• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Video-skandali/ Inspektorët e Veliajt si mafia, gjobisin me 2 000 dollarë qytetarin

21:17 : 16/01/2024
në AKTUALITET, KRYESORE

Një qytetar shqiptar, që punon jeton në një vend europian, tregon, se kur u kthye, konstatoi, se shtëpinë ia kishte dëmtuar tërmeti. Ai mori leje për punime në njësinë numër 3, por e tejkaloi lejen, ndaj inspektorët e IMT-së i vunë gjobë dhe vendosën t’i pezullojnë punimet.

Më pas, kur ai nuk ndodhej në shtëpi, shkojnë 4 inspektorë të tjerë, të cilët kërkojnë 2 mijë euro, ose punimet e bëra deri tani, do të shembeshin. Gjatë takimit me inspektorët, ata flasin për shumat, që do të marrin, duke kontrolluar disa herë syzet, nga frika, se mos regjistrohen.

Në takimin tjetër, inspektorët marrin 1500 dollarë, duke rënë dakord për 500 të tjera, pasi t’i sigurojnë qytetarit, akt-konstatimin, e vendimit për shtëpinë e tij.

Në takimin e dytë, inspektori merr 500 dollarët e mbetur nga premtimi. Madje inspektori i IMT-së i siguron dhe një kopje të akt-konstatimit, duke porositur, që ta mbajë me kujdes, pasi ai rrezikon burgun.

Një qytetar shqiptar, i cili punon dhe jeton në një vend europian, tregon se kur u kthye në vendin e tij, konstatoi se shtëpinë ia kishte dëmtuar tërmeti.

Lexo edhe:

Shembja e pallatit në Kombinat pas tërmetit, Gjykatat dënon dy zyrtarë dhe liron nga akuza gjashtë të tjerë

Nuk kishte trajtuar 318 ton mbetje të rrezikshme, IKMT gjobit kompaninë “Albchrome” në Elbasan

Ai mori leje për punime në njësinë numër 3, por e tejkaloi lejen, ndaj inspektorët e IMT-së i vunë gjobë dhe vendosën t’i pezullojnë punimet.

Denoncuesi: Përshëndetje njëherë në radhë të parë dhe faleminderit për mikpritjen, që më bëtë! Tani shqetësimi im, është përsa i përket riparimeve që kemi bërë në objektin tonë, shtëpinë tonë, pas periudhës së tërmetit. Unë jam një banor i minibashkisë nr.3. Kam 30-vjet, që jetoj në emigracion. Kam ardhur pas periudhës së tërmetit. Kur kam ardhur, kam gjetur që shtëpia jonë ishte e dëmtuar nga tërmeti. Iu drejtova mini-bashkisë nr.3 për t’u pajisur me një leje ndërtimi përsa i përket riparimeve që u deshën bërë në objekt. U detyrova i hyra një pune, për forcimin e kollonave të objektit. Me punonjësit e mini-bashkisë nr.3, ato kanë dhënë një leje për sa kanë mundësi ato. Atëhere unë e tejkalova lejen e ndërtimit, që bëhet fjalë, që mora nga mini-bashkia dhe kreva ca punime për forcimin e kollonave. Kuptohet, që nga frika, që mos të ndodhin tërmete të tjera. Gjatë kohës së punimeve, kemi pasur kontrolle nga inspektorët e IMT-së, të cilët na i vunë në dukje që “punimet që po kryeni nuk i mbulon kjo leje ndërtimi që keni marrë”. Në kontrollet e mëtejshme nga inspektorët e IMT-së, merret një masë gjobë edhe pezullim i punimeve. Atëhere nga ajo kohë, unë u detyrova t’i pezulloj punimet dhe paguaj gjobën që i detyrohem shtetit. Nga ajo kohë, nuk janë kryer punime të tjera!

Më pas, kur qytetari nuk ndodhej në shtëpi, shkojnë 4 inspektorë të tjerë, të cilët kërkonin 2 mijë euro. Ata i thanë që nëse ai nuk do i jepte lekët, punimet e bëra deri tani, do të shembeshin.

Denoncuesi: Instruktorët e IMT-së vijnë. Ditën e parë vijnë dy veta, dy inspektorë të IMT-së dhe më kontrollojnë të gjitha dokumentet që ne disponojmë për shtëpinë, duke filluar nga certifikata e pronës, legalizimet, e të gjithë historikun e pronës tonë. I fotografojnë ato me telefonat e tyre celularë dhe largohen. Në ditën e dytë, gruaja e ime më thotë që “kanë ardhur katër persona tek dera”, ishin inspektorët e IMT-së, “dhe kërkojnë kontakt me ty”. Meqë nuk isha në shtëpi, i them gruas që “jepja numrin e telefonit edhe të kontaktojnë me telefon”. Edhe kështu ndodhi. Folëm në telefon dhe lamë një pikëtakimi. Atje u takuam me dy inspektorë të IMT-së dhe jo me katër. Edhe ato ma bënë të qartë: “Dikur, ti ke bërë disa punime”, domethënë, përflitet për kohën e përparme, jo kohën e tanishme. Ai thotë: “Ne kemi denoncime që ju keni kryer punime”, edhe unë i thashë: “Siç e pamë, siç erdhën edhe ju, ju nuk më gjetët mua duke punuar, kështu që as punëtorë s’kam, as materiale asgjë. Unë nuk e di ku e patë ju që unë isha duke punuar”. Njëri nga inspektorët thotë: “Unë s’dua t’ia di për inspektorët e atëhershëm, domethënë që kanë ardhur edhe kanë marrë këtë masë gjobe për ty. Sot jam unë Zot këtu, edhe ti do më përgjigjesh mua”. Doli direkt në temën që unë u detyrohem këtyre dy inspektorëve, 2 mijë euro. Ai mu drejtua me një gjuhë vulgare edhe shumë arrogant: “Ti më detyrohesh mua. Ti do të na paguash ne 2 mijë euro ose ne shkruajmë një procesverbal edhe ditën e nesërme, ato punimet që ke bërë, do të shemben”. Ju drejtova emisionit “Stop”, për të më ndihmuar, për situatën që unë ndodhem.

Gjatë takimit me inspektorët, ata flasin për shumat që do të marrin, duke kontrolluar disa herë syzet, nga frika, se mos regjistrohen me kamer. Në takimin tjetër, inspektorët marrin 1500 dollarë, duke rënë dakord për 500 të tjera, pasi t’i sigurojnë qytetarit, akt-konstatimin, e vendimit për shtëpinë e tij. Në takimin e dytë, inspektori merr 500 dollarët e mbetur nga premtimi. Madje inspektori i IMT-së i siguron dhe një kopje të akt-konstatimit, duke porositur, që ta mbajë me kujdes, pasi ai rrezikon burgun.

(Inspektori i merr kutinë e syzeve, ku janë lekët)

Denoncuesi: Jo, jo, jo atë mo…Prit hë burrë, prit, se janë shumë! Tashi më thuj mu..! Janë shumë këtu, o burrë! Do e lëjmë për 1 e gjysmë (1500 dollarë) dhe 500 të t’i jap pastaj, kur…

IMT: Ç’ke o burrë?! Ok! Në rregull!

Denoncuesi: A më kupton? 1 e gjysmë dhe 500 do t’i ashtu, kur të më biesh këto letrat!

IMT: Në rregull!

Denoncuesi: Që të më japësh përgjigjen…!

IMT: Në rregull!

Denoncuesi: A të vij andej nga ato?

IMT: Bjere këtu mo, ça..?

Denoncuesi: Prit, o burrë, prit, se janë shumë po them..! (Numëron dollarët), 2,3,4, 5, 6, 7, 8, 9, 10, 11, 12, 13 ,14, 15 (1500 dollarë) 15-të janë këtu. Shif këtu! Numëroji ti! Numëroji!

IMT: Nuk dua unë!

Denoncuesi: Numëroji! Numëroji!

IMT: Po ik, o..!

Denoncuesi: Numëroji, hë burrë, tashi!

IMT: Po ik, o vlla!

Denoncuesi: Tashi, ti do më japësh mua përgjigjen, merri këto letrat e më thuj!

IMT: Meri këto e futi në dosje! Dëgjo këtu! Do takohemi bashkë të martën! Në rregull?

Denoncuesi: Po! Si do ta lëmë? Që 1500 sot!

IMT: Të tjerat, kur të vish!

Denoncuesi: 500, kur të vij të hënën! Po do bëhet, apo s’do bëhet, do më thuash pastaj, ça shume do..?

IMT: Në rregull!

Denoncuesi: Ok!

(Ikin nga lokali, shkojnë për të marrë letrën e akt-konstatimit)

IMT: Dëgjo këtu!

Denoncuesi: Hë!

IMT: Se me këtë më fut në burg, hë..!

Denoncuesi: Kjo është fotokopje, a ça është kjo?

IMT: Po hë vlla, se s’të takon ty, i takon ankuesit, vllait tat.

Denoncuesi: Ah, ah!

/tvklan.al/

Etiketa: bashkia tiranegjobevenieimt

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shembja e pallatit në Kombinat pas tërmetit, Gjykatat dënon dy zyrtarë dhe liron nga akuza gjashtë të tjerë

11:50 : 29/05/2026
AKTUALITET

Nuk kishte trajtuar 318 ton mbetje të rrezikshme, IKMT gjobit kompaninë “Albchrome” në Elbasan

09:23 : 28/05/2026
AKTUALITET

I akuzuar për shpërdorim detyre, arrestohet kryeinspektori i IMT-së në Himarë, Dorjan Hoxha

11:38 : 21/05/2026
AKTUALITET

Erion Veliaj (Anuela Ristani) i jep “Shpresa-Al” 1 miliardë Lekë për 200 metra rrugë

14:47 : 18/05/2026
AKTUALITET

“5D”/ Të akuzuar për shkelje barazie në tendera, shtyhet seanca për ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë

12:20 : 13/05/2026
AKTUALITET

“Më shkarkoni, të bie dhe unë rehat”, Anuela Ristani përplaset me këshilltarët socialistë

21:04 : 12/05/2026
Para

Shtohen aplikimet për leje armësh pas konfliktit me Hamasin

TË GJITHA

Vrasja e efektivit në Maliq/ Familjarët i kërkojnë llogari Begajt: E keni lënë vendin në duart e kriminelëve

12:04 : 05/06/2026

Evropa pa mbrojtje, SHBA rishikon vendosjen e raketave Tomahawk në Gjermani

11:53 : 05/06/2026

Seanca gjyqësore për dosjen “Meta”, GJKKO rrëzon kërkesën për transmetim live

11:40 : 05/06/2026

“Simbol i korrupsionit”/ PD denoncon projektin Milot-Balldren: 364.7 mln euro për 17 kilometra rrugë

11:37 : 05/06/2026

U plagos një ditë më parë në Maliq, efektivi në gjendje të rëndë

11:29 : 05/06/2026

Bordi ‘luan’ sërish me çmimet, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina

11:20 : 05/06/2026

Florian Gjergji sërish në skenë/ Mashtruesi fut në kurth kambistin dhe i merr 60 mijë euro

11:04 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetcasibomfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom