• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Berisha: Rama i shiti të dhënat sekrete të TIMS te armiqtë e Shqipërisë dhe NATO-s!

19:54 : 11/01/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se Edi Rama i shiti të dhënat sekrete të TIMS te armiqtë e Shqipërisë dhe NATO-s. Berisha tha se, fundin e Edi Ramës do ta firmosin misionarët e “Rrugës së Shpresës”.

Po ashtu Berisha theksoi se fjalimet e oratorëve që folën sot, ishin shumë frymëzuese dhe një mënyrë për t’i bërë ballë regjimit të Ramës.

“Sot shqiptarët, mbarë popujt e tjerë, i shohin me habi. Habia është kjo, si ka mundësi që kryeministri i tyre në gjykatë dhe ata nuk ngrihen dhe mbajnë një njeri të dokumentuar në skandalin më të madh ndërkombëtar të viteve si njeri i korruptuar, si njeri që për pushtetin e tij, për të shkatërruar opozitën e vendit të tij, nuk njeh asnjë normë, asnjë miqësi, asnjë aleancë, asnjë traktat? E solla këtë rast para së gjithash për të treguar se sa rëndësi jetike ka protesta juaj sot. Se çfarë rëndësie jetike ka misioni juaj sot. Në këtë vend, ku mediat kontrollohen barbarisht nga regjimi, media e lirë e vetme, kryesore, jeni ju, qytetarët që mblidheni këtu në protestë me guxim dhe i bëni gjyqin diktaturën. I bëni gjyqin narkodiktatorit. U ngjallni shpresë shqiptarëve kudo që janë.

Shpreh kënaqësi dhe mirënjohje për fjalimet frymëzuese të oratorëve. Përshëndes në mënyrë të veçantë të rinjtë shqiptarë, të rinjtë që flasin nga tribuna e kësaj proteste. Fuqia e kësaj lëvizje, fuqia e përmbysjes së diktaturës, qëndron pikërisht te të rejat dhe të rinjtë e Shqipërisë. Ndaj ftoj përsëri dhe çdo natë do ftoj të rinjtë të bëhen luftëtarë për ëndrrat e tyre. Të ngrihen në betejë me të keqen që ka pllakosur vendin sepse Shqipëria do jetë e bukura e dheut vetëm atëherë kur të jetë streha, djepi, foleja e ëndrrave të të rinjve shqiptarë. Edi Rama po përpëlitet. Emri të doli në Uashington si njeriu më i korruptuar në hapësirën euroatlantike. Emri do të dalë dhe të del edhe për pabesitë e tjera kriminale, shitjen e të dhënave sekrete të TIMS armiqve të Shqipërisë dhe NATO-s.
Edi Rama, emri të del dhe do të dalë në aferat e tmerrshme shumëmiliardëshe, por dije mirë se fundin tënd do e firmosin misionarët e kësaj rruge nën ballkon. Edi, këta janë tmerri yt, këta janë fundi yt.

Ndaj dhe ftoj shqiptarët, ftoj demokratët të bashkohen në këtë mision për shpëtimin e Shqipërisë. Të bashkohen në këtë mision për rivendosjen e pluralizmit. Të bashkohen në këtë mision për përmbysjen e narkoregjimit të Edi Ramës. Dhe i garantoj se ky regjim nuk ka të ardhme. Se kjo karabina e tyre është një ndërtesë e kalbur që pret vetëm shtytjen e mosbindjes civile të shqiptarëve. Nuk ke shpresë Edi Rama. Mashtrimet tua, trillimet e tua çdo ditë, po u vjen fundi. Drita e të vërtetës, që frymëzon këta qytetarë, drita e të vërtetës që frymëzon çdo ditë e më shumë shqiptarët, do të verbojë, do të rrëzojë ty dhe regjimin tënd të drogës, krimit dhe korrupsionit. Edhe njëherë, mirënjohje të pakufishme dhe suksese gjithnjë e më të mëdha në këtë betejë epike, në këtë betejë të një rëndësie historike për fatin e shqiptarëve, për fatin e Shqipërisë, për fatin e pluralizmit, për fatin e të ardhmes tonë. Rrofshi ju, rroftë Shqipëria!

Lexo edhe:

U zgjodh anëtar i Këshillit të PD-së, Stresi: Vij në parti si strateg! Vura bast me Noizyn…

“Opozitë e shitur”/ Thirrjet e protestuesve para selisë blu, Berisha: Tipa të stisur!

Etiketa: BerishaPDRamaTIMS

Lajme të lidhura

AKTUALITET

U zgjodh anëtar i Këshillit të PD-së, Stresi: Vij në parti si strateg! Vura bast me Noizyn…

14:55 : 04/06/2026
AKTUALITET

“Opozitë e shitur”/ Thirrjet e protestuesve para selisë blu, Berisha: Tipa të stisur!

12:17 : 04/06/2026
AKTUALITET

Berisha nxjerr mesazhet: Nesër anti-miting në Vlorë! Po i bëhet presion administratës

11:10 : 04/06/2026
AKTUALITET

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026
AKTUALITET

Balliu: Qeveria garanton pastrimin e parave, kartelet financojnë zgjedhjet

17:55 : 03/06/2026
AKTUALITET

Pas protestës para Kryeministrisë, një grup qytetarësh mblidhen para selisë së PS-së

22:40 : 02/06/2026
Para

O’Brien: Nuk do të lejojmë dhunë në veri të Kosovës

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e premte 5 qershor 2026

23:00 : 04/06/2026

E vërteta për Arubën dhe tokën në Zvërnec, Artur Shehu rrëfehet për herë të parë

22:55 : 04/06/2026

“Makina u prish rrugës, 6 efektivë shkuan me këmbë drejt stanit”, detaje nga operacioni ku u vra polici

22:46 : 04/06/2026

Abilekaj: Sekuestrimi i vilës në Dhërmi mund të zgjerojë hetimet ndaj Ballukut

22:40 : 04/06/2026

Ylli Manjani shpërthen ndaj protestuesve: R*bt ku t’i keni, legena, ku*va e ku*varë

22:28 : 04/06/2026

Tabaku: Shqipëria është trajtuar si pronë e pushtetit, jo si pasuri e përbashkët e qytetarëve

22:20 : 04/06/2026

Qytetarët zhvendosen tek rruga e Kavajës

22:18 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetjojobetfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom