• Kontakt
Saturday, September 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Ahengjet” e Veliajt na kushtojnë 600 mijë euro; Pastrim parash apo propagandë komuniste?!

14:00 : 01/12/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Më datë 29 nëntor, Bashkia e Tiranës organizoi “natën e bardhë”, një traditë komuniste që është futur në kohën kur Edi Rama mori drejtimin e kryeqytetit. Pas ndërprerjes disa vjeçare, tradita e Enver Hoxhës po pasohet nga Lali Eri, i cili vit për vit shpenzon qindra mijëra euro për këto ahengje të kota, që veçse janë vitrinë propagandistikë dhe jo aktivitete të mirëfillta kulturore. Madje, këto para’ shkojnë për artistë/e që kanë lidhje me botën e krimit, apo edhe pastrojnë paratë e tyre. Vitin e kaluar, Veliaj e bëri tenderin në fillim të vitit, duke përdorur plot 1 milionë euro për fushatën. Çikërrimat i përdori për ahengjet e fundvitit, pasi zgjedhjet i morën pjesën më të madhe të parave. Këtë vit, është më i qetë, pasi ka mandatin e fundit dhe po “shijon” këto vite, duke bërë qoka dhe duke shpërndarë para’ te njerëzit dhe firmat e preferuara, me shpresën se një ditë ky “investim” do t’i kthehet pas.

Faksimile: Shpallja e tenderëve për “blerje aktiviteti” dhe “artikuj për evente” me vlerë 600 mijë euro

Dokumentet e mësipërme janë tenderët e Bashkisë së Tiranës, që ka hapur “thesin” për eventet. Në fakt, një event i tillë u realizua disa javë më parë, ndërkohë që bashkia ka gati edhe një listë tjetër. Sipas dokumenteve që disponon redaksia e BoldNews.al, Lali Eri ka hapur procedurën e prokurimit “blerje shërbimi për aktivitete të ndryshme për Bashkinë Tiranë”. Fondi limit i kësaj procedure është plot 50.000.000 lekë, ose mbi 500 mijë euro. Bëhet fjalë për “shërbime të organizimit të eventeve” dhe “shërbime të organizimit të eventeve kulturore”.

Një nga këto evente ishte edhe “Nata e Bardhë” ku artisja kryesore ishte këngëtarja Elvana Gjata. Emri i kësaj të fundit ka dalë në përgjimet e një grupi që u godit nga SPAK, ndërsa një nga personat e kërkuar Ervin Mata udhëzonte disa bashkëpunëtorë që “po i kaloj paratë nga Elvana”. Megjithatë, kjo s’e ka penguar artisten që të vijojë koncertet duke marrë para’ edhe nga zyrat e shtetit, siç është rasti nga Bashkia e Tiranës. Ka dyshime të mëdha se pas artistes është vetë Veliaj, i cili po mundohet të pastrojë paratë e grupeve kriminale me ato të nxjerra nga buxheti i shtetit.

Ndërkohë, në të njëjtën kohë, Bashkia e Tiranës ka hapur një tjetër procedurë tenderuese. Bëhet fjalë për tenderin me objekt “artikuj të ndryshëm për evente”. Kësaj herë, tenderi është bërë nga Ndërmarrja e Dekorit dhe Eventeve Tiranë, teksa fondi limit i kësaj procedure është 8.000.000 lekë. Mësohet se kërkohen artikuj të ndryshëm. Pra vetëm me dy duar, Veliaj po shpenzon plot 600 mijë euro për këto eventet.

Lexo edhe:

Premtimi i pambajtur: Asnjë shkollë me drekë këtë shtator në Tiranë

A do të vijojë Erion Veliaj të jetë kryebashkiak i Tiranës? Ja si përgjigjet Rama

Në foto: Denoncimi i BoldNews.al për tenderët e Bashkisë së Tiranës në vitin 2022

Në muajin korrik të vitit të kaluar, Bashkia e Tiranës hapi një super tender për “evente”. Synimi ishte që këto para’ të përdoreshin para fushatës dhe zgjedhjeve të prillit të vitit 2023. Në atë kohë objekti i tenderit ishte “blerje shërbimi për aktivitete të ndryshme për Bashkinë Tiranë”. Ndërsa fondi limit 83.333.175 lekë pa TVSH, ose me TVSH rreth 1 milionë USD.

Në dokumentet e këtij tenderi, Bashkia e Tiranës shkruante se “këto aktivitete do të shërbejnë për promovimin e qytetit, atraksionet turistike, vlerave kulturore të qytetit, punëve të kryera nga Bashkia e Tiranës dhe forcimin e marrëdhënieve sociale, kulturore, ekonomike dhe politike”. Por në fakt promovuan Lali Erin, në vitin zgjedhor!

LEXO EDHE: Lali Eri fillon fushatën, 1 mln USD për aktivitete propagandistike për 12 muaj

Etiketa: ahengbashkia tiraneelvana gjataErion Veliajeventetenderi“natën e bardhë”

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Premtimi i pambajtur: Asnjë shkollë me drekë këtë shtator në Tiranë

15:51 : 05/09/2025
AKTUALITET

A do të vijojë Erion Veliaj të jetë kryebashkiak i Tiranës? Ja si përgjigjet Rama

22:15 : 04/09/2025
AKTUALITET

Rama “sytë katër” për plehrat, por mbyll të dy sytë për vjedhjet në qeveri

22:08 : 04/09/2025
AKTUALITET

“Një karrige për një pemë”/ Rama pas 12 vitesh kujtohet për mjedisin

20:16 : 02/09/2025
AKTUALITET

Veliaj kërkoi t’i jepet dosja hetimore/ Avokatët: SPAK ia dorëzoi me USB! S’e përdor dot në izolim

12:46 : 27/08/2025
AKTUALITET

Lejet mbi 6 kate në Tiranë, rënie pas arrestimit të Veliajt

08:23 : 27/08/2025
Para

Përplasi për vdekje të renë greke, 16 vite burg për 27-vjeçarin shqiptar. Nëna e viktimës: Bëfsh qejf

TË GJITHA

Boçi: Ka dy qëndrime brenda PD-së, nëse do futemi apo jo në Kuvend do e vendosin forumet

18:15 : 06/09/2025

Rama shpall më 11 shtator Qeverinë e re, Noizy i gatshëm për t’u bërë ministër i Kulturës

18:00 : 06/09/2025

Do merrte pjesë dhe Rama/ Ambasada e SHBA anulon koncertin “Flagship” në Durrës, “mister” arsyet

17:43 : 06/09/2025

Vlahoviç bën “heroin”, Serbia fiton kundër Letonisë dhe parakalon Shqipërinë në renditje

17:30 : 06/09/2025

“Do shihni një Luiz si asnjëherë më parë”, së shpejti nisin xhirimet e filmit me Kiarën

17:25 : 06/09/2025

Rama i kthen tokat e djegura në zona betoni, dyshimet mbi keqmenaxhim të qëllimshëm të flakëve

17:12 : 06/09/2025

E fundit në rajon dhe Europë, Tirana 3 deri në 5 orë furnizim me ujë në ditë

17:04 : 06/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com