Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vetëvrasjen e nënës së 4 fëmijëve në Durrës, e cila i dha fund jetës pasi bullizohej në Tik Tok.
Sipas raportimeve në media, bëhet me dije se paraditen e së shtunës është arrestuar bashkëshorti i 41-vjeçares që u vetëvra.
Nisin hetimet për dhunë në familje, ndërsa nuk përjashtohet pista e vrasjes së Bedrie Lokës. Pas krimit, vëllezërit e 41-vjeçarës Bedrie Loka kanë deklaruar se bashkëshorti i saj ka qenë i dhunshëm dhe shumë i ashpër me të, ç’ka mund ta ketë çuar drejt vetëvrasjes.
Kujtojmë se e reja i dha fund jetës duke pirë fotoksinë në datën 2 janar, pas festimeve për fundvit me familjen dhe bashkëshortin i cili sapo ishte kthyer si emigrant nga Greqia.
Pas hetimeve nga policia, bashkëshorti dhe fëmijët e saj kanë deklaruar mbi profilet false, që përdornin fotot e saj me gjuhë denigruese. Është sekuestruar dhe celulari i 41-vjeçares për të zbardhur ngjarjen e plotë.
- Çfarë njofton policia? Bashkëshorti e kërcënonte vazhdimisht, tentoi ta vriste me thikë para Vitit të Ri!
Vihet në pranga bashkëshorti i 41 -vjeçares që humbi jetën 4 ditë më parë, si pasojë e konsumimit të fotoksinës.
Nga hetimet e thelluara rezultoi se Xhemal Loka ka dhunuar psikologjikisht në mënyrë të vazhdueshme, bashkëshorten e tij.
45-vjeçari, kur ishte kthyer nga Greqia, e kishte kërcënuar për ta vrarë bashkëshorten, me mjet prerës thikë, në prezencë të njërit prej fëmijëve.
Uniformat blu bëjnë me dije se gjatë kontrollit të ushtruar në territorin e banesës së 45-vjeçarit, Policia gjeti dhe sekuestroi 1 armë zjarri automatik tip “Sharrs”, një krehër dhe një sasi municioni luftarak.
“Gjatë kontrollit të ushtruar në territorin e banesës së 45-vjeçarit, Policia gjeti dhe sekuestroi 1 armë zjarri automatik tip “Sharrs”, një krehër dhe një sasi municioni luftarak. Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për zbardhjen e shkakut të konsumimit të lëndës helmuese nga 41-vjeçarja B. L., e cila më pas humbi jetën, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan shtetasin Xh. L., 45 vjeç, i cili përkohësisht jetonte në Greqi, për shkak të punës.
Nga veprimet hetimore rezultoi se shtetasi Xh. L., 45 vjeç, kishte dhunuar psikologjikisht në mënyrë të vazhdueshme bashkëshorten e tij, shtetasen B. L. Gjithashtu, nga hetimet e thelluara rezultoi se më datë 27.12.2023, shtetasi Xh. L. e ka kërcënuar bashkëshorten me mjet prerës (thikë), për të vrarë, në prezencë të njërit prej fëmijëve. Për këtë rast, shtetasja B. L. nuk ka bërë kallëzim në Polici.
Gjatë kontrollit të ushtruar në territorin e banesës së 45-vjeçarit, Policia gjeti dhe sekuestroi 1 armë zjarri automatik tip “Sharrs”, një krehër dhe një sasi municioni luftarak. Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve kanë sekuestruar celularin e shtetasit XH. L., i cili e kishte fshehur atë, dhe nuk ka bashkëpunuar me Policinë. Ky celular, bashkë me celularin e shtetases B. L., janë dërguar për ekspertimin me qëllim gjetjen e provave për dokumentimin e rrethanave dhe shkakut të ngjarjes. Po në vijim të veprimeve të thelluara janë kryer një sërë veprimesh të tjera procedurale me qëllim dokumentimin e plotë të shkakut që detyroi shtetasen B. L., të konsumonte lëndë helmuese.
Në drejtimin e Prokurorisë vijojnë veprimet e thelluara me qëllim zbardhjen e plotë të shkakut që detyroi 41-vjeçaren të konsumonte lëndë helmuese, nga e cila për pasojë humbi jetën. Gjithashtu, nga strukturat e specializuara për Hetimin e Krimeve Kibernetike po kryehen veprime hetimore intensive për të identifikuar dhe vënë përpara përgjegjësisë ligjore autorin/en e keqpërdorimit të të dhënave të shtetases B. L., në rrjetin social “Tik Tok”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.”, thuhet në njoftimin e policisë.
- Vdekja e Bedrie Lokës
Mbrëmjen e së premtes, policia vendore deklaroi se po heton për keqpërdorim të dhënash, ndërkohë pretendimet e familjarëve të saj, po dhe të personave që punonin me të ngrejnë dyshime se Bedrie Loka është viktimë e dhunës në familje.
I pyetur pas ngjarjes nga punonjës të policisë, bashkëshorti ka deklaruar se mund të ketë qenë ‘Tik Tok’ që e ka shtyrë drejt vetëvrasjes, ndërkohë dyshimet janë shtuar. Xhemal Loku ishte ai që e gjeti i pari mëngjesin e së martës dhe e dërgoi në spital, ku nuk arriti të mbijetojë.
Fillimisht ngjarja u interpretua si një rast i rëndomtë vetëvrasjeje, që nuk pati rëndësi as për një njoftim të thatë zyrtar, derisa dikush ngriti zërin dhe vdekja e Bedrie Lokës u mediatizua një ditë pasi u përcoll në heshtje, si me turp, drejt banesës së fundit.
Të premten, një ditë pas varrimit, dyert e familjes Loka në lagjen nr.2 të Sukthit, ishin të hapura për mort, por mort nuk ndjehej asgjëkundi. Kunata e viktimës nuk pranoi të flasë për ngjarjen para mikrofonit për TCH, duke deklaruar se ky është vendim dhe i të vëllait, bashkëshortit të Bedries.
“Janë në lokal“- thotë kunata që betohet se në asnjë rast nuk i kishte marrë për të vërteta fjalët që qarkullonin për Bedrien.
Një grua u vetëhelmua e shkatërruar nga sulmet, fyerjet në TIK Tok nga një profil i rremë me emrin “Bedrie K…”. Foto e saj qarkullonte në rrjet e shoqëruar me sharje që cenonin moralin dhe dinjitetin e saj.
Një vit më parë ajo nuk heshti. E denoncoi rastin në polici. Çështja u mbyll dhe u deklarua se u bë një marrëveshje mes palëve për ta mbyllur çështjen. U kërkua falje nga ish-punonjësja e fabrikës, e afërme me viktimën, po dhe persona të tjerë që e mbështetën në denigrimin e saj, po Bedria nuk gjeti shpëtim.
Familjarë dhe bashkëfshatarë të tregojnë, jo para mikrofonit, se prej vitesh ajo punonte në fabrikë dhe i rriste e vetme 4 fëmijët e saj, dy prej të cilëve ende në moshë të mitur. Edhe fëmijët e mëdhenj kanë punuar në të njëjtën fabrikë për të siguruar të ardhura pasi nëna nuk mund t’ia dilte e vetme mbajtjes së familjes.
Babai për shumë vite ka qenë në burg në Francë. Bedria shiste dhe qumësht, kur kishte lopë, te bashkëfshatarë të tjerë që flasin me respekt për të si një grua tejet punëtore. Po sërish edhe këta ngurojnë t’i thonë hapur mendimet e saj për të. E shmangin mikrofonin, sepse gratë e dinë që nesër mund të përfliten se mbështetën dikë që bëhej me gisht, ndërsa burrat sepse nuk duan të hidhet sërish baltë mbi atë që iku.
Kishte vijuar punën në fabrikë dhe pse dy fëmijët e saj të mëdhënj e lanë për shkak të situatës së krijuar. Ajo ishte nënë dhe doli mbi të gjithë deri në momentin që bashkëshorti u kthye në shtëpi për festat e fundvitit.
Të gjithë flasin me respekt për të, por fjalët e kishin hedhur vrerin mbi të duke e helmuar dalëngadalë brenda një viti për të kulmuar jo thjesht në një ditë fillimviti, por një ditë të shënuar për të. Një nënë që vendos të vdesë në ditën kur është bërë nënë për herë të parë.
Në fshat të rrëfejnë se pas vuajtjes së dënimit në Francë, ai shkoi nga mali në Greqi për të punuar. Nuk mund të kalonte nga vendkalimet kufitare pasi kishte shënim në pasaportë.
Me kthimin e tij për festat që u kthyen në mort, kutia e Pandorës u hap sërish për 41-vjeccaren dhe… mëngjesin e 2 janarit që duhej të ishte një ditë feste për të, i dha fund jetës me helm minjsh. Pse zgjodhi një ditë gëzimi për t’i dhënë fund tmerrit me të cilin po përballej? Presioni ndaj saj brenda familjes ishte rritur.
E keqpërdorur dhe e ngatërruar paradoksalisht me një formë të lirisë së shprehjes, gjuha e urrejtjes në rrjetet sociale, veçanërisht ajo ndaj vajzave dhe grave, po del jashtë kontrollit dhe është pak, ose aspak e denoncuar dhe e dënuar, ndërsa viktima e parë zyrtare e saj kërkon drejtësi.
Del FOTO/ Kush është bashkëshorti i Bedrie Lokës që vrau veten, para Vitit të Ri ai mori thikën…