• Kontakt
Wednesday, October 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

SHBA, republikanët një hap përpara në procesin lidhur me presidentin Biden

20:26 : 14/12/2023
në BOTA

Në Shtetet e Bashkuara, Dhoma e Përfaqësuesve me shumicë republikane votoi të mërkurën me një shumicë të ngushtë për t’i hapur rrugën procesit që do të përcaktojë nëse ka baza për të ngritur akuza për shkarkimin e Presidentit Joe Biden për përfshirje të mundshme në marrëdhëniet e biznesit të djalit të tij. Shtëpia e Bardhë mohon që presidenti të ketë kryer ndonjë shkelje.

Votimi për të përcaktuar nëse ka baza për të ngritur akuza ndaj presidentit Joe Biden në Dhomën e Përfaqësuesve përfundoi me 221 vota pro dhe 212 kundër.

Republikanët thanë se votimi shënoi një hap të rëndësishëm përpara në hetimin për përfshirjen ose jo të presidentit Biden në marrëdhëniet e biznesit të djalit të tij, Hunter.

“Është një histori e njohur: Një politikan që ndërmerr veprime nga të cilat më pas përfiton financiarisht familja e tij dhe më pas ka një përpjekje për ta fshehur një gjë që të tillë”, tha Kryetari i Komisionit Juridik të Dhomës së Përfaqësuesve, Jim Jordan.

Votimi i së mërkurës u jep republikanëve më shumë autoritet për të siguruar qasje në dokumente dhe prova për hetimin.

Lexo edhe:

“Ngritja e Kinës nuk do të jetë paqësore”, teoria që po trazon Pekinin

SHBA godet katër anije të dyshuara për trafik droge në Paqësor, 16 viktima

“Është shumë e qartë që Shtëpia e Bardhë ka penguar hetimin tonë. Mendoj se mesazhi ynë sot është shumë i qartë. Ata duhet të bashkëpunojnë”, tha Kryetari i Komisionit të Mbikqyrjes, James Comer.

Por Shtëpia e Bardhë tha se i ka përmbushur kërkesat e republikanëve.

“Ata kanë marrë 100,000 faqe dokumente. Kanë intervistuar dëshmitarë për 40 orë. Dokumentet dhe dëshmitarët që ata kërkuan, i hodhën poshtë akuzat e tyre të rreme”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre.

Hunter Biden refuzoi kërkesën e republikanëve të Dhomës së Përfaqësuesve për të dëshmuar me dyer të mbyllura të mërkurën, duke thënë se do të dëshmonte vetëm publikisht dhe se nuk kishte përfituar kurrë nga lidhjet politike të babait të tij.

“Në kulmin e krizës së varësisë nga droga, u tregova jashtëzakonisht i papërgjegjshëm me financat e mia. Por të sugjerosh se kjo përbën bazë për ngritje akuzash ndaj presidentit është përtej absurdit. Është e paturpshme. Nuk ka asnjë provë që të mbështesë pretendimet se babai im ishte i përfshirë financiarisht në biznesin tim”, tha ai.

Një sondazh i fundit tregon se 44 për qind e amerikanëve është në favor të një hetimi të tillë – ndërsa 40 për qind janë kundër tij. Demokratët e Dhomës së Përfaqësuesve thanë se votimi bëhej për arsye politike përpara zgjedhjeve presidenciale të vitit 2024.

“Shumica republikane do të bëjë gjithçka në fuqinë e saj në shërbim të rizgjedhjes së (ish-presidentit) Donald Trump. Të gjithë e dimë se ai është pas këtij procesi”, tha ligjvënësi Robert Garcia.

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson mund të hezitojë ta çojë më tej procesin, me votimin për ngritjen e akuzave zyrtare ndaj presidentit Biden. Republikanët kanë vetëm një epërsi të lehtë dhe në një cikël zgjedhor, një përpjekje e tillë për shkarkimin e presidentit do të përbënte një rrezik politik për disa republikanë në zona të ndara politikisht./ VOA

Etiketa: BidenSHBAShtepia e Bardhe

Lajme të lidhura

BOTA

“Ngritja e Kinës nuk do të jetë paqësore”, teoria që po trazon Pekinin

22:56 : 28/10/2025
BOTA

SHBA godet katër anije të dyshuara për trafik droge në Paqësor, 16 viktima

22:00 : 28/10/2025
BOTA

Sanksionet e SHBA, kompania e naftës “Lukoil” detyrohet të shesë asetet jashtë Rusisë!

13:37 : 28/10/2025
BOTA

SHBA-ja dhe Japonia lavdërojnë “epokën e artë” të aleancës, arrijnë marrëveshje për mineralet e rralla

09:44 : 28/10/2025
BOTA

Japonia planifikon pritje madhështore për Trump-in, në fokus ekspozita e kamionëve amerikanë

12:36 : 27/10/2025
BOTA

Uashingtoni dhe Pekini pranë një marrëveshje tregtare

22:34 : 26/10/2025
Para

Vrasja e Liridonës, eksperti rendit faktorët që çojnë në ekzekutimin e grave

TË GJITHA

Këmbimi valutor 29 tetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:15 : 29/10/2025

Kushte të qëndrueshme atmosferike e kthjellime, parashikimi i motit për ditën e sotme

08:12 : 29/10/2025

Horoskopi, 29 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:58 : 28/10/2025

“Ngritja e Kinës nuk do të jetë paqësore”, teoria që po trazon Pekinin

22:56 : 28/10/2025

Pamjet/ Momenti kur shoqërohet në komisariat 63-vjeçari që vrau me thikë Keli Hoxhën në Berat

22:48 : 28/10/2025

Aksident me vdekje në Tepelenë/ Motori përplaset me barrierat, humb jetën 25-vjeçari (EMRI-FOTO)

22:37 : 28/10/2025

Kampi i Gjadrit, deputetët italianë: Kushte çnjerëzore, emigrantët të mpirë nga ilaçet

22:21 : 28/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com