• Kontakt
Wednesday, July 1, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tragjedia në familjen shqiptare me dy drama brenda vitit, nëna e Altin Hotit: Kam humbur 3 fëmijë

09:57 : 11/12/2023
në AKTUALITET, BOTA, KRONIKE

Ura e tragjedisë është shndërruar në një altar me lule e drita, një vend i dhimbshëm pelegrinazhi ku mbizotërojnë lotët e përqafimet për humbjen e tre të rinjve, të gjithë në të 20-at e tyre: Altinit, Eglit dhe Giulia-s.

Fotot e tyre qëndrojnë të vendosura pikërisht aty, bashkë me hapësirën boshe të barrierave që tashmë mungojnë pasi u morën para nga makina me të cilën ata udhëtonin.

“Ishin miqtë e mi, shiko sa të bukur janë”, prek me fjalët e saj një vajzë e re. Prek fotot lehtë dhe shton “i vendosëm mbrëmë në darkë, duheshin dhe e lanë këtë botë bashkë”, duke iu referuar Altinit dhe Giulia-s, të cilët ishin të dashur.

Shtëpia ku jetonte Giulia është pak minuta larg vendin të ngjarjes. Nëna Dorotea nuk ndodhet aty, është ende nën shok. Ka shkuar në shtëpinë e të afërmve, por nuk mund të gjejë paqe. Ishin shumë të lidhura, thonë të gjithë, 20-vjeçarja ishte e apasionuar pas gjimnastikës artistike, aq sa ishte bërë mësuese.

Një vajzë që të gjithë e përshkruajnë të qeshur, të shkathët, plot jetë e entuziazëm, bujare dhe të përkushtuar. Aktualisht po ndiqte një kurs online Ekonomie, përveçse punonte.

Mbi tavolinën e saj në dhomën e gjumit ka ende libra, e oraret e leksioneve. Babai Vittorio kërkoi mëngjesin e së shtunës në morg që të shihte të bijën. Nuk qe e mundur, nuk ishte ende momenti dhe dhimbja prevaloi.

Lexo edhe:

“Një fëmijë u rikthye në jetë”, policia sqaron: Viktimë e aksidentit mbeti shoferi, 12 të plagosur

Ndërrojnë jetë dy punonjës të paraburgimit Nr. 313 në Tiranë/ EMRAT

Në shtëpinë e Giulia-s, gjatë pasdites, kushërinjtë e saj, Alessandro dhe Lorenzo kujdesen për 3 qentë e çiftit. Kushërinjtë u rritën bashkë, në dy vila të vogla që janë të vendosura përballë njëra-tjetrës. Lorenzo dhe Giulia ishin një moshë dhe u rritën si të ishin vëlla e motër.

“Unë dhe Altini ishim miq, jemi njohur në shkollë, do ta dua gjithmonë fort, por më mori kushërirën”, thotë duke mbajtur lotët.

“Por nuk mund të them që nuk e kam me të inatin. Bëri një budallallëk, ishte i papërgjegjshëm.  Megjithatë të thuash që ka qenë faji i Altinin, apo që e ka vrarë ai, janë dy gjëra të ndryshme. Ai nuk donte t’i bënte keq, e donte shumë”.

Altini, pasi humbi vëllain e tij më të vogël Admirin, në Maj të këtij viti për shkak të një aksidenti me makinë, nuk ishte më i njëjti.

“Nuk donte të dilte, nuk donte të fliste, nuk donte të dëgjonte ato ngushëllimet e vazhdueshme”, vijon Lorenzo.

“Që prej asaj dite nuk punonte më, tani po kërkonte diçka. Ngushëllimi i vetëm ishte ajo BMW që kishte blerë me kursimet e punëve të para, pasioni i përbashkët që kishte me vëllain e tij të vogël. Nuk ishte mirë”.

Atë natë, tregon kushëriri, “i kisha kërkuar Giulia-s dhe Altinit që të vinin tek shtëpia ime, kishin ardhur edhe herë të tjera. Por fillimisht nuk donin të dilnin, folëm me mesazhe. Ndërsa makinën e morën bashkë me Eglin dhe nuk u kthyen më”.

Në shtëpinë e 22-vjeçarit Altin Hoti, drama është ajo e një nëne që në pak muaj ka humbur dy djem.

“Kam humbur tre”, thotë ajo duke qarë. E pamundur për ta ngushëlluar, sepse Giulia-n e kishte si vajzë. 20-vjeçarja, pas tragjedisë së parë që kishte goditur familjen ishte përpjekur në çdo mënyrë për t’i qëndruar pranë të dashurit dhe nënës së tij. Miqtë e tjerë ndihen gati me fat.

Kush nuk hipi në makinë, kush u largua pak më herët, kush e kishte lënë për të dalë, por e zuri gjumi, si Vittorio.

“Fati i tha që nuk ishte momenti i tij”, komentojnë njerëzit e mbledhur fare pranë urës tragjike.

Kujtojmë se nga aksidenti tragjik që ndodhi gjatë orëve të natës të së premtes humbën jetën dy të rinjtë shqiptarë, Altin Hoti dhe Egli Gjeci, si dhe e reja italiane Giulia Di Tullio.

Egli ishte me origjinë nga Shqipëria, ndërsa Altini me origjinë nga Kosova. Të tre jetonin në Portogruaro, Altini ishte prej 2 vitesh në një lidhje me Giulia-n dhe ishte në drejtimin e automjetit kur ndodhi tragjedia e trefishtë.

Sipas hetimeve të deritanishme, BMW-ja ishte me shpejtësi të madhe. Dëshmitarë thanë se makina vijoi drejtë në një kthesë, duke marrë para barrierën e urës dhe përfundoi në lumë.

Sipas autopsisë, tre të rinjtë humbën jetën si pasojë e mbytjes. Altin Hoti vetëm 6 muaj më parë humbi vëllain e tij të vogël Admir Hoti në një aksident me makinë./CorriereDellaSera

Etiketa: aksidentiAltin HotiAltiniegliGiuliaItaliatragjediavdekje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Një fëmijë u rikthye në jetë”, policia sqaron: Viktimë e aksidentit mbeti shoferi, 12 të plagosur

18:09 : 30/06/2026
AKTUALITET

Ndërrojnë jetë dy punonjës të paraburgimit Nr. 313 në Tiranë/ EMRAT

09:21 : 30/06/2026
BOTA

Tragjedi në Qipro/ Motër e vëlla, gjenden të vdekur brenda makinës, arrestohen babai dhe njerka

12:43 : 29/06/2026
AKTUALITET

Ndodhej në të njëjtën qeli me të birin, ndërron jetë 62-vjeçari i burgosur/ Detajet

10:13 : 28/06/2026
AKTUALITET

“Kadri Roshin e vrau ish-drejtori i Spitalit”/ Aktori Kliti i përlotur: Mjekët i bënë mjekim të gabuar

09:09 : 28/06/2026
BOTA

Paris, regjistrohen 109 vdekje të lidhura me të nxehtin brenda një dite

19:19 : 27/06/2026
Para

Izraeli: Kemi vrarë komandantin e batalionit të Hamasit

TË GJITHA

Dritëhijet e Avni Mekshit/ Në dhjetor 2025 u arrestua për vdekjen e punëtorit, në prill 2026 merr leje për kullë 16 kate!

23:30 : 30/06/2026

Horoskopi, e mërkurë 1 korrik 2026/ Parashikimi i yjeve për secilën shenjë

22:59 : 30/06/2026

BE dhe Kina nisin bisedime 3-mujore për shmangien e luftës tregtare

22:46 : 30/06/2026

Votimi i buxhetit në Vlorë, Sekretarja i lutet këshilltares: Voto pro, bëje për mua!

22:34 : 30/06/2026

“Ju erdhi fundi”/ Protestuesit kalojnë para Parlamentit: Rama, Sala f*ck you!

22:07 : 30/06/2026

Samiti i NATO-s në Shqipëri në pikëpyetje, Reuters: Administrata Trump rezerva ndaj Tiranës

21:59 : 30/06/2026

Mrekulli në Venezuelë/ 3-vjeçari nxirret i gjallë nga rrënojat 6 ditë pas tërmetit

21:45 : 30/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişKickbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetHoliganbetjojobetnieuwsCasibomHoliganbetHoliganbetKickcasibomjojobet günceldeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetJojobetJojobetamgbahisjojobetJojobetjojobetjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişholiganbetjojobetimajbetbetciojojobetcasibomJojobetjojobet