• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Berisha tregon shkeljet e Ramës, si grabiti tokat shtetërore për t’ia dhënë Bolinos

12:34 : 30/11/2023
në AKTUALITET, POLITIKE

Sali Berisha ka vazhduar edhe sot atë që lideri demokrat e quan “Gjyqin Publik kundër Edi Ramës”

Nga selia blu, Berisha tha se kryeministri Edi Rama i ka shërbyer botuesit italian Karlo Bolino, që sot rezulton me prona thuajse ngjtur me ish-Klubin Sportiv Partizani.

Sali Berisha: “Së pari duhet të kërkoj ndjesë sepse për grabitjen e rreth 5 mijë metër tokë nga Rama dhe Bolino, nga tetori i vitit 2019 gjer në korrik të vitit 2020, Edi Rama ka firmosur jo 3 vendime siç kishim paraqitur dy herë më parë në këtë sallë, por ka firmosur 4 vendime të personalizuara për grabitjen e tokës së bashku me Bolinon.

Gazetarët kanë gjetur edhe një vendim tjetër, që është vendimi numër 589, datë 22.7.2020, me të cilin Edi Rama ndërhyn përsëri në kontratën e firmosur para vendimit të parë me Karlo Bolinon. Me këto vendime, Edi Rama hyn në librin Gines për përdorimin e firmës së vet në 4 vendime për vjedhje të hapur publike së bashku me Karlo Bolinon.

Përveç katër vendimeve të firmosura nga vetë Edi Rama dhe të personalizuara për Bolinon, janë gjetur edhe 3 firma të tjera qeveritare, njëra e Ramës në lejen e ndërtimit dhe dy të zonjës Anila Denaj në kontratën dhe lejen e ndërtimit, të gjitha këto për përvetësimin e 5 mijë metër katrorë tokë nga Bolino, sigurisht për Ramën. Gazetarët investigative provuan qartë me dokumente në emisionin Plug, se si Edi Rama e ktheu shtetin në shërbim të pushtetit të mikut të vet, Bolino.

Lexo edhe:

“Deri sa vdekja t’i ndajë”/ Protestuesit nuk i kursejnë ironitë ndaj Ramës dhe Berishës

Berisha: PD do jetë partia e seksionit, ripërtëritja nënkupton anëtarësime të reja

Unë siç thashë më sipër, kisha paraqitur para jush të vërtetën se Edi Rama kurrë në jetëne tij, kishte firmosur fap e fap njëri pas tjetrit nga tetori i vitit 2019 deri në korrik të vitit 2020, katër vendime të personalizuara për t’i falur Bolinos së tij, natyrisht për të grabitur për vete tokën 4900 metra, që kushtonte së paku 1.2 milion euro. Toka që u grabit me 4 vendime të personalizuar qeverie për kompaninë e Bolinos, të firmosur fap e fap nga Edi Rama, në planin rregullues të qytetit të Tiranës ishte e planifikuar për gjimnaz në një komunitet prej 60 mijë banorësh qënuk kishte një gjimnaz të tillë.

Me VKM-në e fundit që u paraqit sot, Edi Rama ndryshon VKM-në e datës 6.5.2020, ndryshon përsëri kontratën. Dhe çfarë shkruan në ndryshim?

Shkruan se ndryshimi është për rikonstruktim total minimal. Nuk ka njeri që mund ta zbërthejë këtë fjalë, në një kohë kur me vendimin e parë, Rama miraton kontratën në të cilën bëhej fjalë për rikonstruksionin e tre objekteve. Dhe kontrata me Bolinon ishte rikonstruksioni i tyre. Ndërkohë dy muaj pas vendimit të parë, Rama jep lejen e ndërtimit. Pra, kontrata është rikonstruksion, kurse kjo është leje ndërtimi, të cilën në të gjitha ligjet e vendit e jep bashkia, por për pronën e tij personale me Bolinon, e firmos vetë Edi Rama. Dhe habitshëm e firmos edhe ministrja e familjes, Denaj. Zonja Anila Denaj.

Se çfarë do ministrja edhe te leja e ndërtimit, Rama e di. Se kjo duhet të ishte plotësisht atribut ligjor i Bashkisë së Tiranës. Por, pas lejes së ndërtimit, Rama nxjerr vendimin e tretë, në të cilin në kundërshtim me kontratën, që ishte për rikonstruksion, urdhëron prishjen e objekteve, duke shkelur rëndë nenet e kontratës. Dhe këtë e bën pasi kishte dhënë lejen e ndërtimit.

Por ajo që është më e veçantë, se dy muaj pasi urdhëron prishjen e objekteve me VKM-në e tretë, me VKM-në e katërt, Rama urdhëron konstruksionin total minimal.”

Etiketa: Berishabolinotokat

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Deri sa vdekja t’i ndajë”/ Protestuesit nuk i kursejnë ironitë ndaj Ramës dhe Berishës

19:31 : 02/06/2026
AKTUALITET

Berisha: PD do jetë partia e seksionit, ripërtëritja nënkupton anëtarësime të reja

20:43 : 27/05/2026
AKTUALITET

Referendumi për Berishën/ Salianji nxjerr shifrat: Braktisje totale, ja sa persona votuan

19:00 : 23/05/2026
AKTUALITET

Berisha në QSUT, paralajmëron drejtuesit e policisë për terrorin në protestë

22:48 : 17/04/2026
AKTUALITET

Berisha: Qytetarët s’dalin në protestë për naftën se kanë frikë nga Rama

20:49 : 17/04/2026
AKTUALITET

Berisha paralajmëron Ramën: Fundi yt do të jetë para gjykatës

20:36 : 17/04/2026
Para

Serbia paralajmëron hapjen e një shtabi policor në Preshevë

TË GJITHA

Nga Suedia në Tiranë për Zvërnecin, pedagogia shqiptare: Koha të bashkohemi

19:19 : 04/06/2026

“Ramë, pije kosin”, qytetarët nuk kursehen me ironitë, pankartat më pikante të protestës

19:08 : 04/06/2026

Poshtë zyrës së tij protestë, Rama nga Porto Montenegro’: S’bëhet llaf, ta harrojnë/ VIDEO

19:05 : 04/06/2026

Bulevardi “mbytet” nga protestuesit, pjesëmarrjeje masive në protestën për Zvërnecin

18:55 : 04/06/2026

Kartoni i kuq për Kuvendin, protestuesi në Tiranë: Deputetët duhet të dalin jashtë loje

18:42 : 04/06/2026

Projekti në Zvërnec/ Banorët e Durrësit dalin në protestë

18:34 : 04/06/2026

‘Dil prit të gjatin, kemi urdhër’, publikohen mesazhet: Kemi urdhër të paraqitemi te Rama

18:26 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetBetofficeholiganbetfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom