• Kontakt
Saturday, August 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Protestat te banesa e Berishës kthehen në periodike, kryedemokrati: Fitorja e PD, e sigurt!

19:09 : 04/01/2024
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Për të disatën ditë radhazi, edhe këtë të enjte pasdite, mbështetës së Sali Berishës u mblodhën në një tubim në mbështetje të kreut të Partisë Demokratike. Ky i fundit ndodhet nën masën e arrestit shtëpiak më mbikëqyrje policore.

Mes mbështetësve deputetë dhe anëtarë të Partisë Demokratike, si Flamur Noka apo Belind Këlliçi, të cilët theksuan për gazetarët në terren se kreu i opozitës Berisha është “i burgosur politik” me urdhër të kryeministrit Edi Rama. E pranishme ishte dhe vajza e kryedemokratit, Argita Malltezi e cila tha se arsyeja e protestës është “lufta për dinjitetin”. Duke iu përgjigjur interesit të mediave se si i kalon ditët Sali Berisha, ajo u shpreh se “babai ka qenë në punë non stop, edhe kur ka qenë me grip”.

Edhe pse gjykata i ka ndaluar Sali Berishës komunikimin me jo familjarët, kryedemokrati iu drejtua me një fjalim mbështetësve nga dritarja e banesës. Duke ironizuar vendimin e marrë ndaj tij nga GJKKO që miratoi kërkesën e SPAK, kreu i PD tha se faji i tij është se ndërhyri për të shpëtuar opozitën e Shqipërisë kur ajo u kap peng nga Edi Rama. “Faji i Saliut ishte se denoncoi çdo ditë aferat e shekullit, inceneratorët, sterilizatorët, vjedhjet në Portin e Durrësit, lidhjet e tmerrshme të Edi Ramës dhe qeveritarët me bandat, me trafikantët e drogës”, shtoi.

“Sot, një eksponent, ish-i dërguari i Xhorxh Sorosit në vitin 1992 në Tiranë, i quajturi Fron Nahzi, të cilin e përzura bashkë me kolegun e tij për 48 orë nga Shqipëria si agjent i rezidentit të Millosheviçit në Tiranë, shprehte gëzim dhe kënaqësi për vënien në arrest të Sali Berishës. Do i them këtij mjerani, këtij shqiptari në pamje dhe serb në shpirt, se as ti, as Xhorxhi dhe askush në botë nuk do mund të ndalë përpjekjen e Sali Berishës për realizimin e idealeve demokratike. Buzëqeshjen, gëzimin do ua ngrijmë në fytyrë”, tha më tej.

Lexo edhe:

Vdekja e Besnik Koçiut/ Berisha: Qelitë e burgjeve si biruca të torturave dhe vdekjeve të narkodiktaturës

Bardhi publikon sërish video nga zgjedhjet: Ja si një patronazhiste e PS prish sistemin e videomonitorimit

Fjalimin e mbylli me paralajmërimin se “ky dimër do të shkrijë të gjithë akujt” dhe u shpreh i bindur në triumfin e forcës politike që drejton.

“Ftoj shqiptarët, kudo që janë, me dy gishta lart, të ngrenë lart e më lart flamurin kombëtar dhe flamurin e PD, flamurin e pluralizmit politik. Duke përfunduar edhe njëherë, ju falënderoj me shumë mirënjohje dhe ju garantoj se ky dimër do të shkrijë të gjithë akujt. Kjo lëvizje në këtë dimër do të shkrijë të gjithë akujt. Do ecë e sigurt në fitoren e PD-së, fitoren e Shqipërisë. Rrofshi ju, rroftë PD, rroftë Shqipëria. Fitore, fitore, fitore”, tha kreu i PD.

Berisha është nën arrest shtëpie që prej 30 Dhjetorit pasi GJKKO pranoi kërkesën e SPAK për të ashpëruar masën e sigurisë detyrim paraqitje ndaj tij. Berisha akuzohet për korrupsion pasiv në procedimin penal për privatizimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani”. Vetë kryedemokrati i ka quajtur akuzat ndaj tij të motivuara politikisht nga kundërshtari i tij politik, kryeministri Edi Rama. Ndërsa procedurën e ndjekur ndaj tij deri në ashpërsimin e masës së sigurisë e ka cilësuar antikushtetuese.

Etiketa: PDprotesteSali Berisha

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vdekja e Besnik Koçiut/ Berisha: Qelitë e burgjeve si biruca të torturave dhe vdekjeve të narkodiktaturës

22:11 : 08/08/2025
AKTUALITET

Bardhi publikon sërish video nga zgjedhjet: Ja si një patronazhiste e PS prish sistemin e videomonitorimit

12:26 : 08/08/2025
RAJONI

“Padrejtësi ndaj luftëtarëve të UÇK-së”/ Nis protesta kundër Gjykatës Speciale në Prishtinë

17:39 : 07/08/2025
AKTUALITET

“Dumani mohon faktet”, Berisha: Qeveria përdori gjysmë miliard euro për të ndikuar qytetarët në zgjedhje

13:30 : 07/08/2025
AKTUALITET

“Berisha të marrë vendim të forta”/ Maliqi: Eno Bozdo shkaktari i humbjes së mandatit të 3-të në Berat

18:22 : 06/08/2025
AKTUALITET

Murrizi: Do të jem kandidat, nëse hapet gara për kryetar të PD-së

15:56 : 06/08/2025
Para

Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për sulmet që vranë 84 persona

TË GJITHA

EMRAT/ Sherr me thika në Fier, dy të plagosur

23:15 : 08/08/2025

Horoskopi, 9 gusht 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:12 : 08/08/2025

E rëndë në Berat/ Vritet me armë gjahu një 57-vjeçar gjatë ruajtjes së arës, shoqërohet autori (EMRAT)

23:03 : 08/08/2025

Trump: Marrëveshja për paqe mes Ukrainës dhe Rusisë do të përfshijë “shkëmbim territoresh”

22:52 : 08/08/2025

Trafikoi tonelata kokainë në Europë/ Julian Balla fitoi tenderin 1.2 mld lekë të plehrave në Shijak

22:37 : 08/08/2025

I hoqën shiritin e kapitenit, Ter Stegen: Kam qenë gjithmonë i ndershëm dhe profesional

22:34 : 08/08/2025

Ari në SHBA “fluturon” në bursë pas tarifave të Trump-it

22:24 : 08/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com