• Kontakt
Friday, June 26, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Arratiset nga burgu krimineli më i rrezikshëm në Ekuador, lideri i kartelit “Los Choneros”

11:43 : 08/01/2024
në BOTA

Autoritetet në Ekuador janë angazhuar maksimalisht për të gjetur një nga kriminelët “më të rrezikshëm të vendit”, pasi zyrtarët zbuluan të dielën se ai ishte arratisur nga qelia në një qendër paraburgimi në qytetin port të Guayaquilit.

Zyra e Prokurorit të Ekuadorit tha se ka hapur një hetim për arratisjen e José Adolfo Macías Villamar, i njohur si Fito, nga burgu Litoral, kompleksi më i madh dhe më i sigurt i burgut në vend.

“Deri më tani nuk dihet vendndodhja dhe mënyra e arratisjes së Fitos”, tha zëdhënësi presidencial Roberto Izurieta në konferencën për shtyp.

Ai tha se një kontigjent prej 3,000 personash, pjesëtarë të forcave elite të vendit, janë në kërkim të narkotrafikantit.

Lexo edhe:

51 mijë paund cash dhe kanabis, dënohet çifti shqiptar në Britani /EMRAT

Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoja/ Burg përjetë për Plaurent Dervishajn, 35 vite për Julian Meçen

“Ne nuk mundemi, siç e kuptoni, të japim shumë detaje të këtij operacioni”, tha Izurieta. “Ne jemi të bindur se me mbështetjen e forcave të armatosura dhe policisë dhe profesionalizmin e tyre do ta përfundojmë me sukses këtë kërkim”, shtoi ai.

Kush është Fito?

I njohur si një nga kriminelët më të rrezikshëm të Ekuadorit, Fito është lideri i kartelit Los Choneros, një bandë e rrezikshme që merret me trafikun e drogës dhe zhvatjen. Shumë nga anëtarët e saj edhe pse janë të burgosur kanë një ndikim të madh në trafikun e drogës në Amerikën Latine.

Ashtu si bandat e tjera, aktiviteti kriminal i Los Choneros besohet se shtrihet jashtë mureve të burgut, madje thuhet se funksionon si një krah operativ i kartelit Sinaloa të Meksikës.

Fito ishte i arrestuar që nga viti 2011, por nga burgu ai u bë lideri i Los Choneros vetëm pas vrasjes së ish-kreut Jorge Luis Zambrano González (i cili njihej si Rasquiña) në vitin 2020. Fito po vuante një dënim 34-vjeçar për trafik droge, krim të organizuar, dhe vrasje.

Kjo nuk është hera e parë e arratisjes nga burgu për kreun 44-vjeçar të bandës së rrezikshme. Në shkurt 2013, ai u arratis nga La Roca, një burg i sigurisë maksimale në kompleksin e burgut Litoral, para se të kapej në maj të atij viti.

Fito ka qenë gjithashtu i dyshuar si urdhëruesi i vrasjes së liderit të opozitës në Ekuador.

Në prag të zgjedhjeve presidenciale të vendit vitin e kaluar, kandidati Fernando Villavicencio – i cili foli kundër karteleve të fuqishme të drogës në Ekuador- u vra në kryeqytetin Quito në gusht. Ditë para vdekjes së tij, Villavicencio tha se ai dhe ekipi i tij kishin marrë kërcënime nga Fito dhe Los Choneros. Tre ditë pas atentatit, Fito u transferua sërish në burgun e sigurisë maksimale në La Roca.

Etiketa: arratisjeBurgekuadorJosé Adolfo Macías Villamarkartel droge

Lajme të lidhura

AKTUALITET

51 mijë paund cash dhe kanabis, dënohet çifti shqiptar në Britani /EMRAT

13:48 : 26/06/2026
AKTUALITET

Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoja/ Burg përjetë për Plaurent Dervishajn, 35 vite për Julian Meçen

10:17 : 26/06/2026
AKTUALITET

Burgjet shqiptare më shumë si izolim sesa si rehabilitim

19:51 : 24/06/2026
BOTA

Ish-ministri spanjoll dënohet me 24 vite burg për korrupsion

15:19 : 22/06/2026
AKTUALITET

Vranë me armë zjarri 45-vjeçarin në Shijak, arrest me burg për dy autorët (Emrat)

11:13 : 22/06/2026
AKTUALITET

Video/ Flamur Noka: Vajza që largohet nga burgu i Peqinit është eskortë, burgu si motel. Po Tiku i burgjeve a di gjë?

18:07 : 20/06/2026
Para

Kanosi me armë një person, arrestohet “i rrezikshmi“ i Cërrikut - EMRI

TË GJITHA

Temperaturat e larta, ja si ta zvogëloni rrezikun e goditjes nga nxehtësia

18:34 : 26/06/2026

18.1 vite punë për të blerë një shtëpi! Tirana ia kalon edhe Parisit, Vjenës e Londrës

18:25 : 26/06/2026

Shpërthim në një fabrikë fishekzjarrësh në Turqi, një i vdekur

18:14 : 26/06/2026

Qeveria Rama miraton 300 kredi për shtëpi për administratën me interes 0%

18:04 : 26/06/2026

Aeroplani përplaset me gradaçelën më të lartë të Pekinit (VIDEO)

17:47 : 26/06/2026

Ish-këshilltari i Trump pranon fajësinë për mbajtje të paligjshme të dokumenteve të klasifikuara

17:41 : 26/06/2026

Plazhet publike me pagesë/ Ministri Gonxhja: Ka kosto mirëmbajtja

17:31 : 26/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetcasibomceltabetUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibomgrandpashabetjojobet girişdeneme bonusu veren sitelermadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetjojobetcasibomcasibomultrabetgrandpashabetultrabetgrandpashabet girişcasinoroyalbetciograndpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbet