• Kontakt
Monday, November 3, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Akuzat e opozitës: Pse po amnistohet Ilir Beqaj për aferën e sterilizimit

13:51 : 20/11/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Opozita e cilëson “amnisti” akuzën për shpërdorim detyre të ngritur nga SPAK ndaj Ilir Beqajt në procedimin penal për koncesionin e sterilizimit. Sipas PD, përfshirja e ish-ministrit të Shëndetësisë në këtë aferë është e thellë.

Në një deklaratë nga selia blu këtë të hënë, kreu i PD-së Sali Berisha tha se në këtë histori, Beqaj është “hajduti i dobishëm” i Ramës. Ndërsa kreun e qeverisë Rama, e cilësoi “aksionarin e parë i aferës së vjedhjes së dytë të shekullit, apo inceneratorëve të shëndetësisë”.

“Akuza për shpërdorim detyre, amnisti”

Sipas Berishës, të akuzosh Ilir Beqën për shpërdorim detyre, se nuk ka diktuar konfliktin e interesit Rrapaj-Rrjepaj, në bazë të ligjit, e shpall atë të pafajshëm. Dhe këtu, tha ai, qëndron i gjithë thelbi i amnistisë së dytë në katër muaj të Ilir Beqës.

“E shpall të pafajshëm sepse ligji i konfliktit të interesit, nuk ngarkon titullarin Beqaj për të diktuar se cili është apo nuk është në konflikt interesi. Këtë detyrë, ligjërisht dhe përgjegjës para ligjit, janë ata të cilët aplikojnë për një projekt, një tender, një kërkesë financiare në konflikt interesi. Pra, Rama dërgon Beqën me akuzën se nuk diktoi konfliktin e interesit, me qëllimin e vetëm që gjykatësi të thotë se Beqaj është i pafajshëm. Ligji nuk ia kërkon Beqës këtë. Ligji ia kërkon Rrjepës dhe Rrapajt”, tha Berisha.

Lexo edhe:

Vendimi i Kushtetueses/ Rama, fituesi kryesor, Veliaj gjysmë-fitues, Begaj-Rusmali qesharakë

Mazhoranca refuzoi 2 komisionet hetimore, Berisha: Do të forcojmë aksionin në Parlament

“Pse është fajtor Beqaj”

Më tej, kryedemokrati renditi shkeljet ligjore, sipas tij, të ish-ministrit të Shëndetësisë në këtë çështje.

  • “Berisha tha se Ilir Beqaj është përgjegjës direkt para ligjit, sepse ai ka firmosur kalimin me koncesion të sterilizimit, i cili bëhej nga sektori publik, në sektorin privat.
  • Ilir Beqaj është përgjegjës para ligjit, sepse jo vetëm ka firmosur, por ai ka caktuar kushëririn e tij të parë, dhe në këtë rast nuk kemi të bëjmë lidhjen Rrjepaj-Rrapaj, por me lidhjet Byrazeri-Beqaj për fizibilitetin.
  • Ilir Beqaj është fajtor direkt, pasi ka firmosur studimin-mashtrim, sipas të cilit dhënia me koncesion do të ulte 3 herë çmimin, ndërkohë që kjo dhënie e rriti çmimin e sterilizimit 83 herë.
  • Ilir Beqaj është përgjegjës direkt para ligjit, prandaj e shpëton Edi Rama, sepse me firmën e tij në kundërshtim me çdo praktikë ligjore, ka firmosur pikët që i ka dhënë Investalit të Ramës, kompanisë Rama-Rrapaj, në një kohë kur kjo nuk ishte kurrë detyrë e ministrit.
  • Ilir Beqaj është përgjegjës direkt para ligjit sepse i ka dhuruar Investalit të Rama-Rrepajt, megasterilizatorin e blerë 1.7 milionë euro ultramodern dhe një kat të spitalit të ri të ndërtuar pikërisht për sterilizimet.
  • Ilir Beqaj është përgjegjës para ligjit, apo njeriu që amnistoi Edi Rama është përgjegjës para ligjit, pasi me firmën e tij, ai i ka dhuruar kompanisë falas, shpenzimet për energjinë elektrike, shpenzimet për ujin. Në gjysmën e afatit të përcaktuar, kjo kompani ka grabitur 79 milionë euro, ndërkohë që në 10 vite, fitimi i saj ishte parashikuar 99 milionë”, tha Berisha.

Pra, të çosh përpara gjykatësit Beqën, me akuzën se nuk ka diktuar konfliktin e interesit mes Rrjepajt dhe Rrapajt, do të thotë ta shfajësosh atë nga të gjitha këto akuza, konkludoi ai.

Për SPAK, tha se është shndërruar “në një vegël të verbër,  në një organizatë kriminale në duart e Edi Ramës”.

Etiketa: Edi Ramailir beqajPDSali Berishaspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vendimi i Kushtetueses/ Rama, fituesi kryesor, Veliaj gjysmë-fitues, Begaj-Rusmali qesharakë

18:38 : 03/11/2025
AKTUALITET

Mazhoranca refuzoi 2 komisionet hetimore, Berisha: Do të forcojmë aksionin në Parlament

18:04 : 03/11/2025
AKTUALITET

Ermal Dredha emërohet ambasador në Zvicër

17:44 : 03/11/2025
AKTUALITET

Kushtetuesja i dha të drejtë Veliajt, Berisha: U rrëzuan Rama dhe Begaj

17:24 : 03/11/2025
AKTUALITET

SPAK merr zyrtarisht të pandehur ‘besnikët’ e Ballukut! Nga Evis Berberi, te Gentian Gjyli i ARRSH! Akuzat

17:00 : 03/11/2025
AKTUALITET

“Ripërtëritja është jetike për të ardhmen e partië”, Berisha: PD do të hapet ndaj të rinjve

16:50 : 03/11/2025
Para

Goditet banda e drogës në Sardenja, arrestohen 40 persona, mes tyre edhe shqiptarë

TË GJITHA

E kishte fshehur kokainën në tigan, 22-vjeçari shqiptar kapet me drogë në Angli

19:51 : 03/11/2025

Teliti pas vendimit për Veliajn: Kushtetuesja anashkaloi shkeljet reale, beteja për Tiranën vazhdon

19:50 : 03/11/2025

Tensione në Beograd, protestuesit rrethojnë Parlamentin dhe kërkojnë dorëheqjen e Vuçiç

19:23 : 03/11/2025

Kushtetuesja riktheu Veliajn në detyrë, zbardhet vendimi që shfuqizoi shkarkimin dhe dekretin e presidentit

19:21 : 03/11/2025

Aksident në Lushnjë, makina godet një tufë me bagëti! Ngordhin disa krerë

19:01 : 03/11/2025

Kushtetuesja riktheu Veliajn në detyrë, Holta Zaçaj dhe Gent Ibrahimi votuan kundër

18:57 : 03/11/2025

Aksident i rëndë në Prrenjas, humb jetën këmbësori (Emri)

18:44 : 03/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com