• Kontakt
Wednesday, October 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Qyno e Lapsi, dy “dekorata” ndërkombëtare për të frenuar abuzimin e SPAK me median

19:54 : 18/01/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, VIDEO

Nga Boldnews.al

Brenda një kohe të shkurtër, Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) merr dy dekorata fshikulluese nga autoritetet e rëndësishme ndërkombëtare për cënimin flagrant të lirisë së medias.

Në fillim, Gjykata e Strasburgut urdhëroi Prokurorinë dhe Gjykatën e Posaçme që të shfuqizonin menjëherë urdhërin për sekuestrimin e serverit të redaksisë së “Lapsi-t”, pas publikimit të listës së Patronazhistëve të Partisë Socialiste.

Së fundmi, edhe Komiteti (Gjykata) e të Drejtave të Njeriut i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) ka marrë një vendim, në bazë të të cilit “SPAK detyrohet të mos prekë dhe të mos hapë apo qoftë dhe të ekspertojë paisjet e punës, familjare dhe dokumentat e sekuestruara tek banesa, makina dhe të vendi i punës i gazetarit Elton Qyno”.

Në 4 vitet e funksionimit të tij, SPAK-u, si asnjëherë në historinë e pluralizimit, e ka vendosur prokurorinë shqiptare në një “listë të errët” të institucioneve ndërkombëtare. Dhe, në të dy rastet, shkak janë bërë veprimet abuzive ndaj medias dhe gazetarëve.

Lexo edhe:

Sot dita e fundit për dorëzimin e dokumenteve për kreun e ri të SPAK, 4 kandidatë në garë

Vjedhja e pronave në Lalëz/ Foto, video dhe dokumente komprometuese në telefonin e mikut të “Rrumit”

SPAK u krijua si njësia elitë e luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në nivele të larta. Megjithëse rezultatet e saj janë shpesh pjesë e debatit publik, sidomos për “prapavijë politike” dhe “tolerim të tepruar e hetime gjysmake”, sërish prokurorët e kësaj strukture miklohen pafundësisht nga “ndërkombëtarët e Tiranës”.

Çdo kritikë ndaj SPAK-ut shoqërohet me reagim mbrojtës të ambasadave kryesore në kryeqytetin shqiptar.

Çdo pakënaqësi mbi punën e pamjaftueshme dhe, me raste, edhe me standarde të shumëfishta të prokurorëve të posaçëm, përballet me reagimin ambasadorial, duke i konsideruar anëtarët e asaj trupe si “heronjtë e fëmijëve tanë”.

Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion është guri i kurorës së Reformës në Drejtësi, për të cilën thuhet se partnerët ndërkombëtarë kanë shpenzuar rreth 100 milionë dollarë për të vënë në “urdu këtë pis milet” në një cep të Ballkanit.

Natyrisht, fatura 100 milionë dollarëshe, e shpërndarë më së shumti tek ekspertët e huaj që kontribuuan në Reformën në Drejtësi, duhet justifikuar në raportet e ambasadave për kancelaritë e tyre.

“SPAK po ecën shumë mirë….”, “SPAK po bën histori…”. “Pandëshkueshmërisë për i vjen fundi në Shqipëri…”, gjenden rëndon në paragrafët që selitë diplomatike në Tiranë përcjellin tek shefat e tyre.

Përballë këtij “suksesi”, SPAK, e pas tij edhe Gjykata e Posaçme, ndihet shumë i lirshëm që të ndërhyjë dhunshëm në lirinë e medias dhe të gazetarëve.

Kolegu Elton Qyno publikoi akte nga dosja hetimore e njohur si “SKY ECC”. SPAK u shqetësua dhe nisi hetim për nxjerrje sekreti hetimor. U kontrollua Qyno personalisht e familjarisht, duke tronditur bashkëshorten dhe fëmijët e mitur, për të zbuluar se cili është burimi i gazetarit.

Hetimi për Qynon po zhvillohet nga prokurori Behar Dibra, i cili është gjithashtu prokurori për hetimin e “SKY ECC”.

Ky Behar, i cili duhet të jetë vetë nën hetim, si një prej personave që ka aksesin mbi dokumentat hetimorë, ushtroi terror psikologjik mbi gazetarin për të zbuluar se cili është burimi i Qynos.

SPAK po tregon se e ka më të lehtë të hetojë gazetarët për nxjerrje sekreti, se sa të shoh brenda gardhit të vetë për “burimin” e informacionit.

SPAK-u ka “të drejtë” të tregohet i fortë me gazetarët. Ka mbështetje të pakufizuar ndërkombëtare dhe, mesa duket i jep vetes të drejtë të veprojë si të dojë.

E, mbi këtë qasje aspak normale, prokurorëve duhet t’u mpihen dhëmbët nga shuplakat e atyre institucioneve prestigjioze ndërkombëtare, si Gjykata e Strasburgut apo ajo e OKB-së, të cilat nuk kanë ndarë “milionat e Reformës” dhe i shohin zhvillimet negative në Shqipëri ashtu siç janë në realitet.

Etiketa: Elton QynoGJKKOlapsispak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Sot dita e fundit për dorëzimin e dokumenteve për kreun e ri të SPAK, 4 kandidatë në garë

09:48 : 08/10/2025
AKTUALITET

Vjedhja e pronave në Lalëz/ Foto, video dhe dokumente komprometuese në telefonin e mikut të “Rrumit”

20:23 : 07/10/2025
Në foto: Vendi i ngjarjes dhe gjyqtari Astrit Kalaja
AKTUALITET

Vrasja e gjyqtarit Kalaja/ SPAK: Të shërbejë si thirrje urgjente për rritjen e sigurisë në gjykata

18:55 : 06/10/2025
AKTUALITET

Shpresa e vonuar për drejtësi për shtëpitë e ‘5 Majit’

15:29 : 06/10/2025
AKTUALITET

Berisha: A dini gjë për Endri Fugën ju? Kërkohet nga SPAK, i është arratisur Ramës njeriu më i afërt

13:07 : 06/10/2025
AKTUALITET

Ilir Meta ankimon masën e sigurisë në Apelin e GJKKO-së

11:18 : 06/10/2025
Para

Meri Shehu flet për jetën e saj private: Kam dashuruar...

TË GJITHA

Trump/Stubb, dy Arkitektët e Rendit të Ri Botëror

09:53 : 08/10/2025

Sot dita e fundit për dorëzimin e dokumenteve për kreun e ri të SPAK, 4 kandidatë në garë

09:48 : 08/10/2025

Nxiste 13-vjeçarin për të kryer vjedhje, arrestohet 23-vjeçari në Tiranë

09:33 : 08/10/2025

Ndahet nga jeta në moshën 80-vjeçare këngëtari dhe kompozitori korçar Nonda Kajno

09:26 : 08/10/2025

Mblidhet sot Konferenca e Kryetarëve, PD dhe PS me kërkesa për ngritjen e komisioneve të posaçme

09:06 : 08/10/2025

Analiza e DW: Atmosferë e polarizuar për zgjedhjet lokale në RMV

09:02 : 08/10/2025

U vra në sallën e gjyqit, sot i jepet lamtumira e fundit gjyqtarit Astrit Kalaja

08:46 : 08/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com