• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vokshi: Rama i ka shpallur luftë të paprecedentë opozitës

18:13 : 28/12/2023
në AKTUALITET, POLITIKE

Kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas, Albana Vokshi e shoqëruar nga deputetja Elda Hoti dhe drejtuesja e departamentit të Arsimit në PD, Lili Sula, zhvilluan një takim me gratë demokrate të qytetit të Kavajës.

Gjatë fjalës së saj, Vokshi u shpreh se Edi Rama i ka shpallur luftë të paprecedentë opozitës, Partisë Demokratike dhe liderit të saj, Sali Berisha. “Nu jemi më në demokraci, sepse është vetëm një njeri, ai është Edi Rama. Ai kontrollon të gjitha pushtet, por për fat të mirë Kavaja i shpëtoi këtij kontrolli. Ju keni një kryetar që e keni mbështetur dhe e keni votuar”, tha ndër të tjera Albana Bokshi.

Ajo shtoi se Edi Rama ka vënë nën kontroll institucionet e drejtësisë dhe mediat. Sipas Vokshit, Edi Rama nuk kontrollon dot opozitën paralamentare dhe opozitën e vërtetë. “Edi Rama duke përdorur pengjet e tij, me shantazhe, duke marrë peng ish-kreun e PD, ai u mundua të zhbënte opozitën dhe Partinë Demokratike. Ai ka një plan të qartë në kokën e tij, sepse nuk i pëlqen opozitarizmi. Ndaj dhe Sali Berisha, po sulmohet sepse mori dhe votëbesimin e Kuvendit Kombëtar, ndaj dhe Edi Rama duke pasur parasysh që këtë pjesë të opozitës nuk e kontrollon dot, po përdor SPAK-un dhe gjykatat. Për fat të keq dhe Gjykata Kushtetuese, me një vendim anti-kushtetues, zhbëri shkresën ku gjithësecili prej nesh mund të gjente një të drejtë kushtetuese”, tha Vokshi.

Më tej gjatë fjalës së saj, Albana Vokshi deklaroi se pavarësisht tentativës për të kontrolluar çdo insitutucion, Edi Rama nuk kontrollon dot qytetarët e lirë të vendit. “Ndaj jemi sot këtu ne, kemi ardhur të kërkojmë ndihmën tuaj, mbështetjen tuaj. Me vendimet antikushtetuese, Edi Rama aka vendosur të izolojë kryetarin e PArtisë Demokratike. Por a e izolojnë dot Sali Berishën? Frymën e Sali Berishës? Berisha ka qenë dhe do të jetë drejtues i Partisë Demokratike. por kemi nevojë për të gjithë ju, por më së shumti mbështetjen e grave”, tha ndër të tjera Albana Vokshi.

Ajo shtoi gjithashtu se gratë dhe të rinjtë janë pjesa më besnike dhe aktive e Partisë Demokratike. Ndaj, sipas saj, thirrja është ‘o sot o kurrë’, duke kërkuar mbështetjen e grave të thirrura në mision kundër regjimit të Edi Ramës, që ndër të tjera po shpopullon vendin.

Lexo edhe:

Balluku në hetim nga SPAK, Berisha: Rama kërcënoi prokurorin e dosjes së Lubisë

A do ulet në një tryezë më Ramën? Berisha: Jam pro idesë së Senatit, por…

Deputetja e PD-së, Elda Hoti u shpreh se aventurat diktatoriale në Shqipëri janë të destinuara për të humbur.

“Ne nuk mund të pranojmë për kryeministër një njeri që shkel kushtetutën, sa herë i nevojitet atij. Gjykata Kushtetuese që është edhe organi më i lartë i drejtësisë, që prezumohet të mbrojë Kushtetutën e Shqipërisë, u bë vetë shkelëse e Kushtetutës, duke i hequr të drejtën 1/5 së deputetëve për të ju drejtuar Gjykatës Kushtetuese në çdo rast dhe duke e kthyer në një precedent shumë të rrezikshëm për vbendin tonë”, tha deputetja Elda Hoti.

Ndërsa drejtuesja e departamentit të Arsimit në PD, Lili Sula, u shpreh se ne si qytetarë, prindër dhe mësues, duhet të jemi të ndriçuar, nuk duhet të mbetemi verbërisht tek media, sepse median e ka kapur.

“Ne si qytetarë, prindër dhe mësues, na takon të jemi të ndriçuar, nuk duhet të mbetemi verbërisht tek media, sepse median e zaptuar. Të ndriçohemi dhe të shikojmë këtë pjesë, që të bëjmë kritikën që nuk është vërtetë kështu. Si qytetarë dhe njerëz që kemi mbështetur PD na takon të bëjmë opozitë aktive, të jemi në krah të çështjeve të rëndësishme”, tha ndër të tjera Lili Sula.

Etiketa: albana VokshiEdi RamaopozitaPD

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Balluku në hetim nga SPAK, Berisha: Rama kërcënoi prokurorin e dosjes së Lubisë

11:40 : 30/10/2025
AKTUALITET

A do ulet në një tryezë më Ramën? Berisha: Jam pro idesë së Senatit, por…

11:38 : 30/10/2025
AKTUALITET

Kuvendi rrëzon kërkesën e opozitës për shkarkimin e Niko Peleshit

11:19 : 30/10/2025
AKTUALITET

“BE është një pacient me 27 mjekë patologë! Po ballkanizohen”, Rama: Dua marrëdhënie të mira me Serbinë

11:14 : 30/10/2025
AKTUALITET

“Debatet në Kuvend teatër”, Agron Shehaj: PS-PD pazare për të ndryshuar Kushtetutën

11:02 : 30/10/2025
AKTUALITET

Ramës i duket vetja lider i fuqishëm, kritikon BE-në: Ka qëndruar në autopilotin e SHBA-së

10:27 : 30/10/2025
Para

Ish-portieri i Real Madrid, Diego Lopez tërhiqet nga futbolli në moshën 42-vjeçare

TË GJITHA

I shpallur në kërkim për trafik droge, arrestohet 37-vjeçari në Korçë

14:15 : 30/10/2025

Avokati i Erion Veliajt tërhiqet nga mbrojtja: Jam në konflikt interesi! Ç’do të ndodhë nesër në Kushtetuese

14:09 : 30/10/2025

“Avokati financohet nga Sorosi”, debat e tension në gjyqin për tragjedinë e Gërdecit

13:55 : 30/10/2025
Screenshot

Raporti i KLP në Kuvend, ankohet kryetarja Bogdani: Operojmë me 123 prokurorë më pak

13:47 : 30/10/2025

S’ka lekë për Onkologjikun? Qeveria paguan 6 mln euro OBP-në e Arlinda Pogaj për konsulencë tenderash

13:39 : 30/10/2025

“U kërkoj falje familjarëve”/ Vrau me thikë 42-vjeçarin në Berat, gjykata lë në burg Kristo Memën

13:35 : 30/10/2025

Berisha takohet me eurodeputetin Cristian Terhes: Denoncova shtypjen e opozitës dhe korrupsionin e qeveritarëve

13:27 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com