• Kontakt
Tuesday, July 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Qeveria “mendon” veç për Tunelin e Llogarasë, objekti më i financuar edhe për këtë vit

08:26 : 12/12/2023
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE, POLITIKE

Tuneli i Llogarasë ka qenë objekti më i financuar gjatë këtij viti, ashtu si edhe vitin e kaluar ndër të gjitha projektet e tjera të investimeve që ka ndërmarrë qeveria.

Të dhëna të detajuara të Ministrisë së Financave tregojnë se nga janari në shtator 2023, për ndërtimin e tunelit të Llogorasë u çelen 6,7 miliardë lekë, shumë kjo sa 15% e fondeve të çelura të investimeve në 9-mujor.

Nisur nga fondet e disbursuara, duket se punimet në tunel kanë ecur më shpejt se programi, pasi në qershor ishte ezauruar 94% e planifikimit vjetor për këtë objekt. Në total, ecuria e investimeve publike ka qenë e dobët në 9-mujor, pasi është realizuar vetëm 35% e planit vjetor.

Pas tunelit të Llogarasë, financimet më të mëdha në lëmin e investimeve në 9-mujor janë bërë për blerjen e armatimeve të lehta dhe municioneve, me një vlerë prej 2,2 miliardë lekësh, ose rreth 21 milionë eurosh.

Projekti i tretë më i financuar këtë vit është ndërtimi i banesave individuale me një vlerë prej 1,4 miliardë lekë në 9-mujor, teksa projekti i katërt më i financuar ishte Rruga e Arbrit, me vlerë prej 1 miliard lekësh deri fund të shtatorit, teksa financimi vjetor për këtë aks që u ndërtuara me koncesion PPP është 2,8 miliardë lekë.

Lexo edhe:

Tallja e qeverisë me bonusin e pensionistëve, 27% e të moshuarve drejt varfërisë ekstreme

Lindja e populizmit të shëndetshëm

Projekti i pestë më i financuar ishin programet e furnizimit me ujë, të zhvilluara nga Fondi i Zhvillimit me 833 milionë lekë, ose rreth 8 milionë euro.

Projekti i gjashtë më i financuar fondet nga programi i IPARD II masa 3 me një vlerë mbi 690 milionë lek.

Lista e detajuara e investimeve tregon se deri në shtator nga plani vjetor prej 120 miliardë lekësh janë investuar vetëm 42 miliardë lekë ose 35 për qind.

Këto ditë, Thesari në Ministrinë e Financave është duke bërë pagesa të mëdha ndaj kompanive me të cilat kishte kontrata për punë dhe shërbime.

Dy vitet e fundit, Tuneli i Llogarasë ka qenë objekti më i financuar në vend. Ky objekt synon të lehtësojë lëvizjen drejt Jugut të vendit dhe zonave turistike tashmë shumë të preferuara nga të huajt. Infrastruktura e qarkut të Vlorës është vënë në qendër të investimeve publike të private.

Vitet e fundit është funksional një “By Pass” i ri që shmang trafikun nga rruga e vjetër përgjatë bregut. Rruga e re lumit të Vlorës, bashkë me tunelin e Llogarasë dhe Aeroportin e Vlorës po e çojnë infrastrukturën e qarkut në një nivel të ri.

Megjithëse se në tre dekadat e tranzicionit Shqipëria ka përqendruar investimet për përmirësimin e infrastrukturës rrugore në vend, investimet në linjat që na lidhin me rrjetin kryesor Europian TENT kanë mbetur pas.

Korridori 8 (Lindje -perëndim) dhe Korridori 10 (veri -Jug) që e bëjnë Shqipërinë pjesë e rrjetit kryesor rrugor Europian janë ende në një fazë të hershme./Monitor

Etiketa: investimeobjektiqeveriatuneli i llogarase

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Tallja e qeverisë me bonusin e pensionistëve, 27% e të moshuarve drejt varfërisë ekstreme

13:14 : 11/07/2026
AKTUALITET

Lindja e populizmit të shëndetshëm

12:09 : 11/07/2026
AKTUALITET

Administratë dhe nxënës shkollash/ Si po e mbush qeveria stadiumin për Kanye West

09:34 : 11/07/2026
AKTUALITET

Nga “asnjë qindarkë” te 4 mln euro, si mashtroi qeveria për koncertin e Kanye West

11:14 : 09/07/2026
AKTUALITET

Kanye West, mes Ramës dhe protestuesve

10:00 : 09/07/2026
AKTUALITET

Raporti/ Shqipëria po humbet fuqinë punëtore, 67% e popullsisë në moshë pune do të emigrojë

08:11 : 09/07/2026
Para

Çmenduria e Pirros së APD-së; 190 mijë euro 3 makina elektrike, s’kualifikon ofertën më të ulët

TË GJITHA

Izraeli dhe Libani rikthehen në tryezën e bisedimeve, armëpushimi vihet në pikëpyetje

16:58 : 14/07/2026

Hita takim me përfaqësuesit e ICITAP: Thellojmë partneritetin strategjik!

16:55 : 14/07/2026

Olta Gixhari flet për herë të parë për burrin: Kam patur fat!

16:43 : 14/07/2026

Fenomeni Galerne godet bregdetin francez, temperatura bie me 12°C brenda 30 minutash

16:42 : 14/07/2026

Vlorë/ Dy drejtues gomonesh gjobiten për shkelje të sigurisë detare

16:31 : 14/07/2026

Nënshkruhet traktati Britani-BE për Gjiblatarin/ Çfarë do të ndryshojë në kalimet kufitare?

16:22 : 14/07/2026

Deklarata raciste për Kosovën, PD kërkon shpalljen non grata të ministres së Vuçiç

16:12 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş