Mjegulla e dendur ka pushtuar Kukësin mëngjesin e kësaj të marte. Kjo ka bërë që të krijohet vështirësi në qarkullimin e mjeteve.
Mjegulla ka përfshirë edhe një pjesë të gjatësisë së “Rrugës së Kombit”, nga segmenti Kolsh-Pobreg.
Mjegulla e dendur ka detyruar drejtuesit e automjeteve të ulin shpejtësinë e mjetit, për të shmangur ndonjë aksident të mundshëm.