• Kontakt
Wednesday, July 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Debati që mbyllën prokurorët e McGonigal

14:52 : 10/01/2024
në AKTUALITET, BOLD BLOG, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Andi Bushati

Pretenca e prokurorëve të Kolumbias për skandalin McGgonigal, përtej atyre që dinim, i shërben një debati që e kapërcen fatin e kryeministrit të sotëm shqiptar. Deri më tani ne jemi të bindur se kjo aferë i ka shpërbyer Edi Ramës për të goditur opozitën vendase. Se për të arritur këtë qëllim, ai dhe njerëzit pranë tij, korruptuan agjentin më të lartë të FBI-së në histori, që e ka tradhëtuar ndonjëherë këtë institucion.

Ne kemi mësuar se në gusht 2017, Charles McGonigal i kërkoi para borxh Agron Nezës, se në shtator ai e solli të takohet me Ramën dhe menjëherë më pas, në një parkim makinash, mori plot 225 mijë USD cash. Pavarësisht se çfarë thotë propaganda në Tiranë, e përditshmja prestigjoze amerikane New York Times e përmblidhte mirë këtë histori kur konkludonte e agjenti i korruptuar “ndërmori hapa në dobi të politikanit Rama”.

Këtu diskutimi është i mbyllur. Dhe në këtë pikë leximi i 17 faqeve të prokurorëve të Kolumbias nuk sjell ndonjë gjë të re. As ndonjë detaj që i përforcon pandehmën, si ai që, “FBI nuk ishte e binduar për provat ndaj lobistit të Bashës, Nik Muzin, por ajo e hapi hetimin nën presionin e McGonigal dhe e mbylli menjëherë sapo ky i fundit u largua nga detyra”, sërish nuk ndryshon gjë në bindjen e përgjithshme.

Por në të kundërt, aty mes rreshtave, lexohet e zeza mbi të bardhë, një konkluzion që i shërben si një gur i çmuar debatit tonë të brendshëm. Prokurorët arrijnë në përfundimin se me të marrë paratë, Charles McGonigal, i shërbeu qëllimeve të atyre që e korruptuan dhe jo atyre të SHBA-së. Dhe ky ish agjent arriti që falë pushtetit të tij dhe parave të marra të hapte një hetim kundër opozitës shqiptare.

Lexo edhe:

Berisha: Prokuroria e Posaçme është identike me periudhën e diktaturës komuniste

Vazhdon vala e dorëheqjeve në Vlorë

Ky hetim “rrodhi në media” si një shqetësim amerikan për paratë ruse që financonin PD-në. Dhe në Tiranë plasi gurguleja për linçimin e kundërshtarëve të Ramës, që frymëzohej “nga provat” amerikane. Edhe njëherë në veshët tanë ushtuan slloganet se aleatit tonë strategjik i duhet besuar qorrazi, se partneriteti me Amerikën është i pacënueshëm, se vërtetësia e fermaneve të perandorisë është e padiskutueshme.

Në lojë u shfaqën edhe njëherë të gjithë ata që bëjnë be për SHBA-në edhe kur e shpall Berishën “burrë shteti” edhe kur e etiketon si “minues të demokracisë”, edhe kur kërkon stabilitet gjatë qeverisjes abuzive të kryeministrit Meta, edhe kur nuk e lë të njëjtin person të demonstrojë si president me flamur amerikan. Ata që i shkojnë me sy mbyllur Amerikës edhe kur Kris Hilli i hap dritën jeshile burgosjes së Fatos Nanos edhe kur këtë të fundit e presin me nderime në Shtëpi të Bardhë.

Në këtë polemikë, midis atyre që përsërisin me një idiotësi gati religjoze se Amerika nuk gabon, se ajo është e pakorruptueshme, se ajo duhet besuar verbërisht, dhe të tjerëve që këmbëngulin se çdo rast duhet shqyrtuar sipas logjikës, bindjes së brendshme dhe fakteve që kemi në dorë, pa paragjykime ekstreme inferioriteti, konkluzioni i prokurorëve të çështjes McGonigal vlen shumë.

Sepse ai na dëshmon se si një person i korruptuar arriti të shtrembërojë perceptimin tonë për një Amerikë të pagabueshme. Ai arriti t’i imponojë FBI-së një hetim kundër opozitës vendase, tek e cila specialistët e saj nuk besonin, përmes tij ky lajm u mor si i vërtetë nga mediat e përtej Atlantikut. Dhe falë të gjitha këtyre së bashku, shqiptarëve iu përcoll një mesazh i korruptuar, që sipas prokurorëve nuk ishte ai që i interesonte SHBA-së, por thjesht ai që donin pagatorët e McGonigalit.

Pikërisht për këtë, për faktin se na hap sytë që nga perandoria mund të mbërrijnë edhe mesazhe të blera me para në dorë, pretenca e fundit është një dokument, që duhet mbajtur mend. Madje ajo është edhe më e rëndësishme sesa debati i ditës për implikimin kryeministrit të radhës me çështjen Mcgonigal.

Sepse fatkeqësisht, ata që kanë spekuluar me besimin fanatik ndaj asaj që vjen përtej oqeanit, kanë ekzistuar edhe para Ramës, janë shumëfishuar gjatë mbretërimit të tij dhe do ta vazhdojnë ta bëjnë edhe kundër tij, kur ai të mos jetë më. Prandaj duhet të jemi vigjilentë ndaj atyre që aromën e parave na e shesin si erë të së vërtetës.

/Lapsi

Etiketa: Charles McGonigaldebatigjiknurihetimMcGgonigalpretencaprokuroretRamaskandali

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Berisha: Prokuroria e Posaçme është identike me periudhën e diktaturës komuniste

12:11 : 16/07/2025
AKTUALITET

Vazhdon vala e dorëheqjeve në Vlorë

11:31 : 16/07/2025
AKTUALITET

870 milionë euro për të “zëvendësuar” portin që iu fal Alabarit, rrugët e Shqipërisë në harresë

10:27 : 16/07/2025
AKTUALITET

Shehaj: Rama e mban në detyrë Avokaten e Popullit, se i shërben! E ka detyrim ligjor të shkojë në Theth

18:28 : 15/07/2025
AKTUALITET

“Hetimi për IPARD është bllokuar nga SPAK”/ Berisha: Rama ka vjedhur edhe fondet europiane

14:16 : 15/07/2025
AKTUALITET

“Dezinformimi”/ Zhupa: Qeveria po tenton të kontrollojë çdo media kritike

10:54 : 15/07/2025
Para

Krimi në Greqi, tjetër dëshmi e shqiptarit që vrau kunatin: Bëra atë që duhej

TË GJITHA

Irani përjashton bisedimet bërthamore me SHBA-në

13:04 : 16/07/2025

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit të Durrësit, Ilir Hoxha

13:03 : 16/07/2025

Gjendet një trup i pajetë në Elbasan, zona përreth e djegur

12:54 : 16/07/2025

FOTO/ Arjola Demiri po shijon pushimet, pozon me bikini

12:45 : 16/07/2025

Si po i nxit ndryshimi i klimës zjarret në Evropë?

12:27 : 16/07/2025

Emërohet drejtori i burgut të Peqinit dhe Elbasanit/ Kontrolle blic në burgje

12:26 : 16/07/2025

Vrasja e Renis Dobrës, Policia jep detaje: Shkak dyshohet konflikti me autorët për drogë në Gjermani

12:11 : 16/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com