• Kontakt
Friday, July 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kompania “5 Drejtorët” e Veliajt, 11 mln euro tendera me “flamuj të kuq” në Bashkinë e Tiranës

11:05 : 08/01/2024
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) ka administruar dosjet e tenderave të fituar nga kompania “5D” shpk (e quajtur më parë “V.A.S Construction”), në Bashkinë e Tiranës dhe institucionet e saj të varësisë, mëson “Boldnews.al” nga burime zyrtare pranë Prokurorisë së Posaçme.

SPAK ka nisur hetimin pas një kallëzimi të dorëzuar disa muaj më parë nga Belind Këlliçi, ish-kandidat i opozitës për kryetar të Bashkisë së Tiranës.

Në kallëzimin e tij, Këlliçi deklaroi se kompania “5D”, menaxhohej nga një rrjet nepotik, me personazh kryesor Mariglen Qaton,

Lexo edhe:

“Buka” në ngarkim të Ahmetajt, zbardhet porosia e gjykatëses për prokurorin e SPAK

Socialistët sëmuren me radhë, Erion Veliaj dërgohet në spital

Qato është një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të kryebashkiakut Erion Veliajt. Ai ka mbajtur për një kohë të gjatë detyrën e drejtuesit të Inspektoratit Ndërtimor të Bashkisë së Tiranës dhe aktualisht është Administrator i kompanisë publike “Tirana DC”.

Në foto: Mariglen Qato

“Boldnews.al” ka mësuar se SPAK po heton mënyrën se si kompania “5D” shpk, ose siç e konsideron Këlliçi, “5 Drejtorët e Veliajt”, ka fituar tenderat në Bashkinë e Tiranë dhe, mbi të gjithë, nëse shoqëria private e ka kryer realisht shërbimin për të cilin është kontraktuar.

Për të kuptuar më shumë mbi raportet financiare mes shoqërisë “5D” shpk dhe Bashkisë së Tiranës, redaksia hulumtoi tenderat e fituar nga kompania private në institucionet që drejtohen apo janë në varësi të Erion Veliaj.

Miliarda me “flamuj të kuqërremtë”

Kompania është regjistruar në janar të vitit 2016, fillimisht me emrin “Igor Electrik”. Në vitin 2019 ajo ndryshon emrin në “V.A.S Construction” dhe në Dhjetor të vitit 2021, ndryshon sërish emërtimin, në “5D Construction”.

Në 7 vjet të ekzistencës së saj, “5D Construction” ka fituar më së paku 16 tendera në Bashkinë e Tiranës dhe në institucionet e varësisë, përfshirë Ujësjellës-Kanalizime dhe “Tirana Parking”, në një vlerë totale prej 11.4 miliardë lekë të vjetra ose rreth 11 milionë euro.

Nga nga 16 procedurat tenderuese të Bashkisë së Tiranës, të fituara nga “5D Construction” (edhe me emrat “Igor” dhe “V.A.S”), në 14 prej tyre ose rreth 90 përqind, nuk ka qenë oferta më e ulët ose ka qenë pjesëmarrës i vetëm.

Kjo situatë përbën një prej atyre rasteve tipike, ku ekspertët e prokurimeve ngrenë “flamurin e kuq” të dyshimeve për procedura fiktive ose të paracaktuara.

Seria e tenderave të “5D”

Tenderin e parë në strukturat e Bashkisë së Tiranës, kompania “5D” (e cila në atë kohë quhej “Igor Electric” e ka fituar në nëntor 2016, vetëm pak muaj pasi ishte krijuar.

– Shoqëria private u shpall fituese në procedurën “Ndërtimi depo uji Dias”, zhvilluar nga Ujësjellësi i Tiranës, me fond limit rreth 48 milionë lekë të vjetra. Në këtë tender, kompania “Igor” ishte pjesëmarrëse e vetme.

– Në mars 2017, “Igor Electrik” fiton tenderin “Rikonstruksion i kolektorit të ujërave të zeza, rr. Shyqyri Demneri”, me fond limit 102 milionë lekë të vjetra, të zhvilluar nga Ujësjellësi i Tiranës. Në këtë procedurë, kompania “Igor” paraqiti ofertën më të lartë.

– Në prill 2017, “Igor” fiton një tjetër tender të Ujësjellësit Tiranë, me objekt “Ndërtim rrjet ujësjellësi, rr. Sulejman Pasha dhe rr. Ded Gjo Luli”, me fond limit 148 milionë lekë të vjetra.

– Në tetor 2017, “Igor” fiton tenderin e zhvilluar nga Bashkia e Tiranës, me objekt “Ndërtimi i rrugës që lidh rrugën Tish Daia me rrugën Robert Shvarc”, dhe me fond limit 830 milionë lekë të vjetra. “Igor Electric” u shpall fituese, vetëm pasi Bashkia skualifikoi 11 kompani të tjera që kishin paraqitur oferta më të ulta.

– Në nëntor 2017, “Igor Electric” fiton një tender pa garë, me fond limit 65 milionë lekë të vjetra, të zhvilluar nga “Tirana Parking”, me objekt “Punime dhe ndërtim shesh-parkimi, sheshi Avni Rustemi”.

– Në maj 2018, “Igor Electric” fiton tenderin e zhvilluar nga Ndërmarrja e Punëve Publike nr.3 të Bashkisë Tiranë, me objekt: “Mirëmbajtje e thellë në banesat sociale”, me fond limit 200 milionë lekë të vjetra. Në këtë tender, “Igor” ishte pjesëmarrëse e vetme, pa konkurentë.

– Në gusht 2018, “Igor” është pjesë e bashkimit të operatorëve, që u shpall fitues në procedurën “Rikonstruksion dhe rrethim i stacioneve të pompimit dhe depove të ujit në ujësjellësat rajonal, faza II”, me fond limit 370 milionë lekë të vjetra, të zhvilluar nga Ujësjellësi i Tiranës. Në këtë procedurës, “Igor” paraqiti ofertën më të lartë.

– Po në Gusht 2018, “Igor Electric” rezulton fituese e tenderit me fond limit rreth 500 milionë lekë të vjetra, të zhvilluar nga Ujësjellësi i Tiranës, me objekt: “Rikonstruksion i katër linjave të transmetimit Dj 426mm celik nga Hec Lanabregas”. Kompania “Igor” u shpall fituese, vetëm pas skualifikimit të 3 konkurentëve më ofertë më të ulët.

– Në shtator 2018, “Igor Electric” fiton një tjetër tender të Ujësjellësit të Tiranës, me objekt “Rikonstruksion rrjet ujesjellësi nga St.Pompimit Kroi deri tek Depo e Çokollatës” dhe me fond limit rreth 80 milionë lekë të vjetra. Në këtë procedurë, “Igor” paraqiti ofertën më të lartë.

– Në maj 2019, kompania private, tashmë me emrin e ri, “V.A.S Construction”, shpallet fituese në tenderin e zhvilluar nga Ndërmarrja e Punëtorëve nr.2 e Bashkisë Tiranë, me objekt “Ndërtim mirëmbajtje urash” Loti I: “Ndërtimi i urës në rrugën Kocaj-Veski, Baldushk”, dhe me fond limit 150 milionë lekë të vjetra. Në këtë procedurë, “V.A.S” nuk kishte ofertën më të ulët.

– Në gusht 2019, “Tirana Parking” shpall kompaninë “V.A.S” fituese të tenderit “Rikonstruksion i Sheshit të Parkimit te Selman Stërmasi”, me fond limit 152 milionë lekë të vjetra. Në këtë procedurë, kompania “VAS” kishte dhënë ofertën më të lartë nga 11 operatorë pjesëmarrës dhe u shpall fituese, pasi autoriteti kontraktor i skualifikoi të gjithë pjesëmarrësit e tjerë.

– Në prill 2020, “V.A.S Construction” fiton tenderin me fond limit 1.5 miliardë lekë të vjetra të zhvilluar nga Ujësjellësi i Tiranës, me objekt “Ndërtim rrjet kanalizimi Rruga e Durrësit”. Kompania “V.A.S” kishte ofertën e pestë më të lartë dhe fitoi tenderin pasi 4 konkurentët me ofertë më të ulët u skualifikuan.

– Në shtator 2020, Ujësjellësi i Tiranës shpall fitues kompaninë “V.A.S Construction” në tenderin me fond limit me vlerë 420 milionë lekë të vjetra për “Rikonstruksion rrjet ujësjellësi në rrugën: “Aleksandër Moisiu”. Dy kompani dhanë oferta më të ulta se “V.A.S”, por ato u skualifikuan.

– Në shtator 2021, kompania “V.A.S Construction” fiton sërish një tender të Ujësjellësit Tiranë, me fond limit 410 milionë lekë të vjetra, me objekt “Ndërtim rrjet kanalizimi në bllokun e kufizuar nga rrugët: “Adem Sina”, “Hiqmet Buzi”, Sauk”. Edhe në këtë procedurë, “V.A.S” nuk paraqiti ofertën më të ulët.

– Në tetor 2021, Bashkia e Erion Veliajt shpall kompaninë “V.A.S Construction” fituese të tenderit me fond limit 700 milionë lekë të vjetra për “Ndërtim pedonale dhe korsi biçikletash në Liqenin e Thatë”. Kompania “V.A.S” e fitoi këtë procedurë, pasi më parë u eliminuan 6 operatorë ekonomikë që kishin paraqitur ofertë më të ulët.

– Në dhjetor të vitit 2022, kompania “VAS Construction”, në bashkëpunim me një kompani tjetër, shpallet fituese e procedurës me fond 5 miliardë lekë të vjetra të zhvilluar nga Bashkia e Tiranës për “Rehabilitim i qendrës Kinostudio”.

Etiketa: bashkia tiraneErion VeliajkompaniMariglen Qatospaktendera

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Buka” në ngarkim të Ahmetajt, zbardhet porosia e gjykatëses për prokurorin e SPAK

15:18 : 17/07/2025
AKTUALITET

Socialistët sëmuren me radhë, Erion Veliaj dërgohet në spital

14:22 : 17/07/2025
AKTUALITET

Elbasani, Fieri e Tirana në prag të emergjencës mjedisore/ Si u zhdukën 150 mln euro të inceneratorëve

22:28 : 16/07/2025
AKTUALITET

Pasi “ia futi” Lalit, Mazniku emërohet nga Rama “kryebashkiak” i gjithë vendit

20:06 : 16/07/2025
AKTUALITET

SPAK regjistroi procedim penal/ Qeveria hap pikën e kalimit kufitar në Aeroportin e Vlorës

19:39 : 16/07/2025
AKTUALITET

Sot u zbulua nga përgjimet e SPAK/ Kur Berisha denonconte mega-vjedhjen në Librazhd: Miqtë e Ballës…

16:46 : 16/07/2025
Para

Dyshohet se nxiti gruan të kryejë vetëvrasje, del sot para gjykatës Xhemal Loka

TË GJITHA

Përfshihet nga flakët një magazinë me lëndë drusore në Kurbin

09:09 : 18/07/2025

Iu vu tritoli në lokal, flet pronari: Nuk kam konflikte

09:07 : 18/07/2025

Rita Ora hap zemrën: Dikur mendoja se nuk isha aq e dobët sa duhet

09:06 : 18/07/2025

Betonizimi i një lulishteje i nxjerr bojën aksionit për çlirimin e hapësirave publike

08:51 : 18/07/2025

Digjen dy automjete në Korçë

08:44 : 18/07/2025

I vihet tritol lokalit në Rrugën e Durrësit

08:42 : 18/07/2025

Rrjetet që përdor Rusia për rekrutimin e shtetasve rusë për luftë, nga rolet e tyre në front te pagat

08:35 : 18/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com