• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Mësime interesante nga një vendim i Gjykatës së Lartë

09:17 : 05/12/2023
në AKTUALITET, BOLD BLOG, KRYESORE, POLITIKE

Nga Genc Pollo, ish ministër e deputet

Në 15 qershor të këtij viti trupi gjykues i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë i përbërë z. Panda, Boksi e Bici ka marrë vendimin 1001 mbi çështjen e Bazës Detare Limion, Sarandë duke pëmbledhur dhe konfirmuar vendimet e gjykatave të apelit e të faktit. Gjykata konkludon se dhënia me qera (1 euro për 20 vjet) e kësaj baze detare një konsorciumi biznesi privat “vë në rrezik sigurinë kombëtare dhe detyrimet që shteti shqiptar ka ndaj NATO apo organizmave të tjerë ndërkombëtare”

1. Kur gjyqësori zëvendëson ekzekutivin

Në dy shënime në v2022 kam theksuar se privatizimi de facto i Bazës Detare Limion, përveçse i kundraligjshëm dhe me gjasë korruptiv, është edhe një dëm i madh kundrejt mbrojtes kombëtare që po ndodh pikërisht kur po davariten iluzionet e paqes permanente mbas rënies së Perdes së Hekurt në Europë. Mospasja e një baze detare Limion do të thotë se Shqipëria nuk do të mundet të jetë efektive në operacione kërkim-shpëtimi, ligj-zbatuese apo qoftë edhe urgjente luftarake në kanalin e Korfuzit dhe ujrat territoriale në veri të tij ku trafiku i anijeve është intensiv (ndërhyrja nga baza detare më e afërt, Pasha Limani, vonon jo pak). Gjithashtu kam shënuar se tërë ata patriotë që vetëtijnë për kufirin detar me Greqinë por mbyllin sytë para dëbimit të Forcës Detare shqiptare nga brigjet e Jonit duken disi hipokritë. Në fund të fundit ke sovranitet mbi territorin vetëm kur ke kontroll efektiv mbi të. Ky është parimi i vitit 1702 tashmë i gjithëpranuar (“Deti yt është deri aty ku arrijne gjylet e topave të tu” sipas Cornelius Bynkershoek në traktatin e tij “De dominio maris”). Këtë digresion nuk e bëj për kënaqsinë që tre gjykata të Republikës e konfirmuan shqetësimin tim. Por sepse këto gjykata me vendimin Limion kanë krijuar një precedent interesant. Në monarkitë absolutiste të së shkuarës çështjet e sigurisë, apo siç quhej atëhere lufta e paqja, ishin domen eksluziv i mbretit. Edhe më vonë në shtetet demokratike këto tagra mbetën me qeveritë dhe parlamenteve u rezervoheshin nganjëherë vendime të mëdha si aleancat e shpallja e luftës. Regjimi kushtetues i Shqipërisë nuk bën përjashtim dhe i jep rolin primar Ministrisë së Mbrojtes, Qeverisë e Presidentit të Republikës. Dhe Ministria e Mbrojtjes e Qeveria që janë përgjegjës kryesorë për sigurinë kombëtare bëjnë qokë me një aset të mbrojtes pa miratimin e Presidentit (detyrim ligjor): por ata prapësohen nga gjyqësori, një aktor i pazakonshëm në këtë fushë, i cili sekuestron bazën detare (në fakt kontratën problematike).

Lexo edhe:

Një krahasim i projekteve problematike në Beograd e në Zvërnec

Protestuesit sfidojnë Ramën: Nëse të ka mbetur gjak shqiptari, jep dorëheqjen

Është një zhvillim interesant në ndarjen e tre pushteteve dhe raportet mes tyre. Nëse lemë mënjanë dështimin monumental të qeverisë për të përmbushur detyrën kushtetuese.

2. Mbi ministra e gjeneralë

Vendimi prej 37 faqesh i Gjykatës së Lartë përshkruan me detaje sesi Ministria e Infrastrukturës i dha me koncesion konsorciumit privat detin para bazës detare edhe pse Ministria e Mbrojtjes kishte kundërshtuar me shkresë; sesi Ministri i Mbrojtjes dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm tentojnë të ndrydhin kundërshtimin e komandantit të Forcës Detare Kapiten i Parë Artur Mecollari (i shkarkuar më pas me sebep koti për t‘u zëvendësuar me një jesmen (yes man) ) pastaj anashkalojnë Presidentin nga i cili prisnin refuzim; se si futen në turli raportesh ekonomiko-ligjore të pashëndetshme me konsorciumin privat, se si formulojnë fjali ambigue në shkresa duke u rrekur të maskojnë paligjshmërinë e të tjera si këto. Lexuesi është njohur nga artikujt investigativë të gazetarëve Ferdinand Dervishi e Klodian Tomorri se batërdi pronësore qeveria ka bërë me të gjitha bazat detare përfshi Pasha Limanin, Kepin e Palit dhe Shëngjinin.

Vendimi i sekuestros preventive është në fakt një vendim anësor i çështjes penale të çelur nga Prokuroria e Posaçme. Objekti i hetimit është shpërdorimi i detyrës ku të dyshuarit e nivelit të lartë janë Ministri i Mbrojtjes e Shefi i Shtabit të Përgjithshëm askohe. Sot që të dy deputetë të Partisë Socialiste në Kuvendin e Republikës. Media ka bërë publike edhe shkresa të Shefit të Shtabit pasardhës që urdhërojnë Forcën Detare të zbatojë kontratën e konsorciumin privat për bazën Limion. Këtë shef shtabi Rama e përzgjodhi për postin më të lartë në shtet. Gjithë afera penale dhe dokumetat e publikuara ngrejnë pyetje serioze mbi përshtatshmërinë në ofiqin publik edhe në rastin e çuditshëm sikur prokurorët të mos i marrin të pandehur këta persona. E çuditshme është heshtja e tyre sepse si ofiqarë, pavarësisht procesit penal, duhet të sqaronin opinionin publik mbi përgjegjësinë e ligjshmërinë e veprimeve të tyre. Këtu përjashtim bën ish Ministri i Mbrojtjes: në përfundim të marrjes në pyetje në Prokurorinë e Posaçme  i jep gazetarëve një deklaratë sa noprane aq edhe të sinqertë  mbi bazen Limion ku zbulohet edhe botëkuptimi rilindist: “Asetet e dergjura mes ndryshkut po i kthejmë në asete me vlerë”

3. Lehtësia e padurueshme e butaforisë

Do të ishte e padrejtë të përfundonim këtë shënim pa thënë dy fjalë për Edi Ramën. Jo për pandehjen e veprës penale meqë firma e tij është mbi VKM miratuese të dhurimit të Bazës Detare Limion. Por për lehtësinë e padurueshme të butaforisë me çështje serioze.

Që prej vitit 2021 Rama shkresërisht e gojarisht i kërkon NATOs të investojë në një bazë detare në Porto Romano edhe pse aty ku janë ndërtuar dy porte private, po projektohet transferimi I Portit Durrës dhe ku nuk ka hapësirë fizike për një port tjetër. Pa përmendur këtu dyshimet e kritikat për klientelizëm e korrupsion për të cilat me gjasë synohet kopertura e NATOs. Rama ka “harruar” se në v2019 Ministri i Mbrojtjes i ka propozuar NATOs përdorimin e Bazës Detare Pasha Liman e cila po shqyrtohet për përdorime logjistike e jo luftarake. Në fakt e gjithë kjo nuk ka shumë kuptim pasi Adriatiku është faktikisht një liqen i Aleancës dhe NATO i sheh sfidat navale në Detin e Zi, në Detin Balltik e në Oqeanin Arktik. Por ky realitet nuk e ndal dot hovin propozues të Ramës. Vjet e bëri në Tiranë një gjeneral të NATOs i cili heshti me politesë. Para dy javësh në Shkup, në prani të Sekretarit të Përgjithshëm të NATOs Stoltenberg të Rama përsëriti se: i ofronte NATOs “një bazë detare në Porto Romano”!

Nuk jam ekspert në telepati por do të vija bast se z. Stoltenberg, një norvegjez fjalëpak, ndërsa degjonte pa folur ofertën e fundit nga Rama thoshte me vete: “O Zot mëshirëplotë! Ruaji nga babëzia bazat detare të këtij shteti anëtar të Aleancës! Dhe pastaj o Zot më shpëto dhe mua nga këta që duan të më varin në qafë mbetjet e babëzisë”.

Etiketa: baza detare LimionEdi Ramagenc polloKolegji Penal i Gjykatës së Lartënato

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Një krahasim i projekteve problematike në Beograd e në Zvërnec

08:34 : 05/06/2026
AKTUALITET

Protestuesit sfidojnë Ramën: Nëse të ka mbetur gjak shqiptari, jep dorëheqjen

21:01 : 04/06/2026
Foto e gjeneruar me ChatGPT
AKTUALITET

Flamingot bëjnë ‘valixhet’ gati, Rama dorëzohet përballë 4 mld eurove të investimit në Zvërnec

20:11 : 04/06/2026
AKTUALITET

Protesta vetëm në Tiranë? Faktet rrëzojnë deklaratën e Ramës në CNN

19:28 : 04/06/2026
AKTUALITET

“Ramë, pije kosin”, qytetarët nuk kursehen me ironitë, pankartat më pikante të protestës

19:08 : 04/06/2026
AKTUALITET

Poshtë zyrës së tij protestë, Rama nga Porto Montenegro’: S’bëhet llaf, ta harrojnë/ VIDEO

19:05 : 04/06/2026
Para

Vdekja e Mirush Kabashit, reagime nga politika

TË GJITHA

Një krahasim i projekteve problematike në Beograd e në Zvërnec

08:34 : 05/06/2026

35% e shqiptarëve nuk përballojnë qiratë, faturat, pushimet, apo blerjen e rrobave të reja

08:18 : 05/06/2026

Plagosje me armë zjarri gjatë natës në Vlorë

08:05 : 05/06/2026

Kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit sot

08:02 : 05/06/2026

Horoskopi ditor për nesër, e premte 5 qershor 2026

23:00 : 04/06/2026

E vërteta për Arubën dhe tokën në Zvërnec, Artur Shehu rrëfehet për herë të parë

22:55 : 04/06/2026

“Makina u prish rrugës, 6 efektivë shkuan me këmbë drejt stanit”, detaje nga operacioni ku u vra polici

22:46 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetcasibomfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom