• Kontakt
Friday, September 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

GJKKO pranon kërkesën për arrestimin e Berishës, do izolohet në shtëpi me polic tek dera

12:46 : 30/12/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka pranuar kërkesën e SPAK për ashpërsimin e masës së sigurisë ndaj kreut të PD-së, Sali Berisha për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”.

Ndaj Berishës është vendosur masa e sigurisë “arrest në shtëpi” me mbikqyrje policore, ku do t’i ndalohen kontaktet me personat e tjerë, përveç se me familjarët që qëndrojnë në të njëjtën banesë. Berisha do duhet të qëndrojë është adresa e shtëpisë në rrugën “Mustafa Matohiti”.

Vendimi është marrë nga gjyqtarja Irena Gjoka, teksa ishte kërkuar nga dy prokurorët e SPAK, Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai. Berisha ka 5 ditë afat për ta ankimuar vendimin e GJKKO-së në Apelin e Posaçëm.

Pas përfundimit të seancës, avokati Genc Gjokutaj, e konsideroi si tepër shqetësuese masën për ndalimin e komunikimit për një deputet, ku sipas tij, duhej të ishte kërkuar autorizim nga Kuvendi. Gjithashtu, ai konfirmoi se do të apelohet vendimi.

Lexo edhe:

“Ka regjistrime”/ Berisha: Çuni i Londrës i thotë Ulsiut a i more ato 500 mijë €, i kërkon çantë Louis Vuitton

Trafik droge me vlerë 3.3 mln euro, GJKKO dënon me 11 vite burg Islam Sefën

“Ajo që është shqetësuese është që ky vendim shoqërohet e ndalimin e komunikimit dhe liria e shprehjes është një e drejtë kushtetuese dhe SPAK duhet të kishte marrë autorizim nga Kuvendi. Gjykata jep një shkurtim vendimi, ekzekutohet nga SPAK. Vendimi ishte i thatë, ndalimi i komunikimit përveç personave të familjes. Ai ndodhet në banesë, ne do të ndjekim rrugën e ankimit.” – u shpreh Gjokutaj.

Kujtojmë se avokatët e Berishës, kërkuan përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka , për njëanshmëri dhe konflikt interesi, pasi dorëzuan prova që sipas tyre faktojnë shkarkimin e gjyqtares në shkurt të 1996 nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë, kur kryetar ishte Sali Berisha. Por ky vendim u rrëzua nga gjyqtarja Rudina Palloj, e cila u përcaktua nëpërmjet shortit për të marrë përsipër këtë rast.

Më herët GJKKO i kishte caktuar Sali Berishës masën e sigurisë “detyrim paraqitje” si dhe “ndalim të daljes jashtë shtetit”. Megjithatë, Sali Berisha refuzoi që të paraqitej në gjykatë të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji duke argumentuar se vendimi ishte antikushtetues, pasi nuk ishte marrë më parë autorizim për heqjen e imuniteti ndaj tij. Por SPAK i qëndroi mendimit se masa e sigurisë “detyrim paraqitje” si dhe “ndalim të daljes jashtë shtetit” ishin të një karakteri që konsiderohen kufizime dhe jo heqje lirie. Për këtë shkak SPAK kërkoi shtrëngimin e masës së sigurisë në “arrest shtëpi”.

Edhe pse e konsideron si një vendim politik të diktuar nga kryeministri Edi Rama, Berisha pritet ta respektojë vendimin për masën “arrest në shtëpi” të caktuar nga GJKKO. Të paktën këtë ka lënë të nënkuptohet nga deklarat e tij në media.

Berisha akuzohet nga SPAK për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të larte shteterore ose te zgjedhurve vendore, kryer në bashkëpunim. Ish-kryeministri i ka konsideruar akuzat ndaj tij dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi, si sulm politik, pasi sipas tij, nuk ka asnjë fakt dhe dokument që të ngrihen dyshimet mbi akuzat.

Sipas SPAK-ut, Berisha në kohën kur ka qenë kryeministër ka vendosur në funksion të interesave të dhëndrit të tij bazën ligjore, si edhe ka ushtruar presion mbi vartësit për të nxitur plotësimin sa më të shpejtë të procedurave të kthimit të pronës dhe privatizimit të godinave të degraduara të ish-klubit sportiv “Partizani”. Ndërsa, për Jamarbër Malltezin dhe ndërtuesin Fatmir Bektashi, SPAK-u deklaron se ata kanë përfituar shuma të mëdha financiare nga tjetërsimi i truallit në ndërtime të larta.

Kuvendi më 21 Dhjetor miratoi kërkesën e SPAK me 75 vota pro të mazhorancës për heqjen e imuniteti të liderit demokrat. Vlen të theksohet fakti se edhe grupimi i Lulzim Bashës është pro arrestimit të Berishës, të cilët dorëzuan një raport në Kuvend, ku në disa pjesë ishte edhe më i ashpër me qëndrimet e mazhorancë, edhe pse ata munguan në seancën plenare të 21 dhjetorit.

Etiketa: arrestimiBerishaGJKKOizolimshtepi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Ka regjistrime”/ Berisha: Çuni i Londrës i thotë Ulsiut a i more ato 500 mijë €, i kërkon çantë Louis Vuitton

22:13 : 18/09/2025
AKTUALITET

Trafik droge me vlerë 3.3 mln euro, GJKKO dënon me 11 vite burg Islam Sefën

16:25 : 18/09/2025
AKTUALITET

Gjekmarkaj: Berisha duhet të rrijë në krye të PD-së, është një resurs i jashtëzakonshëm

22:17 : 17/09/2025
AKTUALITET

Shtyhet seanca për dosjen “Sterilizimi” në GJKKO

15:09 : 17/09/2025
AKTUALITET

“Lidhje me kartelin Troplini dhe dorëzimi i pronave të ushtrisë”, Berisha publikon ‘CV’-në e Pirro Vengut

11:31 : 17/09/2025
AKTUALITET

Vangjush Dako do të rikthehet në qeli vetëm për 11 ditë burgim

18:22 : 16/09/2025
Para

Ekstradohet nga Dubai në Belgjikë Franc Çopja, "Sakati" i dyshuar për vrasje dhe në Elbasan

TË GJITHA

Horoskopi, e premte, 19 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 18/09/2025

“Do ketë aksion politik të mirëorganizuar jashtë Kuvendit”/ Boçi tregon rrugën që do ndjekë opozita

22:52 : 18/09/2025

A do të rikandidojë në zgjedhjet e ardhshme? Përgjigjet Berisha

22:35 : 18/09/2025

Berisha: Arben Rakipi prokuror i Sigurimit të Shtetit, më akuzoi për një shishe për krime kundër njerëzimit

22:29 : 18/09/2025

Bushati sulmon këshilltarët socialistë: Rama mblodhi 32 debila për të shkarkuar Veliajn

22:28 : 18/09/2025

Berisha: Veriu jep miliarda në buxhetin e shtetit, Rama e ndëshkon

22:14 : 18/09/2025

“Ka regjistrime”/ Berisha: Çuni i Londrës i thotë Ulsiut a i more ato 500 mijë €, i kërkon çantë Louis Vuitton

22:13 : 18/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com