• Kontakt
Wednesday, October 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Aferë me tendera/ Hajdarin e Kuçovës e thërrasin sërish në SPAK (VIDEO)

10:05 : 04/12/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Kryebashkiaku socialist i Kuçovës, Kreshnik Hajdari është paraqitur sërish në SPAK këtë të hënë i shoqëruar nga avokati i tij, Theodhori Sollaku.

Burime pranë prokurorisë thanë se Hajdari është thirrur për tu pyetur lidhur me një hetim në lidhje me një hetim për një aferë të dyshuar korruptive me tendera.

Disa kallëzime

Ndaj Hajdarit janë depozituar disa kallëzime në SPAK.

Një prej tyre është ai i depozituar nga PD, që e cilëson përgjegjës për manipulim të zgjedhjeve lokale të 14 Majit në Kuçovë bashkë me biznesmenin Pëllumb Salillari – përfitues ky i projekteve publike miliona euro gjatë qeverisjes së Edi Ramës.

Lexo edhe:

Berisha: Dosjet kriminale në SPAK mbyllen me ryshfete

Dosja Balluku po e njollos edhe më shumë SPAK

Një tjetër është projekti i dyshimtë i ujësjellësit në Sinec, po ashtu i kallëzuar në SPAK, që firma me pronar Salillarin fitoi nga Bashkia e Kuçovës e drejtuar nga Kreshik Hajdari dhe parashikon asgjësimin e një prej pasurive natyrore më të çmuara të zonës.

I pandehur

Muajin e kaluar, ai është marrë i pandehur nga Prokuroria e Posaçme për akuzën e “falsifikimit të formularëve”, pas një kallëzimi po nga opozita lidhur me fshehjen e një dënimi në Greqi në formularin e vetdeklarimit.

Prokuroria e Përgjithshme njoftoi zyrtarisht Komisionin Qendror të Zgjedhjeve më 2 nëntor të këtij viti se Hajdari është dënuar me 4 muaj burgim nga Gjykata e Janinës në vitin 1999, për shkelje të paligjshme të kufirit.  Të dhënat e autoriteteve greke tregojnë se dënimi i dhënë për Kreshnik Hajdarin, në atë kohë 17 vjeç, ishte konvertuar në gjobë që llogaritej në shumën 1500 dhrami për çdo ditë burgu. Procesi gjyqësor në Gjykatën e Janinës rezulton të jetë ndjekur personalisht nga Kreshnik Hajdari dhe ai është deportuar menjëherë pas përfundimit të procesit gjyqësor.

Kreshnik Hajdari ka pasur detyrimin ligjor për t’i deklaruar këto të dhëna në formularin e “Dekriminalizimit”, në momentin kur ai vendosi të kandidojë për drejtimin e Bashkisë së Kuçovës, në Mars të vitit 2023. Por, siç rezulton nga formulari që i dorëzuar në KQZ, Hajdari nuk ka deklaruar faktin që është dënuar penalisht dhe është deportuar, ndërkohë që ka pasur dijeni, si për vendimin e gjykatës, ashtu edhe vendimin e autoriteteve policore për deportimin e tij nga Greqia në drejtim të Shqipërisë.

Ligji “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, i njohur si “Ligji i Dekriminalizimit”, u miratua në vitin 2015. Ai mbështetet në, më së paku dy shtylla kryesore; detyrimin e zyrtarëve për të deklaruar çdo lloj vendimi dënimi penal, edhe në rastet kur ato janë shuar, parashkruar apo rehabilituar; si edhe ndalimin për të qenë pjesë e administratës e çdo personi të dënuar me një vendim penal me burgim mbi 6 muaj. Dënimi i dhënë nga Gjykata e Janinës me 4 muaj burgim duket se nuk duhet të përbënte kriter ndalues për zgjedhjen e Kreshnik Hajdarit në postin e kryetarit të Bashkisë së Kuçovës.

Por, ai rezulton se nuk e ka deklaruar aspak dënimin penal, si edhe fakti që është deportuar nga Greqia, duke e vendosur veten në pozitën e personit që ka kryer veprën penale të “Falsifikimit të formularëve”.

Celibashi ‘e fal’

Lidhur me fshehjen e dënimit, SPAK e mori të pandehur, ndërsa kreu i KQZ Ilirjan Celibashi vlerësoi se nuk ka arsye ligjore që Kreshnik Hajdarit t’i ndërpritet mandati i kryebashkiakut të Kuçovës.

“Jemi para një fakti ku subjekti vetëdeklarues, tani kryetar i bashkisë së Kuçovës, në momentin e paraqitjes së formularit të deklarimit ka qenë kandidat për bashkinë dhe në atë formular ka paraqitur disa të dhëna. Ai nuk ka paraqitur një të dhënë që lidhet me një proces penal në një kohë të caktuar të zhvilluar ndaj tij në territorin e Greqisë. Në vlerësimin e tij kjo ka qenë e panevojshme për t’u deklaruar ose e ka e harruar. Kjo e dhënë tashmë e certifikuar nga organi i Prokurorisë së Përgjithshme sipas përcaktimit të ligjit, nuk e përfshin atë në kushtet e ndalimit për shkak të veprës penale për të cilën ka marrë dënimin përkatës. Mbetet diskutimi që fakti që ai nuk e ka deklaruar, edhe në precedentët e tjerë, ne kemi mbajtur qëndrimin që nuk ka detyrim subjekti vetëdeklarues për të paraqitur në formaluarin e vetëdeklarimit rrethana apo shkaqe që e ndalojnë atë të marrë zyrën publike. Ndaj vlerësoj se nuk ka një shkak ligjor që kryetari i bashkisë së Kuçovës t’i ndërpritet mandatit. KQZ vlerëson vetëm verifikimin e shkaqeve të një personi të caktuar dhe këto shkaqe në rastin konkret mungojnë”, u shpreh Celibashi, në seancën e 14 Nëntorit.

Vendimi u ankimua nga opozita.

Etiketa: Kreshnik Hajdarispak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Berisha: Dosjet kriminale në SPAK mbyllen me ryshfete

13:42 : 29/10/2025
AKTUALITET

Dosja Balluku po e njollos edhe më shumë SPAK

13:03 : 29/10/2025
AKTUALITET

Rama Olsi, foto bën me alzhaimer SPAK!!

12:33 : 29/10/2025
AKTUALITET

Meta: Provat “amerikane” të Dumanit janë si tigrat e Bangladeshit të Kimetes

11:58 : 29/10/2025
AKTUALITET

KPA pushon çështjen ndaj prokurorit Elidon Hysenaj, mbetet në fuqi konfirmimi në detyrë

20:32 : 28/10/2025
AKTUALITET

Merrnin ryshfet për të ndikuar te gjyqtarët, SPAK mbyll hetimet dhe çon në gjykim 6 të pandehur! (Emrat)

15:32 : 28/10/2025
Para

Tymuese e karrige të përmbysura, opozita vijon aksionin, ndërpritet seanca plenare

TË GJITHA

Shkoi në Itali si turist, i riu shqiptar kapet duke shitur kokainë për 40 euro doza!

14:48 : 29/10/2025

Kontrabandë mallrash nga Shqipëria drejt Kosovës, e pëson tregtari 43-vjeçar

14:36 : 29/10/2025

Kanosi me armë policin e zonës, arrestohet 46-vjeçari në Durrës

14:36 : 29/10/2025

“Pornografi me fëmijë, e trafik droge”! Zbardhen email-et kërcënuese ndaj qytetarëve në emër të Ilir Prodës

14:23 : 29/10/2025

Tjetërsimi i pronave në Lezhë/ Sekuestrohen 4 objekte, masa sigurie për 9 persona, përfshirë dhe ish-zyrtarë (EMRAT)

14:17 : 29/10/2025

Zbardhen emrat e anëtarëve socialistë për Komisionet e Reformës Zgjedhore dhe Territoriale

14:12 : 29/10/2025

Berisha: Në vitet 2008-2009 u dënuan 630 persona për korrupsion, sot janë 3 herë më pak

14:01 : 29/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com