• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ndikimi i rrjeteve sociale në jetën e të rinjve

19:49 : 24/11/2023
në AKTUALITET

Të shqetësuara për ndikimin e gjërë të mediave sociale në jetën e përditshme të bashkëmoshatarëve, Esmeralda, Eralda, Senada dhe Albina, studente në ciklin e ulët për mësuesi në Universitetin e Shkodrës, kanë çelur ekspozitën “Si ti mbijetojmë epokës së rrjeteve sociale përmes edukimit për median dhe informacionin”.

Nisma e tyre është mbështetur nga Ambasada Amerikane dhe Instituti i Medias. Ekspozita, thotë studentja Esmeralda Hamzi, përbëhet nga një numër posterash, ku ato kanë paraqitur vlerësimet, por edhe shqetësimet e tyre mbi rolin e mediave sociale tek të rinjtë.

“Posterat që kemi paraqitur tregojnë se si ne të dallojmë një lajm të rremë, aplikacionet që po përdoren më së shumti në ditët e sotme, numrin e përdoruesve si dhe kemi paraqitur një istalacion se cilët nga aplikacionet po përdoren më shumë nga të rinjtë”, thotë ajo.

Studentet thonë se, në epokën dixhitale, rrjetet sociale po zënë një hapësirë gjithnjë e më të madhe dhe se të rinjtë, pjesën më të madhe të kohës tashmë ia kushtojnë rrjeteve sociale si facebook, instagram apo tik-tok.

“Të rinjtë pjesën më të madhe të kohës po e kalojnë në rrjetet sociale dhe jo duke ia kushtuar familjes apo duke bërë një shëtitje. Kjo ka ndikuar në vetbesimin e tepruar tek të rinjtë, në çrregullime të ankthit dhe gjumit”.

Lexo edhe:

Shpopullimi/ Shqipëria po zbrazet nga “truri”, mijëra profesionistë largohen drejt Gjermanisë

Zgjedhjet/ Berisha thirrje të rinjve: Më 11 maj, vota është edhe për dinjitetin tuaj

Eralda Xhaka thotë se edhe ajo, si pjesa më e madhe e të rinjve, një pjesë të madhe të kohës e kalon në rrjetet sociale duke ndjekur lajmet në instagram apo trendet e reja në tik-tok.

Po ajo shton se jo rrallë këto rrjete keqpërdoren nga të rinjtë gjë që shoqërohet me konflikte mes tyre.

“ Kjo ndodh për arsye të komenteve që mund të lërë një person. Aty mund të fillojë çdo gjë, mund të ndodh që një informacion i marrë nga dikush tjetër është përpunuar dhe është bërë fake nga një tjetër. Baza mund të jetë e vertetë, por mënyra se si të tjerët e kanë modifikuar mund të sjellë konflikte”, thotë ajo.

Ajo që kanë vërejtur të katër studentet, gjatë punës së tyre për ngritjen e ekspozitës, është edhe keqpërdorimi i gjuhës së shkruar, zhargoni i rrugës, shumë herë edhe fjalët fyese që i drejtojnë njeri-tjetrit.

Sipas studentes Senada Jukaj, interneti dhe rrjetet sociale gjithnjë e më shumë kanë prekur edhe fëmijët. Në shtëpi, shkollë, por edhe të shoqëruar me prindërit në lokale, fëmijët shikohen me celular në duar, duke kërkuar në internet.

Në ditët e sotme, thonë studentet, në rrjetet sociale gjehen lajme të shumta të rreme, keqpërdorim të fotove, vjedhje të profileve, por edhe dhunë verbale. Një studim i realizuar nga organizatat jofitimprurëse vëren se 69% e prindërve të anketuar shprehen se fëmijët e tyre i kanë hapur llogaritë në rrjetet sociale para moshës 13 vjeçare, duke shkelur kështu edhe kushtet legale të përdorimit të platformës.

Studentja Albina Hasani tregon se është futur shumë vonë në rrjetet sociale, por ka kuptuar se keqpërdorimi i tyre sjell pasoja.

“Po të shikosh në tik-tok vëren se shumë të rinj mburren me numrin e klikimeve, se janë të famshëm, se kanë më shumë shoqëri apo se kanë më shumë fitime se një tjetër. Ka edhe komente negative sepse ndodhin edhe keqkuptime, dhunë verbale, dhunë psikologjike dhe kjo nxit keqkuptimet dhe konfliktet”.

Të katër studentet thonë se nga përvoja e tyre si përdoruese të rrjeteve sociale, por edhe nga puna hulumtuese për ngritjen e ekspozitës, kanë mësuar se sa i rëndësishëm është informimi për të mos rënë në grackën e lajmeve të rreme dhe që rrjetet sociale t’i shërbejnë informimit dhe argëtimit./VOA

Etiketa: ndikimirrjetette rinjte

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shpopullimi/ Shqipëria po zbrazet nga “truri”, mijëra profesionistë largohen drejt Gjermanisë

08:31 : 26/05/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet/ Berisha thirrje të rinjve: Më 11 maj, vota është edhe për dinjitetin tuaj

21:13 : 09/05/2025
AKTUALITET

Vendimi i Gjykatës Europiane për Pasaportat e Arta dhe pasojat në Tiranë

09:17 : 30/04/2025
SHENDETI

Vape-t, trendi i ri mes të rinjve shqiptarë që po ngre shqetësime

17:05 : 15/04/2025
AKTUALITET

BIRN: Fuqia e PSD nuk qëndron tek programi, por tek paratë dhe ndikimi i Tom Doshit

19:57 : 13/04/2025
SHENDETI

Pse të rinjtë sot ndihen më të shqetësuar se kurrë?

22:41 : 28/03/2025
Para

“Para 10 ditësh ma këputi shpirtin”, aktori tregon takimin e fundit me Zef Dedën

TË GJITHA

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

23:47 : 07/06/2025

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

23:27 : 07/06/2025

“Barazimi rezultat i keq”, Gjimshiti: Çunat dhanë maksimumin por nuk mjaftoi!

23:19 : 07/06/2025

Horoskopi, e diel, 8 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/06/2025

Shans i humbur për Shqipërinë, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

22:54 : 07/06/2025

Shqipëria dështon të mposhtë Serbinë, Manaj bën “mëkat” me penalltinë e humbur

22:42 : 07/06/2025

Stresi/ Ja disa mënyra si të menaxhosh atë gjatë periudhave të ngarkuara

22:40 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com