• Kontakt
Thursday, June 25, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Henry Kissinger dhe trashëgimia e tij në politikën e jashtme amerikane

16:59 : 30/11/2023
në BOTA

Henry Kissinger, ish-këshilltari i Sigurisë Kombëtare dhe ish-Sekretar i Shtetit, ndikimi global i të cilit vazhdoi për dekada me radhë pasi ai i mbajti këto poste në administratën e presidentit Richard Nixon, vdiq në moshën 100-vjeçare, në shtëpinë e tij në Konektikat. Njoftimi për vdekjen u dha nga firma e tij e konsulencave e cila nuk e bëri të ditur arsyen e vdekjes. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Cindy Saine njofton mbi jetën dhe trashëgiminë e një burri shteti amerikan me ndikim, por që ka nxitur edhe polemika.

Henry Kissinger lindi më 27 maj 1923, në Fyrth të Gjermanisë me emrin e lindjes Heinz Alfred Kissinger. Ai dhe familja e tij hebreje u arratisën në Shtetet e Bashkuara për t’u shpëtuar nazistëve.

Ai iu bashkua ushtrisë amerikane gjatë Luftës së Dytë Botërore. Pas luftës vijoi studimet në Harvard ku mori edhe doktoraturën dhe më pas u bë profesor në atë universitet.

Më 1969 presidenti Richard Nixon zgjodhi zotin Kissinger si këshilltarin e tij për sigurinë kombëtare. Ai u emërua më vonë edhe Sekretar i Shtetit, duke u bërë personi i parë që mbante të dyja postet në të njëjtën kohë.

Ai u bë i njohur për qasjen e tij ‘realpolitike’ të përqendruar në marrjen e vendimeve praktike diplomatike dhe jo në ato që i kanë rrënjët në një kuadër moral.

Lexo edhe:

‘Shkelën hapësirën ajrore të kufizuar’/ SHBA konfiskon mbi 300 dronë gjatë Kupës së Botës

Trump zgjat urdhrin për Ballkanin Perendimor, gjendje e jashtëzakonshme edhe një vit

Aaron David Miller ka shërbyer për disa administrata republikane dhe demokrate, por jo nën zotin Kissinger.

“Kundërshtarët e tij vlerësojnë se ai ishte i egër dhe i pashpirt. Disa thonë, se ai duhet të vlerësohet si një kriminel lufte, në lidhje me atë që bëri lidhur me Kamboxhian dhe Laosin dhe për politikat e tij ndaj Bangladeshit në fillim të viteve ’70. Por realiteti është se ai gjithashtu ndikoi tek diplomacia në mënyra që ishin të jashtëzakonshme”, thotë Aaron David Miller nga Fondacioni Carnegie për Paqe Ndërkombëtare në Uashington.

Zoti Kissinger i mbajti sekret bombardimet e Shteteve të Bashkuara në Kamboxhia dhe Laos në vitin 1969, të cilat përshkallëzuan Luftën e Vietnamit, duke mos e informuar Kongresin ose publikun amerikan për to.

Zoti Kissinger u takua gjithashtu dhjetëra herë me diplomatin dhe politikanin vietnamez, Le Duc Tho për të negociuar përfundimin e luftës, për të cilën ata të dy u nderuan me Çmimin Nobel për Paqen më 1973. Zoti Le Duc Tho refuzoi të pranonte çmimin.

Zoti Kissinger bëri dy udhëtime në Kinë përpara se të shoqëronte presidentin Nixon në vizitën e parë të një presidenti amerikan në Pekin në vitin 1972, për t’u takuar me udhëheqësin komunist, Mao Ce Dun.

Kjo vizitë u vlerësua si një nga triumfet e zotit Kissinger, por Jarrod Hayes nga Universiteti i Masaçusetsit, ‘Lowell’ ka një pikëpamje të ndryshme, duke thënë se ai ishte mjeshtër i krijimit të një profili të caktuar para publikut.

“Ai e ndryshoi politikën e jashtme përmes praktikës së tij të ‘diplomacisë së vajtje-ardhjeve’ duke e bërë atë interesante. Kjo i jep atij një vend të veçantë në politikën e jashtme amerikane përmes krijimit të një imazhi të caktuar. Por, përtej formës, nëse sheh nën sipërfaqe, qëndrimet e tij të politikës së jashtme nuk i kanë shërbyer edhe aq shumë Shteteve të Bashkuara”, thotë Jarod Hayes, profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin e Masaçusetsit, ‘Lowell’.

Zoti Kissinger vazhdoi të këshillonte çdo president amerikan që nga-ish Presidenti Nixon, përveç presidenti Joe Biden, i cili nuk e ftoi atë në Shtëpinë e Bardhë.

Ndikimi i tij për një kohë kaq të gjatë është i pashembullt, thotë profesori i historisë Michael Kimmage. Ai megjithatë nuk beson se filozofia e zotit Kissinger për ‘Realpolitik’ ka mbizotëruar në politikën e jashtme amerikane.

“Unë mendoj se ai vetë ishte i vetëdijshëm se ajo që mbizotëroi politikën e jashtme amerikane është internacionalizmi liberal i lidhur me Presidentin Woodrow Wilson, i cili themeloi Lidhjen e Kombeve dhe u angazhua në Luftën e Parë Botërore me sloganin, ‘bëje botën të sigurt për demokracinë’. Kjo është me të vërtetë tradita mbizotëruese e politikës së jashtme amerikane dhe zoti Kissinger ishte një lloj kundërshtari i kësaj”, thotë Michael Kimmage nga Universiteti Katolik Amerikan.

Ish Sekretari amerikan Henry Kissinger shkaktoi më shumë polemika në vitin 2022, kur la të kuptohej se Ukraina duhet të jetë e gatshme për të bërë lëshime territoriale për t’i dhënë fund agresionit të Rusisë.

/VOA/

Etiketa: Henry Kissinger.SHBA

Lajme të lidhura

BOTA

‘Shkelën hapësirën ajrore të kufizuar’/ SHBA konfiskon mbi 300 dronë gjatë Kupës së Botës

15:29 : 24/06/2026
BOTA

Trump zgjat urdhrin për Ballkanin Perendimor, gjendje e jashtëzakonshme edhe një vit

14:22 : 24/06/2026
BOTA

Senati amerikan voton për ndalimin e luftës me Iranin pa autorizimin e Kongresit

11:57 : 24/06/2026
AKTUALITET

Nga Zvërneci te dorëheqja e Ramës/ Narrativat e mediave amerikane për protestën në Shqipëri

14:40 : 23/06/2026
BOTA

Plani për paqe/ Si po shkojnë bisedimet SHBA-Iran

09:40 : 23/06/2026
Lajmet e Dites

Deklarata e fortë e Trump: Meloni një nga liderët më të këqij ndaj SHBA-së

08:56 : 22/06/2026
Para

Vllazni "bio" kundër Teutës, 9 prej lojtarëve titullarë ishin shkodranë

TË GJITHA

“Kishim konflikt të vjetër”/ Vrau vëllain për tokën, dëshmia e 76-vjeçarit: I dha gaz zetorit dhe desh më përplasi

10:48 : 25/06/2026

PDE ‘shuplakë’ Ramës dhe Berishës: Shqipëria meriton të pastrohet nga elitat e lodhura!

10:44 : 25/06/2026

Analiza/ Pse Kancelari Merz ka kaq pak mbështetje?

10:37 : 25/06/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, zbulohet menuja e servirur nga Sori-al

10:26 : 25/06/2026

Media e re ‘Abeg TV’ në hetim nga SPAK, dyshime për financime kriminale dhe roli i Besnik Myftarit

10:11 : 25/06/2026

Shpërfillja e mbrojtjes së mjedisit, pengesë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

10:06 : 25/06/2026

FNSH dhe RENEA marrin në ruajtje Ilir Selmanin, njërin nga të dyshuarit për vrasjen e Santiagos

09:56 : 25/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetgrandpashabetjojobetbetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetTimebetgrandpashabetnieuwsTimebetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibomjojobetjojobet girişbahiscasinoMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetcasibomgrandpashabet girişbetciograndpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet