• Kontakt
Thursday, September 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Socialistët dhe Lulzim Basha miratojnë arrestimin e Berishës

16:09 : 18/12/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Këshilli i Mandateve vendosi  me 6 vota pro miratimin e kërkesës së SPAK për caktimin e një masë arresti ndaj Sali Berishës. Pesë deputetë të mazhorancës përfshirë kryetaren Lindita Nikolla si dhe Enkelejd Alibeaj (që përfaqëson grupimin e Lulzim Bashës) mbështetën kërkesën e prokurorisë për ashpërsimin e masës së sigurisë ndaj kreut të PD-së.

Deputetët e opozitës dhe kryetari i PD-së, Sali Berisha nuk ishte prezent në seancë. Ky i fundit u përfaqësua me prokurorë të posaçme nga dy avokatët e tij, Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi. Përfaqësues nga SPAK ishin prokurorët dhe Enkeleja Millonai dhe Arben Kraja.

Në nisje të seancës, avokati i Berishës, Genc Gjokutaj kërkoi shtyrjen e seancës apo pezullimin e saj deri në shprehjen e një vendimi të Gjykatës Kushtetuese për çështjen – ku është ankimuar procedura e ndjekur nga SPAK për masën e detyrim paraqitjes ndaj Berishës.

Thelbi i konfliktit të çështjes është mënyra e interpretimit të procedurës që i bëjnë palët, duke iu referuar pikës 2 të nenit 73 të Kushtetutës që thotë: “Deputeti nuk mund të arrestohet ose t’i hiqet liria në çfarëdo lloj forme apo ndaj tij të ushtrohet kontroll personal ose i banesës, pa autorizimin e Kuvendit”.

Lexo edhe:

Tomorri: Regjimet prodhojnë cirk, në Parlament Rama do kalojë çfarë t’i dojë qejfi

E ngarkuara me punë e SHBA takon Dumanin: Folëm për takimet me zyrtarët e Administratës Trump

SPAK këmbëngul se nuk ka nevojë që ti drejtohej parlamentit për dhënien e një mase detyrim paraqitje për një deputet. Sipas prokurorisë, masa e detyrim paraqitjes dhe ajo e ndalimit të lëvizjes jashtë vendit që janë kërkuar nga SPAK, nuk përbëjnë “heqje lirie”, por kufizim të saj.

Nga ana tjetër, avokatët e Berishës kanë qëndrim të kundërt, që mbajnë qëndrimin se këto masa përbëjnë heqje lirie. Gjatë seancës së sotme, Gjokutaj solli në vëmendje edhe vlerësimin e parlamentit për ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahirit.

“Keni vendimin nr 104 të viti 2017 që bëhet fjalë për Saimir Tahirin. Në atë rast Kuvendi ka dhënë autorizim edhe për ‘detyrim paraqitje’ dhe për mos daljen nga vendi”, solli në vëmendje Gjokutaj.

Avokati Sokol Mëngjesi sqaroi se për Tahirin, Kuvendi vlerësoi se masat e detyrim paraqitjes dhe ndalimit të lëvizjes jashtë vendit u vlerësuan si masa “shtrënguese e heqjes së lirisë“, duke krijuar një precedent.

“Gjykata Kushtetuese ka në dorë kërkesën tonë nëse kjo do të konsiderohet apo jo cënim apo heqje sigurie”, tha avokati dhe kërkoi që vendimi të merret pasi të shprehet Kushtetuesja. Kjo, shpjegoi ai, do të evitonte përplasjen e qëndrimeve mes Kuvendit dhe Gjykatës Kushtetuese. “Prisni Kushtetuesen se as ju dhe ne nuk dimë më shumë se ata. Kjo i bën mirë çështjes, integritetit të institucionit për ti bërë gjërat sipas ligjit, sipas radhës”, theksoi.

Kërkesa u rrëzua. Kryetarja Lindita Nikolla, katër deputetët e tjerë të mazhorancës dhe Enkelejd Alibeaj bashkuan votat dhe vendosën kundër.

Pas kësaj, prokurori i SPAK Arben Kraja prezantoi një rezyme të akuzave ndaj Sali Berishës. Ndaj tij, prokuroria ka ngritur akuzat për veprat penale korrupsion pasiv në bashkëpunim, në lidhje me çështjen e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”.

Kraja theksoi se kërkesa për ashpërsimin e masës ndaj Berishës, në arrest me burg apo arrest shtëpie – nga detyrim paraqitjen, vjen vetëm për shkak se ai ka shkelur vendimet e gjykatës për tu paraqitur pranë SPAK. Prokurori nuk iu përgjigj disa pyetjeve të avokatëve të Berishës lidhur me akuzat apo çështje procedurale të procedimit penal në ngarkim të Berishës. Duke iu përgjigjur Enkelejd Alibeajt, ai nuk zbuloi as kërkesën konkrete që do ti bëjë SPAK gjykatës për masën e re ndaj Berishës (Arrest me burg, apo arrest në shtëpi).

Për avokatët e Berishës, përmbledhja e kërkesës drejtuar Kuvendit për dy masa njëkohësisht është jo ligjore. Gjokutaj u shpreh se secila masë ka karakteristikat e veta dhe kërkesa do ishte në përputhje me ligjin nëse SPAK do ta përcaktonte.

Po ashtu, ata vlerësuan se edhe akuzat penale ndaj Berishës nuk qëndrojnë nga ana ligjore.

Në fund, deputetët e mazhorancës dhe Enkelejd Alibeaj bashkuan votat sërish dhe miratuan me shumicë kërkesën e SPAK që i hap rrugë ashpërsimit të masës së sigurisë ndaj Berishës. Më pas, vendimarrja i kalon Kuvendit, që do të shprehet këtë të enjte, 21 Dhjetor, ku pritet një vendim i njëjtë si në Këshillin e Mandateve.

Seanca pati edhe momente tensioni, teksa Lindita Nikolla i hoqi fjalën Gjokutajt, me argumentin se gjatë fjalës së tij po dilte jashtë thelbit së kërkesës për të cilin ishte mbledhur Këshilli i Mandateve. Gjatë seancës që zgjati rreth 4 orë, në emër të SPAK foli vetëm prokurori Arben Kraja, ndërsa kolegia e tij Enkelejda Millonai u mjaftua vetëm me prezencën.

Etiketa: keshilli i mandatevekuvendparlamentSali Berishaspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Tomorri: Regjimet prodhojnë cirk, në Parlament Rama do kalojë çfarë t’i dojë qejfi

19:18 : 18/09/2025
AKTUALITET

E ngarkuara me punë e SHBA takon Dumanin: Folëm për takimet me zyrtarët e Administratës Trump

19:04 : 18/09/2025
AKTUALITET

Tensionet në Kuvend/ Arlind Qori: Rama foli si Mussolini, Peleshi u soll si dordolec pa autonomi

18:05 : 18/09/2025
AKTUALITET

Tensionet/ PD letër trupit diplomatik: Rama erdhi me plan për të provokuar, u shkel Kushtetuta

17:01 : 18/09/2025
AKTUALITET

VIDEO-SKANDAL/ Shoferi i prokurorit të SPAK Alfred Shehu kërcënon shefin e Rrugores në Elbasan

16:13 : 18/09/2025
AKTUALITET

“Ballistët” mbetën jashtë Kuvendit/ Alimadhi akuza Nokës: Gjithmonë me hilera dhe poshtërsira

15:40 : 18/09/2025
Para

Zyrtare/ Lëvizje surprizë te Partizani, klubi i kuq ndërpret bashkëpunimin me titullarin

TË GJITHA

Zjarr masiv në fshatin Poro të Vlorës, rrezikohet përhapja

20:41 : 18/09/2025

Financial Times: SHBA do t’i shesë Ukrainës 33 mijë dronë me Inteligjencë Artificiale

20:29 : 18/09/2025

Intervista e parë e Papa Leonit XIV: Gjenocid në Gaza? Selia e Shenjtë për momentin nuk shprehet

20:27 : 18/09/2025

PD kërkon anulimin e seancës ku u votua qeveria e re: U shkel Kushtetuta dhe rregullorja e Parlamentit

20:14 : 18/09/2025

“Rama nis mandatin e katërt”/ Reuters: Imazhi i Shqipërisë i dëmtuar nga skandalet e korrupsionit

20:02 : 18/09/2025

Trafiku i armëve nga Kosova në Tiranë, dosja shkon në SPAK me 9 persona të arrestuar

20:00 : 18/09/2025

Lefter Maliqi: Ilir Meta po mbahet në burg politikisht, i bëjnë kontrolle sikur të ishte kriminel

19:46 : 18/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com