• Kontakt
Sunday, June 28, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ende mister fati i fondeve të IPARD III, Ministria e Bujqësisë: Në varësi të BE

08:00 : 04/12/2023
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE, POLITIKE

Hetimet e nisura në muajin korrik nga zyra europiane kundër mashtrimit (OLAF) për fondet e bujqësisë nëpërmjet programit IPARD II vijojnë të mbajnë ende në pritje hapjen e programit IPARD III. Programi pritej të çelej këtë vit me një fond prej 146 milionë euro apo 55% më shumë fonde sesa IPARD II. Kontributi i BE-së ishte në një fond prej 112 milionë eurosh.

Ministria e Bujqësisë tha për Monitor se hapja e programit IPARD III është në varësi të dhënies së besimit nga Komisioni Europian.

“Zbatimi i Programit IPARD III është në varësi të dhënies së besimit të detyrave të zbatimit të buxhetit nga Komisionit Europian dhe finalizimit të Marrëveshjes së Financimit të këtij Programi”, sqaron Ministria e Bujqësisë.

IPARD III do të përfshinte 9 masa të reja financimi nga 3 masa që përfshinte programi i mëparshëm. Ndërsa programi IPARD II i cili u përfshi në një proces hetimi nga OLAF ishte gjithsej 94,6 milionë euro në total, nga të cilat 71 milonë euro ishin financime të BE. Gjatë zbatimit të tij nga viti 2018 deri më 2022, sipas të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë në vitin 2018 u disbursuan 20,6 milionë euro, në 2019 u dhanë 15,6 milionë euro, 26,8 milionë euro u shpërndanë në 2020 dhe për vitet 2021-2022 janë dhënë 31,6 mln euro.

Në vitin e parë me grantet e programit IPARD II u mbështetën investimet në ferma, në sektorin e përpunimit të qumështit, mishit dhe fruta-perimeve. Buxheti i përgjithshëm në dispozicion të thirrjes të parë dhe të dytë ishte 57,6 milionë euro. Në thirrjen e tretë IPARD II financoi 29,1 milionë euro në dy masa mbështetëse për investime në ferma dhe përpunim.

Lexo edhe:

Një tjetër eurodeputete në protestën kundër Ramës: Do të jem me ju në shesh!

Shpërfillja e mbrojtjes së mjedisit, pengesë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

OLAF në fund të muajit Shtator në përgjigje të kërkesës për informim të Monitor tha se pritet të vijojë hetimet për korrupsionin në shpërndarjen e fondeve në ndihmë të bujqësisë nëpërmjet programit IPARD II, edhe pas dorëzimit pranë autoriteteve shqiptare të raportit përfundimtar për fondet e IPARD II prej muajit gusht dhe se mbetej në pritje të dhënies së përgjigjes nga autoriteti kompetent.

OLAF nuk pranoi të japë detaje nga konkluzionet e raportit përfundimtar, ndërkohë që ndjekja është në vazhdim, pasi bërja e tyre publike qoftë edhe pjesërisht, mund të rrezikojë në procedurat vijuese.

“OLAF mbylli hetimin në gusht 2023 dhe ia komunikoi konkluzionet e tij autoritetit kompetent me rekomandime për fillimin e procedurave të duhura. OLAF ka marrë informacion të njëkohshëm nga autoriteti kompetent që nuk e ka përfunduar ende ndjekjen. OLAF konsideron se periudha, e cila ka kaluar ndërmjet datës së transmetimit të raportit tek autoriteti kompetent dhe data e kësaj përgjigje duhet të konsiderohet si e arsyeshme duke pasur parasysh mbylljen e fundit të rastit”, citohej më herët në sqarimin e zyrës së OLAF.

Por edhe Ministria e Financave nuk programon fonde nga programi IPARD të paktën deri në vitin 2025. Të dhënat tregojnë se në vitin 2023 kishte 260 përfitues nga programet IPARD II, por për vitin 2024 dhe 2025 nuk priten disbursime.

/Monitor.al/

Etiketa: BEIPARD IIIMinistria e Bujqesise

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Një tjetër eurodeputete në protestën kundër Ramës: Do të jem me ju në shesh!

08:16 : 26/06/2026
AKTUALITET

Shpërfillja e mbrojtjes së mjedisit, pengesë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

10:06 : 25/06/2026
AKTUALITET

Zyrtarët e BE ‘zbarkojnë’ në Tiranë/ Eurodeputetja gjermane në protestën kundër Ramës

09:25 : 25/06/2026
BOTA

Analiza e DW: Dhjetë vjet pas Brexit-it, Londra dhe Berlini po afrohen

10:13 : 24/06/2026
BOTA

BE synon barazinë e pagave mes grave dhe burrave

18:26 : 22/06/2026
AKTUALITET

“Shapi dhe sheqeri”/ Çfarë tha në të vërtetë Parlamenti Evropian për Vjosë-Nartën?

15:52 : 19/06/2026
Para

Këmbimi valutor 4 dhjetor, me sa shiten e blihen sot monedhat e huaja

TË GJITHA

Ndërprerje e tubimit? Aktivisti: Protestat do vijojnë deri në dorëheqjen e qeverisë Rama

20:02 : 28/06/2026

Turistët irlandezë i bashkohen protestës: Po frymëzojnë mbarë Europën

19:49 : 28/06/2026

Ndërtimi nën lupën e BE-së/ 20% e kantiereve të inspektuara shkelin sigurinë teknike

19:36 : 28/06/2026

Dita e 29-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”

19:19 : 28/06/2026

 Lubonja për franceze “Le Monde”: “Revolucioni i flamingove” kundër Ramës, korrupsionit dhe projektit të Kushner

19:09 : 28/06/2026

Bardhi denoncon dëmet mjedisore në Erzen: Algoritmi i Ramës do e quajë ‘fake’, por pamjet flasin vetë

18:56 : 28/06/2026

VIDEO/ U pickua nga nepërka në Valbonë, turistja ndan përvojën dramatike

18:50 : 28/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetcasibomcasibomKickbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetMeritkingcasibomnieuwsMeritkingGrandpashabetCasibomKickcasibomjojobet girişjojobetinterbahisMadridbetMadridbetJojobet girişJojobetamgbahisgrandpashabetJojobetGrandpashabetgrandpashabetjojobetcasinomilyoncasinomilyonultrabetultrabetcasibom girişgrandpashabetholiganbetgrandpashabet güncel girişjojobetjojobet giriş