• Kontakt
Friday, July 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ngritja e propagandës për rënien e zonave të mbrojtura

08:46 : 15/12/2023
në AKTUALITET, POLITIKE

Deputeti socialist, Fadil Nasufi, i cili pati detyrën, në emër të një grupi prej dymbëdhjetë deputetësh, për të prezantuar ndryshimet e propozuara në ligjin “Për zonat e mbrojtura” pohoi përpara Komisionit për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, se ndryshimet në fjalë u hartuan “në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit”.

Ideja për të ndryshuar legjislacionin mjedisor që rregullon dhe kontrollon administrimin e zonave të mbrojtura të vendit, filloi të zhvillohej, në rrethe të ngushta brenda autoritetit shtetëror gjatë sezonit veror, por deri tani, roli i ministrisë nuk kishte rënë në sy të opinionit publik, pasi ndryshimet e propozuara u justifikuan me kërkesën e një numri kryetarësh bashkish, në emër të Shoqatës për Autonomi Vendore. Në fakt, kërkesa përmban firmat e kryetarëve dhe vulat respektive të vetëm trembëdhjetë bashkive të vendit, por jo vulën e shoqatës në fjalë.

Mbledhja u zhvillua online, pas një vendimi të paprecedentë në historinë e praktikës parlamentare shqiptare, të marrë nga shumica socialiste, të cilin juristja deputete Dhurata Çupi (PD), e ka quajtur një shkelje flagrante të Rregullores së Parlamentit, me të vetmin qëllim, shuarjen e zërit të opozitës.

Zhvillimi i seancave të mbyllura online i ndalon gazetarët për të qenë prezentë, fizikisht në sallë, duke i privuar ata dhe përfaqësuesit e popullit nga ballafaqimi me njëri-tjetrin dhe cenon llogaridhënien e drejtpërdrejtë të zyrtarëve publikë.

Mbledhja, e cila ishte lënë të mbahej të mërkurën në orën 12:00, filloi disa minuta me vonesë për shkak së nuk po arrihej numri i kërkuar i pjesëmarrjes (gjysma e deputetëve + 1) në mënyrë që takimi të mund të konsiderohej, ligjërisht, i vlefshëm. Ajo filloi vetëm pasi u sigurua minimumi i numrit të nevojshëm të deputetëve pjesëmarrës, por ra përsëri, nën minimumin e kërkuar, sapo nisi takimi. Dy prej deputetëve e ndoqën nga kabina e makinës së tyre, ndërsa ishin në udhëtim.

Lexo edhe:

Nga mesazhet kontradiktore të Ramës tek mosveprimi i administratës/ Kush është fajtor për ‘Thethin’?

Burimi: Prokurorët nuk preken kur flet opozita, ndëshkohen kur urdhëron Rama

Arben Pëllumbi, në cilësinë e kryetarit të komisionit dhe të drejtuesit të takimit, informoi deputetët pjesëmarrës se grupe interesi, kryesisht organizata dhe individë të angazhuar në mbrojtjen e mjedisit dhe të natyrës, kishin kundërshtuar projektligjin, duke komentuar në faqen e dedikuar online të Kuvendit, apo kishin kërkuar zhvillimin e seancave të drejtpërdrejta dëgjimore. Në orët e ardhshme pritet njoftimi nga Kuvendi se kur do të zhvillohen seancat në fjalë.

Një burim anonim nga administrata e Kryesisë së Kuvendit tregoi për “Citizens Channel” se të hënën (11 dhjetor), një përfaqësi e Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë zhvilloi një takim informues mbi këto ndryshime, me përfaqësues të Kryesisë së Kuvendit të Shqipërisë.

Prezantimi i djeshëm i ndryshimeve të ligjit “Për zonat e mbrojtura” në Komisionin për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, ishte takimi i parë i cili çeli diskutimet publike, jo vetëm mes deputetëve, por edhe me takimet e pritshme me grupet e interesit, përpara se projektligji të kalojë në seancë plenare. Ndërkohë, “një draft i këtyre ndryshimeve, i ka kaluar, prej disa ditësh edhe Këshillit të Ministrave”, – pohoi Z. Pëllumbi.

Gjatë shqyrtimit, diskutimet në komision ishin të pakta (vetëm nga tre deputetë), ndërkohë që mungoi debati. Përfaqësuesit socialistë recituan dedikime për mjedisin, për habitatet dhe ekosistemet e egra dhe si gjithmonë, për ndryshimet e klimës. Kryetari Pëllumbi, komisioni i të cilit ka rënë dakord që të marrë në konsideratë miratimin e projektligjit që i heq zonave të mbrojtura mbrojtjen, u përbetua më shumë se një herë në emër të natyrës dhe gjelbërimit.

Në një moment, deputeti (Ismet) Beqiraj , kërkoi që të sqarohej më në detaj, në referencë të një prej amendimeve që lejonte zhvillimin e infrastrukturës së naftës dhe të gazit brenda territoreve të zonave të mbrojtura, por nuk mori përgjigje.

Fadil Nasufi, lideri i ndryshimeve, u shpreh se “Shqipëria nuk e ka luksin që të tkurret në pamundësitë e zhvillimit, duke mos shfrytëzuar 21,4 % të sipërfaqeve të zonave të mbrojtura me politika ndalimi ose bllokimi, duke i konceptuar zonat e mbrojtura si ishuj të izoluar, ku mungon prezenca e turistëve…”.

Gjatë diskutimit, zëvendësministri i Turizmit dhe Mjedisit, Znj. Almira Xhembulla, informoi deputetët se disa milionë turistë që vizituan vendin gjatë këtij viti, kishin treguar interes për turizmin e natyrës, ekoturizmin, apo turizmin rural.

Në relacionin që shoqëron ndryshimet (përgatitur nga deputetë me formim pa kurrfarë lidhje me ekspertizën apo përvojën mjedisore, CV-të e të cilëve u përkasin, kryesisht, biznesit dhe sigurisë fizike), theksohet nevoja për të krijuar vende pune dhe ekonomi, por pa përjashtuar mbrojtjen e biodiversitetit dhe të zonave të mbrojtura.

Në kontekstin e një trushplarje kombëtare të gjelbër, e shprehur veçanërisht me Vjosën, zhurma e së cilës ka si qëllim çorientimin e opinionit publik, hapja e parqeve kombëtare për zhvillim rrezikon të shënojë, jo thjesht humbjen e integritetit të zonave të mbrojtura, por fundin e burimeve natyrore të vendit.

Nuk janë ndryshimet e klimës që na rrezikojnë së pari, as mbrojtja e parqeve natyrore nga zhvillimi ekonomik, siç pretendojnë politikanët e paditur, por makutëria për hapje e një grupi që synon përfitime të mëdha, në emër të shumicës.

/ Artan Rama / Citizens Channel

Etiketa: ligjimazhorancandertimeNgritja e propagandëspër rënienpszonat e mbrojturazonave të mbrojtura

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Nga mesazhet kontradiktore të Ramës tek mosveprimi i administratës/ Kush është fajtor për ‘Thethin’?

10:07 : 11/07/2025
AKTUALITET

Burimi: Prokurorët nuk preken kur flet opozita, ndëshkohen kur urdhëron Rama

19:22 : 10/07/2025
AKTUALITET

Zbulohet projekti/ Rama, Oppenheim dhe Shytët shndërrojnë Vlorën në një geto me ngjyra

10:43 : 10/07/2025
AKTUALITET

Raporti i OSBE-ODIHR për 11 Majin: Pabarazi, abuzime dhe frikësim në zgjedhje

08:34 : 05/07/2025
AKTUALITET

Rama “stuhi” në Bashkinë e Vlorës! Kërkon dorëheqjen e nënkryetarëve dhe disa drejtorëve

13:17 : 03/07/2025
AKTUALITET

Zegjinezimi i politikës

10:55 : 03/07/2025
Para

Grabiti tre biznese, arrestohet hajduti në Berat

TË GJITHA

Zjarri shkrumbon 15 hektarë ullishte në Belsh, rrezikohen banesat

12:22 : 11/07/2025

Shenjat e horoskopit që do t’u ndodhë diçka e papritur këtë fundjavë

12:21 : 11/07/2025

Mali i Zi dhe Shqipëria kanë nivelet më të larta të kredive me probleme në Rajon

12:09 : 11/07/2025

Pse 30 këshilltarë janë pak për një drejtor ujësjellësi?

12:06 : 11/07/2025

Dy prokurorët e SPAK përplasen në seancë, kërkojnë dënime të ndryshme për kopshtarin e Altin Hajrit

11:56 : 11/07/2025

Europol shkatërron rrjetin e trafikut të qenieve njerëzore, shpëtohen 1194 viktima, 3 prej tyre në Shqipëri

11:53 : 11/07/2025

Rama: Drejtorin e Policisë së Shkodrës e bëmë shembull për të gjithë! S’ka më justifikime “se dija”

11:44 : 11/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com