• Kontakt
Saturday, July 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Drogë nga Shqipëria në Itali, Apeli lë në fuqi vendimin e GJKKO për 10 të dënuarit (EMRAT)

10:22 : 26/12/2023
në AKTUALITET, KRONIKE

Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme për 10 anëtarët e një grupi kriminal, të cilët akuzohen se trafikuan sasi të mëdha droge me vlerë 55 milionë euro nga Shqipëria në Itali.

Bëhet fjalë për shtetasin; Robert Myftari, Julian Bejdollari, Aurel Kalari, Rexhino Muçaj, Piro (Kleo) Bregu, Ilirian Duçellari (alias Ilirian Zaimi), Orhan Duçellari, Alban Koshi, Elton Hamza dhe Mariglen Shusha, të cilët kanë kryer aktivitetin kriminal të trafikimit të narkotikëve në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Ndryshimi i vetëm në vendimin e GJKKO është dënimi i Ilirjan Duçellarit (Zaimi), kreut të grupit. Ky i fundit është dënuar me 12 vite e 8 muaj burg duke i shtuar edhe 1 vite katër muaj burg nga dënimi i mëparshëm.

NJOFTIMI I SPAK

“Në kuadër të një informimi të mëparshëm, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka zhvilluar hetime për procedimin penal nr.36 të vitit 2019, në kuadër të një Skuadre të Përbashkët Hetimore me Autoritet e Antimafies dhe Prokurorisë së Barit, Itali, për veprat penale të “Kultivimi i bimëve narkotike”, në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”, “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, mbetur në tentativë, “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal ,“Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”,“Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuara nga nenet, 284/1, 28/4, 283/a/1 e 22, 28/4, 283/a/1, 28/4, 287/1 gërma “d”, 333/a/1 dhe 334/1 të Kodit Penal.

Gjatë këtij hetimi është dokumentuar veprimtaria kriminale e pjesëtarëve të katër grupeve të fuqishme kriminale të organizuar, të cilët kanë vepruar nga viti 2014 deri ne vitin 2019, në Shqipëri dhe në kontakt e bashkëpunim me organizatat kriminale italiane, kanë trafikuar sasi të konsiderueshme lënde narkotike në Itali e më pas në vende të tjera europiane.

Lexo edhe:

Në qendër të trafikut të drogës, pronari i “Cinco Cavalli” Ermir Ndreaj në pranga

Shkarkimi nga Italia, Spalletti: Më ka prishur gjumin, më ndikon në gjithçka

Autoritetet Shqiptare dhe Autoritetet Italiane, gjatë hetimeve të mëparshme bërë në Shqipëri në kuadër të operacioneve ‘Shefi’ dhe ‘Kulmi’ në mars të vitit 2018 e në qershor të vitit 2020, kanë rindërtuar, edhe me ndihmën e deklaratave të katër bashkëpuntorëve të drejtësisë, të dhëna për shkelje të ligjit te kryera nga zyrtar publik shqiptar, pastrim parash, po ashtu të gjithë “zinxhirin e prodhimit” të lëndës narkotike që nga kultivimi, prodhimi, mbledhja, magazinimi dhe trafikimi në drejtim të brigjeve pugliese me mjete lundruese të fuqishëm.

Në tërësi, në kuadër të hetimeve të sipërpërmëndura, janë sekuestruar rreth 6 (gjashtë) tonelata lëndë narkotike të tipit marijuanë, kokainë e hashish, duke ju hequr organizatave kriminale të ardhura të vlerësuara në mbi 55 milion euro, për një sasi totale prej rreth 14 milion dozash njëshe që dalin nga shpërndarja me pakicë.

Në kuadër të këtij hetimi janë sekuestruar me qëllim konfiskimin e tyre, pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme, subjekte tregtare, ambiente biznesi, në një vlerë prej 10 (dhjetë) milion euro.

Ky hetim është vlerësuar nga EUROJUST si një ndër hetimet më të sukseshme në Evropë, i kryer në kuadër të Skuadrës së Përbashkët Hetimore.

Në përfundim të hetimeve paraprake janë dërguar për gjykim të pandehurit Robert Myftari, Julian Bejdollari, Aurel Kalari, Rexhino Muçaj, Piro (Kleo) Bregu, Ilirian Duçellari (alias Ilirian Zaimi), Orhan Duçellari, Alban Koshi, Elton Hamza dhe Mariglen Shusha, të cilët kanë kryer aktivitetin kriminal të trafikimit të narkotikëve në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Në përfundim të gjykimit Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr.13, datë 09.02.2023, ka deklaruar fajtorë të pandehurit e mësipërm sipas akuzave përkatëse si dhe ka i dënuar ata me burgim. Gjatë gjykimit në shkallë të parë Prokuroria kërkoi ndërmjet të tjerave deklarimin fajtor të të pandehurit Ilirjan Duçellari (Zaimi) edhe për veprën penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale” e parashikuar nga neni 287/1 gërma “d” i K.Penal si dhe konfiskimin e disa pasurive të cilat konsiderohen si produkt i veprës penale. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë me vendimin nr.13 datë 09.02.2023 deklaroi të pafajshëm të pandehurin Ilirjan Duçellari (Zaimi) për veprën penale të parashikuar nga neni 287/1 gërma “d” e Kodit Penal si dhe rrëzoi kërkesën për konfiskim të pasurive.

Prokuroria e Posaçme ka ushtruar ankim kundër vendimit nr.13 datë 09.02.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar pasi mori në shqyrtim ankimin e prokurorit dhe ankimet e të pandehurve, me vendimin nr.55, datë 22.12.2023, ka vendosur:

Lënien në fuqi të vendimit nr. 13, datë 09.02.2023, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me këtë ndryshim:
– Deklarimin fajtor të të pandehurit Ilirjan Duçellari (Zaimi) për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”, e parashikuar nga neni 287, pika 1, shkronja “b”, i Kodit Penal, dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 6 (gjashtë) vjet burgim;

– Në zbatim të nenit 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve, dënimin e të pandehurit Ilirjan Duçellari (Zaimi) me një dënim të vetëm prej 19 (nëntëmbëdhjetë) vitesh burgim;

– Në zbatim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale, uljen e dënimit me 1/3 (një të tretën) e tij, duke e dënuar përfundimisht të pandehurin Ilirjan Duçellari (Zaimi) me 12 (dymbëdhjetë) vjet e 8 (tetë) muaj burgim;

– Në mbështetje të nenit 36, pika 1, shkronja “b”, të Kodit Penal, konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit të këtyre pasurive:

–Pasuria me nr. 517/1 ND3 – N26, Zona Kadastrale 3140, Vol. 13, Fq. 113, e llojit “njësi”, me sipërfaqe 69.32 m2, ndodhur në Radhimë, Vlorë, regjistruar në emër të shtetasit Ilirjan Zaimi, hipotekuar në favor të Bankës së Parë të Investimeve Albania sh.a.., dhe të Bankës Societe Generale Albania sh.a.;

–Pasuria me nr. 24/8+1-14, Zona Kadastrale 8603, Vol. 6, Fq. 100, e llojit “apartament”, me sipërfaqe 56.80 m2, ndodhur në Lagjen “Pavarësia”, Vlorë, regjistruar në emër të shtetasit Ilirjan Zaimi, hipotekuar në favor të Bankës Societe Generale Albania sh.a.;

–Pasuria me nr. 28/4+1-28, Zona Kadastrale 8603, Vol. 16, Fq. 104, e llojit “apartament”, me sipërfaqe 134 m2, ndodhur në Lagjen “Pavarësia”, Vlorë, regjistruar në emër të shtetases Elisabeta Duçellari, hipotekuar në favor të Bankës Societe Generale Albania sh.a.;

–Pasuria me nr. 37/34-ND, Zona Kadastrale 8605, Vol. 45, Fq. 187, e llojit “ndërtesë”, me sipërfaqe 124 m2, ndodhur në Lagjen “Kushtrimi”, Vlorë, godinë tre katëshe, me dy kate banimi, me sipërfaqe 124 m2 secili, dhe kati i tretë me sipërfaqe 71 m2, regjistruar në emër të shtetasit Neki Duçellari, hipotekuar në favor të Bankës Societe Generale Albania sh.a.;”, njofton SPAK.

Etiketa: apelidrogeItaliaspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Në qendër të trafikut të drogës, pronari i “Cinco Cavalli” Ermir Ndreaj në pranga

13:39 : 26/07/2025
SPORT

Shkarkimi nga Italia, Spalletti: Më ka prishur gjumin, më ndikon në gjithçka

10:04 : 26/07/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Bisedat në SKY ECC, arrestohen 4 persona me urdhër të SPAK! Akuzë e re për Dervishajn dhe Alibejn

20:37 : 25/07/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Shpërndanin drogë në Vlorë e Sarandë, ja kush janë 4 të arrestuarit

17:20 : 25/07/2025
AKTUALITET

Trafik armësh drejt Anglisë, SPAK dërgon në gjykim 6 të pandehur

17:04 : 25/07/2025
AKTUALITET

Gentian Sula i NOA-s ‘pret në besë’ Ajola Xoxën: Kontrata për 220 mijë euro ishte fiktive

16:50 : 25/07/2025
Para

"Drama e Krishtlindjeve në Lushnjë dhe shteti ynë brekëgrisur"

TË GJITHA

Kapet “skifteri” në Tiranë, vidhte portofola, celularë dhe para në stacionet e autobusëve

14:59 : 26/07/2025

Probleme te Vllaznia, dy sulmues rrezikojnë ndeshjen e kthimit në Europë

14:58 : 26/07/2025

Kosovë/ Dështon sërish konstituimi i Kuvendit, thirret seancë në orën 22:00!

14:45 : 26/07/2025

Zbardhet vrasja e Anest Ramës/ E bija e mbyti me të dashurin 55-vjeçar (Dinamika)

14:38 : 26/07/2025

Zjarri në malin e Shpiragut, rrezikohen disa fshatra! Banorët: Jemi të frikësuar për shtëpitë!

14:37 : 26/07/2025

Ndezi zjarr në një zonë të mbrojtur në Shkopet, në hetim 72-vjeçari

14:32 : 26/07/2025

Lista e Lacios, Sarri mund të sakrifikojë Hysajn

14:17 : 26/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com