• Kontakt
Friday, June 26, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Beteja për ujin e Sinecit/ “Salillari” fitoi tenderin e dyshimtë për shkatërrimin e perlës natyrore

18:14 : 28/05/2021
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE

Nga Boldnews.al

Albert Gjergji, një prej zërave kritikë të prishjes së burimeve të Sinecit në Kuçovë, ka publikuar në rrjete sociale foto të mrekullisë natyrore që rrezikon të shkatërrohet nga një projekt kontrovers për ndërtimin e një ujësjellësi për fshatrat e zonës.

Gjergji, së bashku me banorë të tjerë të Lumasit, kanë reaguar për vendimin e Bashkisë së Kuçovës, i cili po zbatohet nga kompania shumë pranë qeverisë, “Salillari”, i cili parashikon bllokimin e burimeve natyrore të zonës.

Disa ditë më parë, qytetarët në zonë u përplasën ashpër edhe me forcat e Policisë lokale, pasi tregohen të vendosur për të penguar shkatërrimin e një prej perlave natyrore të vendit tonë.

Lexo edhe:

No Content Available

Në foto: Pamje nga burimet e Sinecit, Kuçovë

“Ky është Sineci, aty ku vazhdon beteja për ujin”, shkruan në profilin e tij në rrjete sociale “Albert Gjergji”.

Projekti i dyshimtë

Burimet e Sinecit janë përfshirë në një projekt për ndërtimin e ujësjellësit që pritet të furnizojë disa fshatra në Kuçovë.

Në fillim të dhjetorit 2020, Bashkia e qytetit shpalli tenderin “Ndërtimi i ujësjellësit për fshatrat Lumas, Pëllumbas, Bardhaj, Sheqëz, Vodëz, Krekëz dhe Koritëz Njësia Administrative Lumas gjithashtu dhe ndërtimi i pjesshëm në fshatin Tapi, Njësia Administrative Perondi, Bashkia Kuçovë ”.

Fondi limit për këtë tender ishte 3.61 miliardë lekë të vjetra dhe duket se gjithçka ishte paracaktuar për t’ia dorëzuar projektin shoqërisë “Salillari”.

Në bazë të dokumentave zyrtare rezulton se morën pjesë 3 kompani. Dy prej tyre u skualifikuan, pasi, sipas Bashkisë së Kuçovës, nuk plotësonin kriteret e kërkuara nga autoriteti kontraktor.

Në foto: Njoftimi i Bashkisë Kuçovë për tenderin e ujësjellësit

Kriteri skualifikues për dy kompanitë ishte fakti që ato nuk kishin të punësuar 400 persona, një shifër jashtëzakonisht e lartë për kompanitë në Shqipëri dhe që plotësohet nga një numër tejet i kufizuar shoqërish private.

Për më tepër që objekti i kontraktuar, nisur nga fondi limit, nuk ngjan aspak me sipërmarrje gjigande, si aeroporte apo autostrada me gjatësi të mëdha.

Nga ana tjetër, dy konkurentët e “Salillarit” paraqitën oferta më të ulta ekonomike. Por, Bashkia e Kuçovës eliminoi konkurencën dhe zgjodhi kompaninë e Pëllumb Salillarit për të ndërtuar ujësjellësin e zonave rurale.

E, bashkë me ujësjellësin, pjesë e projektit që po zbatohet nga “Salillari” është edhe shkatërrimi i burimeve të Sinecit, një akt që ka shkaktuar revoltën e banorëve të zonës.

Etiketa: perla natyrre salillari sineci boldnew shost domain

Lajme të lidhura

No Content Available
Para

Histori shqiptare/ Martoi vajzën me mblesëri me një 14 vjeçar, vjehrri tenton ta abuzoi seksualisht

TË GJITHA

Sulmi mbi anijen e mallrave në Ngushticën e Hormuzit, OKB ndalon evakuimin e 11 mijë marinarëve të bllokuar

11:40 : 26/06/2026

Denoncimi/ ‘Smart City’, 140 mln dollarë pa garë dhe fryrje kostosh. A do shkojë në burg Qefalia?

11:28 : 26/06/2026

Aksident i rëndë në Sarandë, automjeti del nga rruga dhe përplaset me barrierën mbrojtëse

11:13 : 26/06/2026

Helmimi i kursantëve, AKU: Priten analizat, në Akademinë e Sigurisë nuk u konstatuan probleme higjieno-sanitare

11:07 : 26/06/2026

Euractiv: ‘Revolucioni i Flamingos’ ekspozoi dështimin e qeverisë së Ramës!

11:02 : 26/06/2026

U kap me kokainë, arrestohet 35-vjeçari në Bërzhitë

10:50 : 26/06/2026

Botërori 2026/ Zbulohen katër çiftet e para të fazës me eliminim direkt

10:29 : 26/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetcasibomcasinoroyalUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibomtimebetjojobet girişdeneme bonusu veren sitelerMariobetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomultrabetgrandpashabetultrabetgrandpashabet girişcasinoroyalbetciograndpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbet