• Kontakt
Saturday, May 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Bushati: SPAK me dy standarde për Berishën e Veliajn

19:37 : 13/12/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, POLITIKE

Analisti Andi Bushati foli në edicionin e lajmeve në MCN TV lidhur me hetimet e fundit të Prokurorisë së Posaçme. Bushati tha se SPAK po operon me një teknologji hetimi me dy standarde, ndërsa krahasoi çështjen e privatizimit të klubit Partizani dhe inceneratorët.

Bushati vë në dukje se në rastin Berisha “duhet goditur kryesori, ndërsa në rastin Rama-Veliaj duhen mbrojtur kryesorët”. Sipas tij, nëse presioni do jetë i madh, Rama mund ta lëshojë edhe Veliajn, sikurse ka bërë me Lefter Kokën dhe të tjerë ish-zyrtarë.

“Unë them që reforma drejtësi është tashmë një dështim. Ne kemi pjellë një drejtësi politike, të ngjashme me drejtësinë e re që prodhoi Berisha në 92-93’ me gjyqtarët e plepave. Ne kemi sot një drejtësi që nuk bën drejtësi. Unë them që ne do kemi drejtësi, kur një qytetar i thjeshtë të fitojë një proces ndaj një oligarku. Teknologjia e hetimit të SPAK-ut është me dy standarde. Po të shikosh atë që është bërë me klubin Partizani dhe Berishën, thuhet që mëkati është lart. Malltezi është pasuruar se njeriu që ka qenë në krye të qeverisë e ka favorizuar. Te inceneratorët SPAK-u përdor standard-in që ai që është në krye të qeverisë është i pastër, por Ahmetaj, Koka, Bllako, Tushe kanë përfituar, por drejtuesit s’kanë ditur gjë. Nuk i shqyrton fare vendimet dhe aktet që janë prodhuar në mënyrë që disa njerëz të përfitojnë. Në rastin Berisha duhet goditur kryesori, në rastin Rama-Veliaj duhen mbrojtur kryesorët! Ka një tendencë për të mbrojtur të paprekshmit. Në bëmë një kimioterapi mbi sistemin, për të prekur të paprekshmit! Rama edhe mund ta mbrojë edhe ta lëshojë Veliajn. Unë mendoj se Rama e influencon SPAK-un, por s’e ka totalisht në dorë. Po të ishte për Ramën do të vazhdonte të na tregonte që inceneratorët janë histori suksesi. Kjo lojë ekuilibrash, mes faktorëve ndërkombëtar që duan të përligjin një sukses të reformës, dhe Ramës që do të mbrojë ushtarët e tij, zhvillohet nën rrogoz. E njëjta lojë që u luajt me Kokën, mund të luhet edhe me Veliajn, nëse presioni do jetë shumë i madh që ‘lëshoje Veliajn’, Rama do rezistojë, por në fund mund ta lëshojë. Nëse presioni do jetë i vogël Rama do arrijë ta shpëtojë. E gjitha kjo na tregon që vetëm drejtësi të pavarur s’kemi, por drejtësi të negociuar”, tha Bushti.

Ai foli edhe mbi veton greke mbi negociatat dhe zhvillimet e fundit politike në vend. Bushati theksoi se Shqipëria nuk mund ta përdorë veton greke si një alibi, duke theksuar se ne nuk jemi një vend me demokraci dhe që meritojmë BE-në.

“Shqipëria nuk mund të kthehet krenare nëse nuk ka një datë për hapjen e negociatave. Kjo s’lidhet vetëm me Greqinë dhe çështjen Beleri. Ne kemi që në vitin 2013 me këtë qeveri, dhe një nga premtimet solemne të Rilindjes ishte hapja e negociatave që në 4-vjecarin e parë, jemi në 4-vjecarin e tretë. Edhe sikur nesër të merrnim një lajm pozitiv, prapë do ishim të stërvonuar, e jo më nëse nuk e marrim këtë lajm. Kjo është kur do ta shohësh problemin nga ana jonë. Po morëm që armiq janë grekët, justifikimet janë shumë të lehta. Po e heq fajësinë greke, por po them që edhe kjo vonesë duhet të na bëjë të shikojmë me kokën mbrapa, a jemi në rregull me shtetin ligjor, me të famshmen reformë në drejtësi.  Unë besoj se mund të fillonte diskutimi i 5 kapitujve të parë, nëse e shtrojmë çështjen teknikisht. Por nëse e shtrojmë më thellë, a jemi ne një vend demokratik, natyrisht që jo. Edhe Serbia i ka hapur disa kapituj, por nuk është një vend demokratik. As duhet të gëzohemi, as ta përdorim si alibi veton greke. Ne nuk jemi një vend që meritojmë BE-në, jemi larg standardeve dhe vendeve me standarde të dobëta. Po e pamë në raport me BE-në, Shqipëria duhet të ishte OK. BE thotë që Vetingu ka funksionuar, reforma në drejtësi është histori suksesi etj etj”, tha Bushati.

Lexo edhe:

Rama: Berisha një buf kënete, nuk ka shans të debatojë me mua

Zgjedhjet/ Berisha thirrje të rinjve: Më 11 maj, vota është edhe për dinjitetin tuaj

Etiketa: Andi BushatiErion VeliajSali Berishaspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rama: Berisha një buf kënete, nuk ka shans të debatojë me mua

22:57 : 09/05/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet/ Berisha thirrje të rinjve: Më 11 maj, vota është edhe për dinjitetin tuaj

21:13 : 09/05/2025
AKTUALITET

Deputeti gjerman: Pasaportën Europiane ua garanton vetëm Sali Berisha!

20:41 : 09/05/2025
AKTUALITET

Denoncimi i PD: Ambulancat do të përdoren nga patronazhistët për të shpërndarë lekë për vota

19:18 : 09/05/2025
AKTUALITET

Prishen ekuilibrat në Shkodër/ Rama do një mandat më shumë, SPAK kontroll njerëzve të Tom Doshit

15:59 : 09/05/2025
AKTUALITET

Rama ia mori të gjitha, Veliaj nga qelia: Vota për Saliun është kthim pas

15:09 : 09/05/2025
Para

Megjithë apelin e presidentit Zelenskyy në Uashington, ndihma për Ukrainën ende në pikëpyetje

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 10 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:06 : 09/05/2025

Rama: Berisha një buf kënete, nuk ka shans të debatojë me mua

22:57 : 09/05/2025

Refluksi gastroezofageal/ Çfarë duhet të dini për djegien e stomakut

22:54 : 09/05/2025

Mimi Kodheli: Europa ka qenë ëndërr e gjyshit tim partizan dhe e Kristaq Ramës

22:47 : 09/05/2025

Chris LaCivita: “Non grata” e Sali Berishës në SHBA është vendosur me lobim, jam 100% i bindur

22:47 : 09/05/2025

Meksika padit Google për shkak të “Gjirit të Amerikës”

22:40 : 09/05/2025

‘Non Grata’ e Berishës, LaCivita: Vendimi i administratës Biden, ndërhyrje në zgjedhje

22:38 : 09/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com