• Kontakt
Thursday, August 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Skema nga Dubai/ A fshihet një oligark shqiptar pas inceneratorit të Tiranës?

14:41 : 27/11/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Një kontratë koncesionare qindra miliona euro. Një kompani në Holandë që nuk ka para ta financojë dhe më pas gjejnë një zgjidhje.

Një zgjidhje që vjen me urdhër nga lart dhe me propozim nga poshtë, siç është thënë dikur.

“Shiten” aksionet për një periudhë 9-vjeçare ose mund të quhet një dhënie me qira e tyre. Kjo është një zgjidhje për të gjetur financimin për inceneratorin e Tiranës bërë 2 vite më parë pasi shpërtheu komisioni hetimor dhe u vërtetua se, para nuk kishte e ajo që thoshte media, ajo që kishte thënë opozita dhe ajo që kishin thënë shumë faktorë të shoqërisë civile në lidhje me inceneratorin e Tiranës se, pas tyre fshiheshin Klodian Zoto, Mirel Mërtiri dhe grupi i njerëzve që kishin bërë inceneratorin e Elbasanit dhe të Fierit, tashmë ishte vërtetuar.

Dikush shumë lart ishte shqetësuar pasi kishte parë të vërtetën në sy pa thënë se mund ta dinte dhe mund të ishte pjesë e skemës, pasi dy janë rrugët, ose ka qenë një krim qeveritar, ose një njeri i vetëm apo disa individë kanë gjetur një shtet budalla dhe e kanë mashtruar.

Bëhen shitje aksionesh apo dhënie me qira për 9 vite me qëllim gjetjen e financimit prej 100 milionë eurosh për të përfunduar investimin e inceneratorit të Tiranës.

Lexo edhe:

Veliaj kërkoi t’i jepet dosja hetimore/ Avokatët: SPAK ia dorëzoi me USB! S’e përdor dot në izolim

Lejet mbi 6 kate në Tiranë, rënie pas arrestimit të Veliajt

Kontrata 9-vjeçare me dy kompani me Bruno Presezzin dhe ICARE, e cila e ka qendrën në Zvicër dhe e para ndodhet në Itali.

Sipas fakteve të zbuluara është tashmë e vërtetuar se kompania “Geogenix” 6-7 vite më parë ka mashtruar shtetin shqiptar pasi nuk ka pasur paratë për të financuar inceneratorin e Tiranës.

Ka gënjyer shtetin shqiptar se do të paguante këto para dhe i kishte në gjendje nga të ardhurat e veta kur në fakt është detyruar të shesë aksionet dhe të gjejë një kleçkë ligjore në një skemë, tashmë të qartë, korruptive.

SPAK ka në dorë një dokument të artë ku aksionerët e kompanisë theksojnë se janë aksionerë të fjetur, ata, thjesht dhe vetëm, janë aty për të gjetur financimin. Vërtetohet ajo që thamë më lart. Ndërsa më tej vërtetohet një tjetër fakt.

“Thomas Hansman, në përgjigjen për SPAK ka thënë se është shkëputur nga “Integrated Energy B. V.” që në dhjetor 2017, tre muaj pasi kompania fitoi kontratën koncesionare të Sharrës.

Alberto Presezzi ka deklaruar se bashkë me kompaninë zvicerane “Icare” zotërojnë shumicën e aksioneve të “Geogenix B. V.”, por ka theksuar se aksionet e tyre janë të fjetura, pa fuqi ligjore, pasi nuk kanë mundur ta gjenin financimin 100 milionë euro për inceneratorin e Tiranës.

Po ashtu, edhe Salvatore Ruselli që zotëron 25 % të aksioneve pretendon se nuk ka gisht në aferë. Ai ka informuar SPAK se ka vetëm 1 kuotë me vlerë të papërfillshme.

Nga ana tjetër, Ernesto Granelli, ndonëse rezulton aksioner me 30 %, ka deklaruar se nuk ka idenë që kompania e tij ka fituar kontratën për impiantin e mbetjeve në Tiranë.

Në përgjigje për SPAK-un, të katërt aksionerët kanë theksuar se njohin Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton nëpërmjet italianit Giusepe Ciaffaglione”, ka bërë me dije më herët CNA, duke zbuluar dëshmitë e aksionerëve në SPAK.

Pjesë nga dosja e SPAK për aksionerët

PIKËPYETJET

Kush janë njerëzit e kompanisë “ICARE” dhe kush qëndron pas tyre në Tiranë ?

Sipas të dhënave që ka gjetur dhe zbuluar CNA, përfaqësuesit e kompanisë, sipas këtij dokumenti, janë Blerim Hoxha dhe Christophe Darbord.

Këta njerëz kanë qenë dikur në Tiranë për ARMO-n dhe atëherë u akuzuan dhe për lidhje me kompani, të cilat ishin futur në “black list” nga SHBA për shkak se kishin aksionerë rusë.

Por këtë herë problemi nuk qëndron te rusët, por kush qëndron pas këtyre personave në Shqipëri?

Kush e ka siguruar financimin 100 milionë euro pasi skema tregon se paratë janë gjetur nga kompania “ICARE” nëpërmjet një kompanie në Dubai dhe do të vijnë në Shqipëri nga SHBA-ja duke kaluar më parë në Hungari.

Pra, një trekëndësh tashmë i zbardhur, por që paratë nuk përfunduan kurrë në Shqipëri për inceneratorin, por u hap një llogari në Hungari. Paratë nuk u transferuan sepse qëndronte frika e bllokimit nga SPAK-u.

SKEMA

Pra, merret një kontratë koncesionare, njerëzit që e marrin kontratën për gati 1 miliard eurosh për 30 vite nuk kanë para të investojnë dhe detyrohen të shesin dhe japin me qira aksionet për 9 vjet me aksionerë të fjetur, që do të siguronin investimin dhe kjo bëhet me një qëllim të thjeshtë.

Në rast se do të shiteshin aksionet në një formë të plotë ligjore, pra këto kompani do të bëheshin aksionere të vërteta, do të duhej të merrej miratimi nga qeveria shqiptare dhe ministria e linjës dhe për të mos bërë një miratim të tillë dhe për të mos lënë gjurmë se kompania e inceneratorëve po shiste aksionet u gjet një zgjidhje me 9 vite për të gjetur financimin rreth 100 milionë euro nga të cilat 25 milionë euro do t’i merrnin vetë kompanitë që kishin siguruar para.

Pra, hynin si aksionerë të fjetur që të gjenin para dhe pastaj merrnin 25 milionë euro. E mbanin inceneratorin në përdorim, inceneratorin e Tiranës, landfillin, për 9 vite dhe sipas të ardhurave që ka kompania dhe me trendin rritës, të ardhurat në 9 vite mund të shkonin afërsisht nga 250-270 milionë euro pasi kompania deklaron në vitin 2021 rreth 25 milionë euro të ardhura dhe do të kryhej financimi.

Këto kompani do të fitonin një shumë të majme parash pastaj duhet t’ua kthenin aksionet njerëzve të Mirel Mërtirit e në rast moskthimi kishin një penalitet rreth 40 milionë euro sipas kontratave të publikuara nga CNA.

Tashmë skema është mjaft e qartë. Pyetja që lind është një: Kush qëndron në Tiranë pas kompanisë “ICARE” dhe personave Blerim Hoxha dhe Christophe Darbord, të cilët kanë qenë në Shqipëri dhe kanë punuar me naftë, kanë punuar me Armon?

Kjo është e vërtetuar dhe CNA do të sjellë një tjetër material të plotë se, cila ka qenë skema kur këta individë kanë qenë në Shqipëri dhe kanë pasur Armon në përdorim./ CNA

Etiketa: BashkiaDubaiErion VeliajinceneratorioligarkskemaTirane

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Veliaj kërkoi t’i jepet dosja hetimore/ Avokatët: SPAK ia dorëzoi me USB! S’e përdor dot në izolim

12:46 : 27/08/2025
AKTUALITET

Lejet mbi 6 kate në Tiranë, rënie pas arrestimit të Veliajt

08:23 : 27/08/2025
AKTUALITET

Po të flasë Erioni, bëhet “Dumani” i qeverisë

11:09 : 26/08/2025
AKTUALITET

Zjarret/ 10 vatra gjatë ditës, 4 ende aktive në Vlorë, Kolonjë, Tiranë dhe Skrapar

18:56 : 25/08/2025
AKTUALITET

Veliaj paralajmërim në “TikTok”-un e ndaluar: Kur të flas unë ti do jesh lajm i fundit!

17:50 : 25/08/2025
AKTUALITET

Vëllai plagos me th*kë vëllanë në Tiranë

13:07 : 25/08/2025
Para

10 bizneset më fitimprurëse të vitit 2023

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Enjte 28 Gusht 2025

22:55 : 27/08/2025

Aksident në aksin Elbasan-Librazhd, një i plagosur rëndë

22:43 : 27/08/2025

Zbulohet data! Ja kur do ta shpallë Rama kabinetin e ri qeveritar

22:32 : 27/08/2025

SHBA dhe Evropa paralajmërojnë Iranin: Sanksionet bërthamore mund të rikthehen

22:15 : 27/08/2025

Situata në Serbi/ Ambasada ruse në Beograd: Zgjidhja duhet bërë sipas rregullave serbe

21:50 : 27/08/2025

“Fëmijët në Gaza s’kanë më forcë as të qajnë”, OKB: Shpëtojini para se të jetë vonë

21:35 : 27/08/2025

Janë shoqëruar disa persona me rrezikshëri të lartë, detaje nga operacioni i policisë në Durrës

21:04 : 27/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com