• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Deputetët e PS i votojnë ligjet nga makina/ ISP: Fyese! Në çdo vend serioz do kishte hetim të rastit

19:53 : 19/12/2023
në AKTUALITET, POLITIKE

Që prej nisjes së aksionit të opozitës në Kuvend, mazhoranca ka marrë vendimin që në mënyrë anti-kushtetuese mbledhjet e komisioneve parlamentare t’i zhvillojë online. Skandali bëhet më i rëndë nga ajo se çfarë vihet re, ku një pjesë e mirë e deputetëve shfaqen me kamera të fikura, në makina, lokale, apo në aktivitetet të ndryshme, duke mos e patur fare mendjen tek ajo se çfarë diskutohet në komisione, veç faktit që në to nuk marrin pjesë as deputetët e opozitës.

Në lidhje me këtë skandal ka ardhur sot një reagim nga Instituti i Studimeve Politike. Ky i fundit ka marrë si shembull deputetin Saimit Hasalla, i cili në nisje të Komisionit të Ligjeve shfaqet në një ambient të mbyllur, më pas, gjatë kohës që prezantohen ndryshimet ligjore dhe diskutohet mbi to, deputeti zhduket nga ekrani, e më pas shfaqet në makinë duke votuar.

Nga fotoja e mëposhtme vihet re qartë, ai nuk është i vetmi, por ka disa deputetë të PS që votojnë ndryshimet ligjore nga makinat e tyre duke udhëtuar. Sipas ISP-së, votimi i sotëm në Kosmisionin e Ligjeve ishte absurde, fyese për integritetin e votës dhe procedurat parlamentare, teksa e konsideron si akt arrogance ndaj parimeve të transparencës dhe të llogaridhënies, integritetit dhe solemnitetit parlamentar.

“Në çdo vend dhe institucion serioz do të duhej të kishte hetim të rastit, zbatim të neneve penalizuese të Kodit të Sjelljes dhe Rregullores, etj, por në rastin tonë, Kuvendi nuk heton dhe as shqyrton gabimet/shkeljet e veta.” – thuhet më tej në reagimin e ISP-së.

ISP bën thirrje për rikthimin e mbledhjeve të Kuvendit në normalitet, sidomos të mbledhjeve të komisioneve dhe ngre shqetësimin se kjo praktikë joligjore po keqpërdoret për të kaluar ligje të diskutueshme dhe për të injoruar detyrimet e transparencës dhe të llogaridhënies, që sipas saj, po bëhen gjithnjë e më të mëdha.

Lexo edhe:

Aksidenti në Bulqizë/ Policia: Shoferi që u gjet në mjeti ishte shpallur i zhdukur, dërgohet tek Trauma

Aksident në “Rrugën e Arbrit”, makina përfundon në kanal

Reagimi i plotë:

Votimi i ligjeve është një akt kushtetues, akt solemn dhe akt integriteti. Deputetët kanë funksionin ligjvënës dhe e ushtrojnë atë përmes disa standardeve etike dhe proceduriale të përcaktuara në Rregulloren e Kuvendit dhe në Kodin e Sjelljes. Shqyrtimi dhe votimi i ligjeve kërkojnë dokumentacion, debat, pyetje dhe diskutime, bindje personale dhe votim për çdo nen dhe në tërësi të aktit. Këto norma dhe parime klasike do të duhet të ishin të tilla edhe në rastin e Shqipërisë, por sot, pikërisht në debatin rreth ndryshimeve në ligjin për komisionet hetimore, në Komisionin e Ligjeve, komision që duhej të ishte model për komisionet e tjera në respektimin e Rregullores dhe procedurës, – u shënuan skena votimi absurde.

Në foton e parë është nisja e punës së komisionit dhe njëri prej deputetëve (S.H.) e nis mbledhjen nga një mjedis i mbyllur, i justifikuar në kushtet e mbledhjeve online. Gjatë kohës që prezantohen ndryshimet ligjore dhe diskutohet mbi to, deputeti zhduket nga ekrani, lëviz nga mjedisi i mbyllur dhe udhëton me makinë, (foto 2) duke kaluar gjysmën e mbledhjes duke drejtuar makinën live në faqen e Kuvendit (pa respektuar Kodin Rrugor që ndalon përdorimin e telefonit dhe detyron shoferin të ketë rrip sigurimi). Në fund të mbledhjes, ai ngre dorën dhe voton nga makina, – vota quhet e vlefshme, shumica arrihet dhe ndryshimet ligjore hyjnë në fuqi! Dhe nuk është i vetmi në foto që voton nga makina!

Kaq e thjeshtë, e lexueshme, publike, absurde, fyese për integritetin e votës dhe procedurat parlamentare ishte votimi i sotëm në Kuvend (Komisioni i Ligjeve). Fakti është publik, i verifikueshëm online në faqen e Kuvendit dhe si i tillë, akt arrogance ndaj parimeve të transparencës dhe të llogaridhënies, integritetit dhe solemnitetit parlamentar.

Në çdo vend dhe institucion serioz do të duhej të kishte hetim të rastit, zbatim të neneve penalizuese të Kodit të Sjelljes dhe Rregullores, etj, por në rastin tonë, Kuvendi nuk heton dhe as shqyrton gabimet/shkeljet e veta. Në rastin e fundit, drejtuesja e Komisionit të Ligjeve dhe dy anëtarë të tjerë të Komisionit, janë njëherësh shumicë vendimmarrëse (drejtues dhe anëtarë) të Sekretariatit për Etikën në Kuvend, organ që vlerëson respektimin e Rregullores në procedurat parlamentare dhe Kodin e Etikës. Prezenca e tyre së paku do të duhej të ishte element nxitës për respektimin formal të procedurave në një debat formal pa prezencë të opozitës dhe pa debat profesional midis deputetëve.

Instituti i Studimeve Politike (ISP) monitoron aktivitetin parlamentar dhe respektimin e Kodit të Sjelljes dhe Rregullores së Kuvendit. Nga ky angazhim ISP ka bërë thirrje disa herë për rikthimin e mbledhjeve të Kuvendit në normalitet, sidomos të mbledhjeve të komisioneve. Shqetësimi se kjo praktikë joligjore po keqpërdoret për të kaluar ligje të diskutueshme dhe për të injoruar detyrimet e transparencës dhe të llogaridhënies po bëhen gjithnjë e më të mëdha.

Etiketa: deputetInstituti i Studimeve Politikekomisionet parlamentareKomisioni i ligjevemakinapsvotojnë

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Aksidenti në Bulqizë/ Policia: Shoferi që u gjet në mjeti ishte shpallur i zhdukur, dërgohet tek Trauma

19:45 : 06/06/2025
AKTUALITET

Aksident në “Rrugën e Arbrit”, makina përfundon në kanal

18:14 : 06/06/2025
AKTUALITET

“Kjo është betejë për dinjitet”/ Aulon Kalaja: Kam video ku votat e PD i janë kaluar PS

19:51 : 05/06/2025
AKTUALITET

Aksident i rëndë, plagosen 4 persona në Burrel! Dy nisen drejt Traumës

19:46 : 05/06/2025
AKTUALITET

Vlorë/ Makina përplas 75-vjeçarin në vizat e bardha, i moshuari dëmtohet rëndë

16:35 : 05/06/2025
AKTUALITET

Gafa e Kuvendit/ Spiropali “konverton” Erion Braçen në Demokrat (FOTO)

11:30 : 05/06/2025
Para

“Arrest në zyrë”? Shtëpia zhvendoset te selia e PD, Berisha e ka gjetur “zgjidhjen”

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 7 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 06/06/2025
FIFA World Cup, WM, Weltmeisterschaft, Fussball Trophy file photo File photo dated 18-12-2022 of the FIFA World Cup Trophy. A prospective Saudi Arabia World Cup is taking football back to a dark time , according to Human Rights Watch. Issue date: Thursday November 2, 2023. FILE PHOTO Use subject to restrictions. Editorial use only, no commercial use without prior consent from rights holder. PUBLICATIONxNOTxINxUKxIRL Copyright: xMikexEgertonx 74417410

Kualifikueset e Botërorit! Turpërohet Italia, zhgënjen edhe Belgjika

22:56 : 06/06/2025

“S’eci dot, s’u ktheva as për të varrosur nënën”/ Kurohet në Francë për diabetin, i ndërpresin KEMP-in

22:56 : 06/06/2025

Ushtria izraelite sulmon objektet nëntokësore të Hezbollahut në Liban

22:53 : 06/06/2025

Leao pranon kalimin te Bayerni, Milan kërkon 100 milionë euro

22:46 : 06/06/2025

Kërkoi të ndërtonte shtëpinë, miqtë i zhvasin 8 mijë euro

22:44 : 06/06/2025

Itali, 38-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në mes të arës

22:43 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com