptar, që do një qeveri që boshatis në mënyrën më të pamëshirë Shqipërinë.

Por ka shqiptarë që kanë frikë të ngrenë zërin kundër kësaj qeverie.

Ka shqiptarë që kanë frikë të mos i binden bandave që ajo ndërsen kundër tyre.

Ka shqiptarë, të cilët ulin kokën, pavarësisht se varfërohen çdo muaj, çdo vit e më shumë.

Ka shqiptarë, të cilët ndonëse vendi i tyre tretet para syve të tyre, përsëri nga frika heshtin.

Por ju jeni shembulli i tyre, ju jeni frymëzimi i tyre, ju jeni shumica e vërtetë e kombit.

Ndaj dhe unë u bëj thirrje qytetarëve të frymëzuar nga ju, nga kjo betejë, të bashkohen dhe të ecim të sigurt drejt fitores.

Miqtë e mi.

Terrori dhe frika kanë detyruar dhe detyrojnë qindra e mijëra qytetarë të këtij vendi të heshtin, të pajtohen me të keqen më të madhe që ka mbërthyer Shqipërinë pas diktaturës së Enver Hoxhës.

Por kjo nuk do të thotë se ata e duan, se ata e pëlqejnë.

Përkundrazi, ata njëlloj si ju, urrejnë Edi Ramën, urrejnë regjimin e tij, urrejnë narkoshtetin dhe duan një Shqipëri normale.

Nuk është e largët dita kur unë, së bashku me disa prej jush këtu, ose që nuk janë të pranishëm, protestonim në marshim rrugëve të Tiranës me një qëllim të vetëm, të vrisnim frikën te qytetarët.

Dhe kjo së shpejti do të ndodhë përsëri. Se ju jeni të pamposhtur, sepse ju po mbroni një kauzë të drejtë, se ju po u prini shqiptarëve në një betejë pa kthim kundër diktaturës moniste të krimit, drogës dhe vjedhjeve të shqiptarëve.”

Etiketa: protestaSali Berisha

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Florian Binaj tha se nuk do të dalë në fushatë përkrah tij, reagon Berisha

13:22 : 10/10/2025
AKTUALITET

“Bashkë me Ramën janë pronarë të hotelit 100 mln euro”, Berisha: Veliaj nuk ka asnjë akuzë për “5D”

13:13 : 10/10/2025
AKTUALITET

Berisha bën deklaratën “bombë”: Veliaj u nxorr nga burgu 3 netë më parë, u dërgua në drejtim të paditur

13:10 : 10/10/2025
AKTUALITET

Rama fsheh shpenzimet e tij/ Berisha: Ky akt shkel Kushtetutën! Po vepron njësoj si Enver Hoxha

12:53 : 10/10/2025
AKTUALITET

Vendimi i Kushtetueses, Berisha: PD e gatshme të vazhdojë garën në 5 bashkitë e tjera

15:36 : 09/10/2025
AKTUALITET

Pezullimi i zgjedhjeve në Tiranë, Berisha: Begaj është i padenjë! S’duhet ta firmoste kurrë vendimin

15:31 : 09/10/2025
Para

Përmbysje e madhe e Laçit, kurbinasit mposhtin Partizanin në kryeqytet (VIDEO)

TË GJITHA

Çfarë janë mineralet e tokës së rrallë dhe pse janë thelbësore për kërcënimet e Trump-it ndaj Kinës?

19:54 : 11/10/2025

“Mirë se erdhët”, në Leskovac flitet shqip, Serbia detyrohet të presë Shqipërinë

19:39 : 11/10/2025

Sulm me armë zjarri në Gjermani, raportohet për disa të plagosur! Autori në arrati

19:29 : 11/10/2025

Formacioni zyrtar i Shqipërisë për Serbinë, Sylvinho zgjedh një emër surprizë në sulm

19:16 : 11/10/2025

Analiza e REL: Propaganda ruse para zgjedhjeve dhe ndikimi te serbët në Kosovë

19:09 : 11/10/2025

Ushtria amerikane mbërrin në Izrael, në fokus zbatimi i marrëveshjes me Gazën

19:00 : 11/10/2025

Zbulime të reja mbi sëmundjen e Parkinsonit

18:40 : 11/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com