• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Aktakuzë e re për rastin e Ivanoviç

16:31 : 27/12/2023
në RAJONI

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj M.M, në rastin që ka të bëjë me vrasjen e politikanit serb nga Kosova, Oliver Ivanoviç. M.M, pjesëtar i komunitetit serb, ishte arrestuar nga Policia e Kosovës më 19 tetor 2022, nën dyshimet se ai ishte anëtar “i një grupi të organizuar kriminal” të lidhur me vrasjen e Ivanoviç.

Siç njoftoi Prokuroria Speciale, aktakuza ndaj M.M është ngritur pasi ai dyshohet se ka kryer veprat penale: “Pjesëmarrje ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”, “Pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare”, ‘’Kanosja” dhe ‘’Falsifikimi i dokumenteve”.

“Rasti ka të bëjë me vrasjen e tani të ndjerit Oliver Ivanoviç, ku i pandehuri si pjesë e grupit veprimet i ka ndërmarrë pas ndodhjes së vrasjes, duke penguar procedurën penale dhe pas hetimit, i njëjti ka përdorur dokumente të falsifikuara si dhe ka kanosur personat zyrtarë, të cilët kanë zhvilluar procedurë penale ndaj tij”, u tha në njoftimin e Prokurorisë.

Ivanoviç u vra më 16 janar të vitit 2018, me gjashtë të shtëna në shpinë, para ndërtesës së partisë së tij në Mitrovicën e Veriut. Më shumë se pesë vjet pas vrasjes, çështja ende nuk është zbardhur. Për rastin e Ivanoviç, Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur edhe tri aktakuza të tjera.

Aktakuzat përmendin vetëm individë të cilët, siç thuhet, “me vetëdije dhe qëllim kanë ndihmuar grupin kriminal për të kryer veprën penale të vrasjes së Oliver Ivanoviqit”. Nuk bëhet i ditur autori i vrasjes apo porositësi i saj. Akuza u ngritën ndaj policëve Nedeljko Spasojeviç, Radeta Basara, Zharko Jovanoviç, si dhe ndaj sekretares së Oliver Ivanoviç, Silvana Arsoviç, dhe Marko Roshiç, banor i Mitrovicës së Veriut.

Lexo edhe:

Kosovë/ Dërgohen në gjykatë 4 persona për kontrabandë migrantësh

Ngrihet aktakuzë ndaj dy burrave për krime lufte në Rahovec dhe Suharekë

Hetime për vrasjen e Ivanoviqit zhvillohen edhe nga Prokuroria Speciale e Serbisë, por çështja në Serbi është ende në fazën e hetimeve paraprake. Ministria e Drejtësisë e Kosovës dhe e Serbisë nuk bashkëpunojnë, ndërkohë që procedurat në Kosovë kërkojnë ndërmjetësimin misionit të Bashkimit Evropian në Kosovë për Sundim të Ligjit (EULEX) për marrjen e deklaratave të dëshmitarëve./REL

Etiketa: aktakuzeivanovic

Lajme të lidhura

RAJONI

Kosovë/ Dërgohen në gjykatë 4 persona për kontrabandë migrantësh

15:27 : 19/12/2025
RAJONI

Ngrihet aktakuzë ndaj dy burrave për krime lufte në Rahovec dhe Suharekë

16:02 : 01/12/2025
RAJONI

Dyshohet se ka kryer krime lufte, prokuroria Speciale e Kosovës ngre aktakuzë ndaj një serbi

15:19 : 27/11/2025
RAJONI

Prokuroria e Kosovës ngre aktakuzë ndaj dy përkrahësve të dyshuar të ISIS-it

15:57 : 26/09/2025
RAJONI

Kosovë/ Ngrihet aktakuzë për shpërdorim detyre ndaj ministrit Fikrim Damka

16:36 : 04/07/2025
BOTA

Prokuroria e Kosovës ngre aktakuzë ndaj një të dyshuari për spiunazh për inteligjencën serbe

16:40 : 23/05/2025
Para

Shkelën rregullat e qarkullimit rrugor, procedohen 3 shoferët në Shkodër

TË GJITHA

Vritet efektivi i “Shqiponjave” në Maliq, plagoset një tjetër. Autori një ish-ushtarak i shpallur në kërkim

09:15 : 04/06/2026
Efektivi i vrarë, Enea Mekolli

Ngjarja e rëndë në Maliq, ja kush është efektivi që u vra në krye të detyrës

09:02 : 04/06/2026

EMRAT/ Një efektiv u vra dhe një tjetër u plagos, detaje nga operacioni ku pati shkëmbim me armë zjarri!

08:50 : 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

08:43 : 04/06/2026

Tragjedia në Lezhë/ Dalin fotot e dy të rinjve që u mbytën në det

08:38 : 04/06/2026

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

08:24 : 04/06/2026

E rëndë në Maliq/ Të shtëna me armë zjarri gjatë një operacioni, vritet një polic, plagoset një tjetër

08:18 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom