• Kontakt
Friday, June 26, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Nuk ndalen falimentimet e kompanive fason, në pak ditë mbeten pa punë 1 mijë punonjës

12:29 : 15/01/2024
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE

Numri i kompanive, që operojnë me material porositësi në fushën e tekstileve dhe këpucëve, sa vjen e po reduktohet, për shkak të falimentimeve masive të tyre, apo dhe ato që vazhdojnë po e tkurrin ndjeshëm aktivitetin.

Shoqata e Eksportuesve bëri të ditur se kompania IMES ALB CËRRIK ka kaluar 80 persona në asistencë dhe do të mbyllet gjatë ditës së sotme.

KRAL SHOES po punon me punon me kapacitet 70%, pasi 30% e aktivitetit është zhvendosur në Tunizi. Shoqata bëri të ditur se shumë shpejt do të transferohet i gjithë prodhimi.

Sipërmarrja tjetër ALTEK shpk, nga 350 veta ka larguar 100 punonjës. Shumë shpejt mendon të transferohet në Tunizi ose Egjipt.

Lexo edhe:

Nafta dhe ekonomia e dobët ‘fundosin’ euron

Këmbimi valutor 24 qershor, me sa shiten e blihen sot monedhat e huaja

ROZIMPEKS, e themeluar në tetor 1992, po çon në asistencë 150 punëtorë.

DONCHRIS 2 ka lënë pa punë 47 punëtorë, pasi është mbyllur në dhjetor 2023.

Kompania PICARI shpk, me qendër në Patos ka çuar në shtëpi 270 punëtorë.

SUPREME BRUNO ka vetëm 20 të punësuar aktualisht, nga 140 që kishte më parë. Sipas të dhënave nga Shoqata, për një javë kjo sipërmarrje po mbyllet fare.

MERLIKA shpk, që kishte 100 punonjës, është mbyllur. SFIDAL shpk, nga 270 punonjës, sot ka 170.

Vetëm nga këto raportime të Shoqatës, në pak ditë kanë mbetur pa punë gati 1 mijë punonjës dhe numri i tyre pritet të shtohet. Florian Zekja nga Shoqata e Eksportuesve tha se kompanitë po mbyllen për shkak se partnerët, kryesisht italianë, po ikin nga sot për nesër, po zhvendosen në vendet ku kosto e prodhimit është më e lirë, si psh Tunizia apo Egjipti.

Sipas Zekjas, arsyeja kryesore që ndikoi në rritjen e kostos është zhvlerësimi i euros, që automatikisht ka shtrenjtuar kostot e prodhimit me 17%, krahas pagave më të larta.

“Pas vitit 2022, që deri tani ishte më i miri dhe kishim shumë porosi, viti 2023 i dëmtoi shumë kompanitë për shkak të zhvlerësimit të euros”, thotë ai.

Zekja shton se këta punonjës të larguar do të bëhen barrë për buxhetin dhe taksapaguesit, pasi duhet tu paguhet asistencë. Zgjidhja e dhënë nga qeveria, që kjo kategori të punësohet në turizëm është pothuajse utopi.

Përveçse punonjëset mund të jenë në prag pensioni, është pothuajse e pamundur që ato të akomodohen në njësitë turistike, që janë dhe larg vendbanimeve të tyre, ndërsa turizmi është gjithsesi sezonal dhe ka punë përgjithësisht për katër muaj. “Po tetë muajt e tjerë çfarë do bëjnë”.

Zekja tha se sipërmarrësit e kuptojnë që industria duhet të shndërrohet në një nivel më të lartë, por ata nuk kanë kapacitet ta bëjnë këtë pa ndihmën e qeverisë. “Shndërrimi nuk ka ndodhur vetë sa në Serbi, as në Turqi, psh, duhet ndërhyrja e shtetit. Ne morëm premtimin për një paketë fiskale në 2021 për fasonin, por që nuk u zbatuar asnjëherë.”

Edhe shifrat tregojnë se industria e tekstileve e këpucëve, që punon me material porositësi (fason) dhe është një nga punëdhënësit më të mëdhenj në vend (kryesisht shtresave me të ardhura të ulëta), është në një situatë të vështirë. Për të gjashtin muaj radhazi, eksportet e tekstileve e këpucëve kanë vijuar tendencën tkurrëse.

Në tetor, ky grup u tkurr me 18.7%, që është rënia më e lartë që nga periudha e pandemisë, kur fabrikat mbyllën punën për shkak të problemeve të krijuara në ekonominë globale nga kufizimet e pandemisë.

Për gjithë 11-mujorin, eksportet e këtij grupi kanë rënë me 5.8%. Tekstilet dhe këpucët janë grupi më i madh eksportues në vend, me rreth 29% të totalit./Monitor

Etiketa: eurofalimentfasonerilekupunonjes

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Nafta dhe ekonomia e dobët ‘fundosin’ euron

18:15 : 24/06/2026
AKTUALITET

Këmbimi valutor 24 qershor, me sa shiten e blihen sot monedhat e huaja

08:20 : 24/06/2026
AKTUALITET

Euro thellon rënien, i afrohet kufirit të 94 lekëve

15:30 : 22/06/2026
AKTUALITET

Këmbimi valutor 20 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:53 : 20/06/2026
AKTUALITET

Këmbimi valutor 19 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:14 : 19/06/2026
AKTUALITET

Euro në “rrokullisje”, zbret në 94.6 lekë

16:15 : 18/06/2026
Para

"Të gjithë përpara drejtësisë"/ Të shtunë lajmërohet protestë në sheshin "Skënderbej": Koha s’pret më!

TË GJITHA

Dashuri, surpriza dhe ndryshime në financa, horoskopi ditor për nesër

22:59 : 25/06/2026

“Non-grata duhet të jenë Rama dhe Lamallari”, Igballe Huduti: Nuk kam lidhje me Iranin

22:57 : 25/06/2026

Moti i keq/ Aksident në hyrje të tunelit të Skërficës

22:47 : 25/06/2026

Anila Denaj zbulon porositë e Ramës për deputetët

22:45 : 25/06/2026

Rama sulmon protestuesin: Do t’ju shpëtojë nga unë patrioti që s’di të lexojë…

22:33 : 25/06/2026

Qytetarët ulen këmbëkryq para Parlamentit: Shqipëria kërkon revolucion

22:27 : 25/06/2026

Aktivisti përplaset me Sara Milen për protestën kundër Ramës: Mos gënje mi goc…

22:23 : 25/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetcasibomholiganbetUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibompiabellacasinojojobet girişbahiscasinoMariobetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomultrabetgrandpashabetultrabetgrandpashabet girişcasinoroyalbetciograndpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbet