• Kontakt
Friday, November 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vendimi politik për Berishën/ Gjykata i ndaloi komunikimin me 1 Nen që nuk ekziston

13:28 : 13/01/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE, VIDEO

Nga Boldnews.al

Gjykata e Posaçme vendosi detyrimin e kryedemokratik Sali Berisha për të mos komunikuar me elektoratin, pa një bazë ligjore dhe kundër praktikës së Gjykatës së Strasburgut.

Për këtë arsye, për shumëkënd, kërkesa e prokurorëve Arben Kraja e Enkeleida Millonai, si edhe vendimi i gjyqtares Irena Gjoka, kanë natyrë politike dhe që nuk lidhet aspak me shtetin e së drejtës.

Për të kuptuar më qartë se përse vendimi është “politik” dhe jo “ligjor”, është e rëndësishme të shpjegohet shkurtimisht se ku janë shkeljet proceduriale.

Prokurorët dhe gjyqtarja u mbështetën në nenin 237 të Kodit të Procedurës Penale për të ndaluar Berishën të komunikojë me persona jashtë familjes, krahas masës së “arrestit në shtëpi”.

Lexo edhe:

Dosja Balluku/ Gazetarja zbulon pistat e reja: Transfertë 6 mln € në Zvicër! Letër-porosi edhe nga Meksika

Blenë vota për PS-në në Lezhë, SPAK çon për gjykim 3 persona (EMRAT)

Në fakt, neni 237 i Kodit aktual të Procedurës Penale nuk ka asnjë parashikim të tillë.

Në foto: Neni 237 i Kodit të Procedurës Penale në fuqi nuk parashikon ndalim komunikimi për personat nën hetim

Më herët, ka ekzistuar një parashikim i ngjashëm ligjor. Në Kodin e Procedurës Penale, që ka qenë në fuqi deri në vitin 2017, thuhej shprehimisht se “…gjykata mund të vendosë kufizime apo ndalime të pandehurit për të komunikuar me persona të tjerë, me përjashtim të atyre që bashkëjeton…”.

Në foto: Në Kodin e Procedurës Penale të shfuqizuar parashikohej ndalimi i komunikimit për të pandehurit

Edhe tek ai Kodi i shfuqizuar, “ndalimi i komunikimit me persona jashtë familjes” mund të aplikohej ndaj personave që kanë marrë cilësinë e të pandehurit, ndërkohë që Berisha, deri më tani, është person nën hetim, pra ka një pozitë proceduriale ende shumë larg “të të pandehurit”.

Por, me ndryshimet e këtij Kodi, të miratuara në mars 2017, ky parashikim ligjor u hoq. Pra, duket se gjyqtarja Gjoka dhe prokurorët Kraja e Millonai, i janë referuar një dispozite ligjore që nuk ekziston, për të ndaluar Berishën të komunikojë me persona jashtë familjes.

Nga ana tjetër, gjyqtarja Gjoka, në vendimin e saj, i referohet disa vendimeve të Gjykatës së Strasburgut, për të justifikuar masën shtesë ndaj Berishës, atë të ndalimit të komunikimit me qindra mijëra anëtarë të elektoratit të tij.

Por, përzgjedhja e gjyqtares, më së paku është e gabuar dhe nuk i shkon aspak në drejtim të vendimit të saj.

Ja çfarë shkruan gjyqtarja Gjoka: “Ndërkohë që GJEDNJ ka konstatuar vazhdimisht se ka pak hapësirë për kufizime në fjalimet politike apo debatin e çështjeve me interes publik14 duke theskuar se: “…toleranca dhe respekti për dinjitetin e barabartë të të gjithë qenieve njerëzore përbëjnë themelet e një shoqërie demokratike, pluraliste.

Duke qenë kështu, në parim, mund të konsiderohet e nevojshme në disa shoqëri demokratike të sanksionohen apo edhe të parandalohen të gjitha format e shprehjes që përhapen, nxisin ose justifikojnë urrejtjen e bazuar në intolerancë, me kusht që ‘formalitetet’, ‘kushtet’, ‘kufizimet’ ose ‘gjobat’ e vendosura janë në proporcion me qëllimin legjitim të ndjekur”.

Po çfarë ka bërë Berisha, që të “meritojë” këtë masë shtesë shtrënguese? Ai (1) ka kundërshtuar masën e parë atë të “detyrimit për paraqitje” dhe “ndalim daljes jashtë shtetit” si anti-kushtetuese, pasi nuk ishte marrë autorizimi nga Parlamenti dhe (2) ka vijuar akuzat publike ndaj aferave korruptive ndaj kryeministrit Edi Rama.

Duke iu referuar vendimit të Strasburgut, që i referohet vetë gjyqtarja, ajo nuk përmend në vendimin e saj asnjë element se si fjalimet politike të Berishës, “kanë nxituar ose justifikojnë urrejtje bazuar në intolerancë” dhe për cilat arsye fjalimet e kryedemokratit përbëjnë shkak që ato “të sanskionohen apo të parandalohen”.

Në rast se gjykata i konsideron fjalimet opozitare të Sali Berishës kundër Edi si një “formë shprehje” që duhet ndaluar, atëherë nuk do të ishte fare e nevojshme të kryheshin më shumë se tre vjet hetime.

Mjaftonte që gjykata dhe prokuroria e posaçme të pranonin se qëllimi i tyre është nxjerrja e Sali Berishës nga tregu politik, me çdo lloj forme dhe mjeti. Do të ishte më korrekte ky qëndrim, pavarësisht se, edhe kjo forma e kamufluar, po shërben më së miri për të shkatërruar opozitën.

Etiketa: Arben KrajaEnkeleida MillonaiGJKKOIrena GjokaSali Berishaspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosja Balluku/ Gazetarja zbulon pistat e reja: Transfertë 6 mln € në Zvicër! Letër-porosi edhe nga Meksika

17:51 : 07/11/2025
AKTUALITET

Blenë vota për PS-në në Lezhë, SPAK çon për gjykim 3 persona (EMRAT)

16:12 : 07/11/2025
AKTUALITET

Ligji për barazinë gjinore, Berisha: Parlamenti i votës së vjedhur i vuri kazmën familjes shqiptare!

13:29 : 07/11/2025
AKTUALITET

Deklarata për Gonzaton, PS kërkon përjashtimin e Berishës nga punimet e Kuvendit deri në 60 ditë

12:41 : 07/11/2025
AKTUALITET

Tuneli i Llogarasë dhe tuneli moral i shtetit: Afera Balluku si fotografia e vërtetë e pushtetit shqiptar

10:47 : 07/11/2025
AKTUALITET

Furgoni me arsenal armësh në Tiranë, zbulohet lidhja e Eugert Sinos me grupin e Aurel Hoxhës

10:07 : 07/11/2025
Para

U la në burg për martesë me të mitur, dëshmia e Aranit Arapit: Nuk e dija moshën!

TË GJITHA

Paqja Fiskale, Kali i Trojës për uljen e taksave të kullave dhe resorteve

19:10 : 07/11/2025

E rëndë në Greqi: Burri gjendet i djegur dhe i prangosur në makinë

19:00 : 07/11/2025

“Paketa e maleve” e Ramës kapërcen kufijtë, “merr” edhe bregdetin e kodrinat

18:37 : 07/11/2025

Suedia në alarm! Mbi 17 mijë anëtarë aktivë të krimit të organizuar dhe 50 mijë të lidhur me to

18:34 : 07/11/2025

Aeroporti i Vlorës/ Bardhi: Dëshmia e Pacollit zbulon ‘kokën e korrupsionit’! Provë unike për SPAK-un

18:18 : 07/11/2025

Show vazhdon! Rama shpërndan pamjet e shembjes së vilave të ish-deputetit socialist në Farkë

18:13 : 07/11/2025

Dosja Balluku/ Gazetarja zbulon pistat e reja: Transfertë 6 mln € në Zvicër! Letër-porosi edhe nga Meksika

17:51 : 07/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com