• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Partizani”, Berisha: Rama firmosi në shkelje të ligjit, roli im u kufiza nga GJK

12:52 : 22/11/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Kryetari i PD-së, Sali Berisha iu rikthye këtë të Mërkurë çështjes së privatizimit të kompleksit “Partizani” dhe rolit të kryeministrit Edi Rama. Në një konferencë për gazetarët nga selia blu, Berisha theksoi se Rama shkeli ligjin “në mënyrë flagrante” me firmën e tij për ndryshimin e destinacionit të truallit.

Episod ky që në fakt përmendet edhe në dosjen hetimore, megjithatë në mënyrë të çuditshme, emri i Edi Ramës nuk përmendet në ‘letra’ nga prokuroria e çështjes, Enkeleda Millonai.

SPAK thotë se “me vendimin nr. 132, dt. 08.06.2006 të Kryetarit të Këshillit të Rregullimit të Territorit, Bashkia Tiranë, u vendos që të ndryshojë destinacioni, duke e kthyer në zonë banimi”, territorin që i përkiste klubit sportiv “Partizani”. Sipas SPAK-ut, ky vendim i Bashkisë së Tiranës binte në kundërshtim me legjislacionin në fuqi, i cili nuk lejonte tjetërsimin e terreneve sportive. Gjithsesi, ai vendim u mor. Prokurorja Enkeleda Millonai megjithatë, nuk guxon të përmendë faktin se kryetari i KRRT-së së Bashkisë së Tiranës në atë kohë, ishte Edi Rama, kryeministri aktual. Firma e Ramës e shndërroi terrenin sportiv në truall për godina banimi. Por, as në këtë moment dhe as në të gjithë materialin hetimor, prokurorja nuk e përmend asnjëherë nominalisht Ramën.

Gjatë deklaratës së sotme, Berisha tha se kreu i qeverisë Edi Rama gënjeu kur deklaroi se s’ka asnjë shkelje në vendimin e Ramës si kryebashkiak, ndërsa publikoi dhe dokumente për të mbështetur akuzat e tij.

“Edi Rama për ndryshimin e destinacionit, në kundërshtim flagrant me ligjin, të klubit sportiv Partizani nga terren sportiv në zonë urbane, u fsheh duke mashtruar pas ndryshimit të ligjit. E vërteta është se ai vetë pohoi se para ndryshimit të ligjit, Edi Rama ka firmosur në shkelje flagrante dhe të dënueshme të ligjit të urbanistikës, kalimin nga zonë sportive në zonë urbane dhe ka firmosur lejen e tij, të asaj pjese territori. Kjo është firma e Edi Ramës. Leja e ndërtimit! Kjo është leja e sheshit të ndërtimit dhe këtu është firma, në dhunim flagrant të ligjit, e Edi Ramës. Ndryshimi prapa të cilit u fsheh Rama, e dënon Ramën. Rama dënohet sepse neni 31, ky nen ka kusht, terrenet sportive privatizohen nga pronari ose jepen me koncesion, me kusht që të mos u ndryshojë destinacioni.

Lexo edhe:

Krimet në zgjedhje, Karamuço: Priten masa konkrete edhe për funksionarë të lartë

Bushati “zbërthen” fitoren e PS-së: Votat i marrin kriminelët, Rama ka në dorë “kërbaçin” e SPAK

Ky është plani i rregullimit të territorit për Tiranën, i hartuar direkt nga Edi Rama me kompaninë zvicerane UrboPlan, nën drejtimin e Artan Agollit dhe Majlinda Dhulit. Udhëheqës Edi Rama, asistent Ed Shalsi. Zona këtu 12-12 është zona e klubit Partizani, të cilën Edi Rama e ka shndërruar totalisht në zonë urbane. Pjesa tjetër, Edi Rama në kundërshtim me ligjin e urbanistikës, në kundërshtim me ligjin për sportet të amenduar, e shndërron kundrejt një valixhe, supozohet me euro apo dollarë, e shndërron në zonë urbane tërësisht”, tha Berisha.

1
2
3
4
5

“Pra, nëse për të parën tha se aty kishte disa baraka, magazina, këto ishin fusha. Fusha futbolli, volejbolli, basketbolli, etj. Pra, është Edi Rama, ai që ka shkelur ligjet e vendit. Është Edi Rama ai që duhet të gozhdohet nga një drejtësi e vërtetë dhe jo Sali Berisha. Sali Berisha përkundrazi u ka dhënë garanci terreneve sportive që nuk mund të ndryshojnë destinacionin. Kjo është e vërteta. Dhe nëse ka një fajtor të vetëm në të gjithë çështjen, ky është Edi Rama, shkelësi i ligjit mbi bazë korrupsionin. Ai mashtroi shqiptarët kur tha se këto të tjerat erdhën pas ndryshimit të ligjit për sportin. Por ja që ligji i sprtit u ndryshua për pronësinë e pronarit, por nuk u ndryshua kurrë për destinacionin. Kjo u bë në kundërshtim me përcaktimet e ligjit të sportit që destinacioni nuk ndryshon”, shtoi ai.

Berisha: Ndërhyra për t’i vënë fre Ramës, por Gjykata Kushtetuese më hoqi çdo mundësi

I pyetur nga gazetarët se pse nuk ndërhyri për të ndaluar vendimin e Ramës duke pasur parasysh postin e tij të asaj kohe si kryeministër, Berisha tha se e bëri një gjë të tillë, ndërsa më tej shtoi se një vendim i mëpasshëm i Gjykatës Kushtetuese “i hoqi çdo mundësi”.

“Unë për t’i vënë fre Edi Ramës bëra dekret, shfrytëzova të drejtën kushtetuese të aktit normativ. Se ligji i urbanistikës nuk kishte hapësirë. Dhe pasi filloi të ndërtonte si trashëgimi të veten bërdullën e tij tek Zogu i Zi, që ishte shëmtimi më i madh që mund t’i bëhej qytetit të Tiranës, përveçse mbusheshin xhepat e Edi Ramës, kur ndërhyra aty, bëra një dekret me të cilin autorizoja prefektin të anulonte vendimet e Këshillit të Rregullimit të Territorit të Bashkisë. Edi Rama këtë çështje e ngriti në Strasburg dhe Këshillin e Europës, si një akt që unë i uzurpova autonominë lokale. Edi Rama e paditi këtë akt në Gjykatën Kushtetuese. Autoritetet Lokale Rajonale të Europës, erdhi në Shqipëri dhe bëri një deklaratë të fortë kundër Sali Berishës për Zogun e Zi. E vërteta, ke ndërhyrë si kryeministër, nuk mund të ndërhyje kurrë në një projekt të bashkisë. Më pas Gjykata Kushtetuese me datë 10 nëntor rrëzon dekretin e qeverisë. Sali Berisha nuk kishte më asnjë hapësirë, përveçse të bënte një betejë donkishoteske”, tha Berisha.

Pas kësaj, shtoi se ndryshimi i ligjit i lejonte vetëm që të vepronte në rolin e noterit lidhur me vendimmarrjen në fjalë.

“Me datën 21 ose 22 nëntor, unë shqyrtova tani vetëm si noter, sepse vendimi i Gjykatës Kushtetuese, më kishte hequr mua çdo mundësi për të ndërhyrë. Në të gjithë praktikën time, pikërisht për këto shkaqe ligjore, i vetmi vendim i Edi Ramës, me të cilin kisha ndërhyrë me ligji, ishte ai për Zogun e Zi. Në asnjë rast tjetër. Sepse nëse e njeh problemin, nuk ka diskutim se ajo duhet të jetë e drejtë ekskluzive, për shkak të gjithë tërësisë dhe teknikaliteve që ka ai proces. Në atë proces në bashki janë disa drejtori që involvohen. Kështu që unë isha thjesht noter. Po ta refuzoja, nuk kisha ligj. Për t’i dhënë goditje përfundimtare, në dhjetor Gjykata Kushtetuese përjashton çdo mundësi të qeverisë për të ndërhyrë dhe ajo mund të bëhet vetëm me ankesë në gjykata. Pra, qeveria kishte zero tagër për të ndërhyrë”, deklaroi kryedemokrati.

“Tani, unë bëj pyetje, a u thirr Edi Rama për këtë ndryshim zone? Edi Rama jo vetëm që nuk u thirr, por ka rrezik që me valixhen e eurove që mori, ndërtoi këto dhe ato. Pra, kemi të bëjmë me një rast të pastër korruptiv. E dyta, pas kësaj ai u tha juve që u ndryshua ligji. Ligji, përkundrazi nuk ndryshoi asnjë germë përsa i përket destinacionit”, shtoi Berisha.

Ai përsëriti se akuzat e ngritura në procedimin penal për privatizimin e “Partizanit” ndaj tij dhe Jamrbër Malltezit janë të paqena. Hetimin e cilësoi politik, e të dirigjuar nga Edi Rama.

Etiketa: Edi RamaPartizaniprivatizimi i partizanitSali Berishaspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Krimet në zgjedhje, Karamuço: Priten masa konkrete edhe për funksionarë të lartë

22:50 : 15/05/2025
AKTUALITET

Bushati “zbërthen” fitoren e PS-së: Votat i marrin kriminelët, Rama ka në dorë “kërbaçin” e SPAK

22:26 : 15/05/2025
AKTUALITET

Tela: Administrata ka punuar për PS, SPAK nuk ka dokumentuar asnjë rast të krimit zgjedhor

22:08 : 15/05/2025
AKTUALITET

Abilekaj: Çdo grup kriminal ka përfaqësuesin e tij në parlamentin e kësaj qeverie

21:53 : 15/05/2025
AKTUALITET

The Telegraph me kritika: I vetmi ndryshim mes Keir Starmer dhe Edi Ramës, gjatësia

21:23 : 15/05/2025
AKTUALITET

Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste

18:07 : 15/05/2025
Para

Papa Françesku: Konflikti Izrael-Hamas ka kaluar në “terrorizëm”

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Horoskopi, 16 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 15/05/2025

Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë: Ja ç’duhet të bëjë opozita

22:51 : 15/05/2025

Në mes të Tiranës! Rruga ekziston në letra, në terren si në Mesjetë

22:51 : 15/05/2025

Krimet në zgjedhje, Karamuço: Priten masa konkrete edhe për funksionarë të lartë

22:50 : 15/05/2025

Bleu shtëpinë në ankand bankar, ish-pronari e zapton dhe ndërron bravën

22:45 : 15/05/2025

Zelesnky: Erdogan e njeh Krimenë si territor ukrainas

22:38 : 15/05/2025

Al Ittihad shpallet kampion në Arabi, festojnë Mario Mitaj dhe Benzema

22:38 : 15/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com