• Kontakt
Thursday, August 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Salillari “mbret” edhe në Dimal, fiton të gjithë tenderat nga Bashkia dhe Drejtoria e Kullimit

10:53 : 15/12/2023
në AKTUALITET, KRYESORE

Nga Boldnews.al

Bashkia e Dimalit është një nga institucionet e qeverisjes lokale më të vogla të Shqipërisë, një bashki me një buxhet të vogël. Por, kjo s’e ka penguar një nga firmat më të mëdha në Shqipëri, “Salillari” të përfitojë nga fondet e kësaj bashkie. Në fakt, automjete të kësaj firme qendrojnë prej kohësh në unazën e këtij qyteti, teksa vijojnë punimet prej shumë kohësh. Ata po sistemojnë pjesë në afërsi të lumit Osum, ndërsa një Zot e di se çfarë po bëjnë në atë zonë. Pjesa me plepa është mbuluar me dhera, ndërkohë janë bërë disa trotuare të cilat nuk janë fare të aksesueshme nga ky “qytet i vdekur”.

Sipas dokumenteve që disponon BoldNews.al, për një kohë të shkurtër, “Salillari” ka përfituar një shumë prej 4 milionë eurosh nga kjo bashki, e drejtuar në mandatin e tretë nga Juliana Memaj. Në fakt, Juliana shkon në zyrë një apo dy herë në javë, pasi banon në Tiranë. Por, në momentet më kyçe, siç është firmosja e tenderëve, gjithmonë është e pranishme! Por, kur mbaruan paratë e kësaj bashkie, “Salillari” ka hedhur zyrë nga paratë e Drejtorisë së Kullimit të Korçës, që mbulon edhe Qarkun e Beratit. Me një të rënë të lapsit, edhe pse jo oferta më e ulët, sërish “Salillari” është shpallur fitues për një punë mbrojtje lumore në Dimal. Nuk doli ndonjë firmë tjetër për punë në Dimal?!

Shpallja e njoftimit të fituesit të tenderit nga Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit në Korçë

Sipas dokumenteve që disponon redaksia e BoldNews.al, Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit në Korçë ka shpallur firmën “Salillari” fituese të një pune për mbrojtje lumore. Dokumenti i mësilërm është shpallur në datë 11 dhejtor 2023, ndërkohë që bën fjalë për kontratë për punë publike. Objekti i tenderit ishte “Mbrojtja nga përmbytjet e lumit Osum tek Ura e Re, Bashkia Dimal”. Pra, në të njëjtin vend që automjetet e Salillarit qendrojnë prej shumë muajsh. Të jetë rastësi, apo fituesi është i paracaktuar?! Vlera e tenderit ishte 65.472.270 lekë pa TVSH, ndërkohë që punimet duhet të kryhen brenda 4 muajve.

Firma fituese, oligarku Salillari ka ofruar 45.634.826 lekë pa TVSH, teksa në tender ka pasur edhe oferta më të ulëta si ajo e BOE “ASI-2A CO” & “Shendelli”. Ofertë më të ulët ka paraqitur edhe një firmë me bazë në Dimal, “BESTA” që operonte me firmën “Zeqirllari”. Oferta e tyre ishte 37.747.420 lekë pa TVSH. Por, këtu filloi edhe operacioni “gërshëra”, ku nga 10 firmë në garë u s’kualifikuan plot 8 të tilla, bashkë me ato me ofertat më të ulëta. Nëse do të shohësh listën e pjesëmarrësve vihet re se janë ato që bëjnë punime ndërtimi, fitojnë tendera në bashki të ndryshme. Por, në këtë rast u s’kualifikuan, duke i hapur rrugë Salillarit të bëjë një punë që ndoshta e ka kryer prej shumë muajsh, por vetëm do të fusë paratë në xhep!

Lexo edhe:

Drejtësia e re me “gabime” trashanike; KLGj-ja anulon tenderin 1.7 mln euro, dokumentet të pasakta

S’kanë fund abuzimet e AKSHI-t/ KLSH zbuloi rritje kostosh me 2 mln € për 3 tendera te Fondi i Sigurimeve

Denoncimi i BoldNews.al për një nga tenderët e fituar pa garë nga Salillari në Bashkinë Dimal:

Pasi rrafshoi malin, Salillari fiton tenderin nga Bashkia Dimal me 100 mijë euro më shumë në ofertë

 

Dy vite më parë, redaksia e BoldNews.al do të denonconte një procedurë të dyshimtë të një tenderi të shpallur nga Bashkia Dimal, ku fitues doli firma “Salillari”. Shkrimi kishte një titull “Pasi rrafshoi malin, Salillari fiton tenderin nga Bashkia Dimal me 100 mijë euro më shumë në ofertë”. Bëhej fjalë në procedurën “rikonstruksion i rrugës Unaza e Re në lagjën 28 Nëntori”, me një vlerë 82.666.970 lekë. Por ky s’ka qenë tenderi i vetëm i fituar nga kjo kompani në Dimal, pasi ka fituar edhe tenderin “rkonstruksion i rrjeteve shpërndarës të Ujësjellësit me vlerë 82.006.046 lekë. Apo edhe tenderin e majmë “rrjeti i jashtëm dhe brendshëm, njësia administrative Cukalat” me vlerë 201.420.870 lekë. Ka fituar edhe tenderin “sistemim i rrugës së tregjeve (loti 1)” me vlerë 59.116.230. Pra, për një kohë të shkurtër i ka marrë kësaj bashkie të varfër plot 4 milionë euro. Shumicën me oferta më të larta dhe me dyshime të mëdha se gjithçka ka qenë e paracaktuar.

Ndërkohë, Dimali s’është bashkia e vetme që ai del fitues. Bashkia e Kuçovës, disa kilometra larg asaj të Dimalit, e ka shpallur fitues për një mori tenderësh. Vlera më e madhe dhe më e kontestuar ka qenë për tenderin “ndërtimi i ujësjellësit për fshatrat Lumas, Pëllumbas, Bardhaj …” me vlerë 361.206.231 lekë. Ka fituar edhe tenderin me objekt “rikonstruksion dhe hapje kanali i ujrave të zeza në lagjen nr.2”, apo edhe disa procedura të tjera të majme.

Etiketa: abuzimdimalDrejtorisë e Kullimit KorçëJuliana MemajSalillaritender

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Drejtësia e re me “gabime” trashanike; KLGj-ja anulon tenderin 1.7 mln euro, dokumentet të pasakta

08:45 : 13/08/2025
AKTUALITET

S’kanë fund abuzimet e AKSHI-t/ KLSH zbuloi rritje kostosh me 2 mln € për 3 tendera te Fondi i Sigurimeve

12:39 : 12/08/2025
AKTUALITET

Skandal korruptiv në Tropojë/ PD: Rexhë Byberaj favorizon familjarët me tender 1 miliard lekë

12:51 : 11/08/2025
Biznesmeni që u tejmbushi tryezën me mish Ramës dhe Tërmetit fiton tenderin për të prerë pemët në Ujin e Ftohtë
AKTUALITET

Biznesmeni që u tejmbushi tryezën me mish Ramës dhe Tërmetit fiton tenderin për të prerë pemët në Ujin e Ftohtë

20:21 : 09/08/2025
AKTUALITET

Trafikoi tonelata kokainë në Europë/ Julian Balla fitoi tenderin 1.2 mld lekë të plehrave në Shijak

22:37 : 08/08/2025
AKTUALITET

Dhunoi nënën me urdhër mbrojtjeje, arrestohet 43-vjeçari në Dimal

10:25 : 07/08/2025
Para

SPAK jep pretencën për Lefter Allën, sa vite burg kërkon për ish-kryebashkiakun socialist

TË GJITHA

PSG triumfon në finalen e Superkupës, thyen me penallti Tottenhamin

23:11 : 13/08/2025

Horoskopi, e mërkurë, 14 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 13/08/2025

Interi dhe Milani mbeten “thatë”, Liverpooli u rrëmben objektivin e merkatos

22:54 : 13/08/2025

“Edhe rajoni po digjet”, por Greqia sjell mjetet zjarrfikëse që Shqipëria nuk i ka

22:47 : 13/08/2025

Aksident në aksin Fier–Levan, përplasen 2 automjete, njëri përfundon në kanal

22:24 : 13/08/2025

Sam Altman sfidon Neurolinkun e Musk, gati startupi për “bashkimin” e njeriut me makinerinë

22:23 : 13/08/2025

PSG-së nuk po i ecën me ekipet londineze, Tottenham dyfishon shifrat

22:17 : 13/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com