• Kontakt
Tuesday, October 21, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ekuipazhi i Gjergj Lucës vjedh anijen e sekuestruar në Sarandë, 5 në pranga

21:21 : 15/11/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Anëtarë të ekuipazhit të një anije peshkimi në pronësi të kompanisë “Rozafa” të biznesmenit Gjergj Luca, janë arrestuar pasi akuzohen për vjedhjen e një veliere të sekuestruar nga policia në Sarandë.

Në pranga janë vënë A.N., 53 vjeç, drejtuesi i anijes së peshkimit “Rozafa-14” si dhe katër shtetas egjiptianë, anëtarë të ekuipazhit si punëtorë peshkimi: A. E., 55 vjeç, S. G., 40 vjeç, M. E., 43 vjeç dhe I. A., 34 vjeç.

Të arrestuarit, sipas policisë së Sarandës, e tërhoqën me peshkarexhë velierën nën sekuestro që prej qershorit, nga moli ku ishte lënë në ruajtje nga Policia Kufitare.

Sekuestrimi

Mjeti lundrues veliere, rreth 15 metra e gjatë me mbishkrimim “Bavaria 50”, u gjet i braktisur më 10 qershor në ujërat neutralë, rreth 51 milje larg ishullit italian të Siçilisë.

Lexo edhe:

Ilir Demaliaj akuza Gjergj Lucës: I fut peshkut drogë, e çon në Amerikë

Nis ndërtimi i kullës 35 kate në Shkodër, urbanistët kundër: Kompania nuk e justifikon me financat që ka

Veliera pa persona në bord është konstatuar nga anija e peshkimit “Rozafa”, ekuipazhi i së cilës ishte duke peshkuar në atë hapësirë detare.

Asokohe u raportua se në velierë u gjetën bidona uji dhe ambalazhe të ndryshme ç’ka ngiti dyshime se mjeti lundrues mund të jetë përdorur për trafikimin e klandestinëve nga vendet e treta, ndërsa u ngrit hipoteza se mund të ishte braktisur për shkak të ndonjë defekti të mundshëm.

Kapiteni i anijes së peshkimit “Rozafa” njoftoi autoritetet detare italiane, të cilët pasi kryen kontrollin fizik në velierë, nuk konstatuan sende të kundraligjshme. Në bazë të së drejtës ndërkombëtare të detit, velieren ia dhanë kapitenit të anijes “Rozafa”. Mëngjesin e 14 qershorit, mjeti lundrues mbërriti në portin e Limionit në Sarandë, i sekuestruar nga Policia kufitare, që nisi hetimet për të zbardhur misterin rreth velierës.

Veliera e sekuestruar nga policia

Vjedhja e velierës

Mjeti ka qëndruar i ankoruar në port (ende nën masën e sekuestros) deri këtë të mërkurë, kur është tërhequr nga ekuipazhi i anijes së Gjergj Lucës – biznesmen me lidhje të ngushta me kryeministrin Edi Rama dhe i denoncuar nga opozita për përfshirje në ngjarje të ndryshme kriminale.

Burime zyrtare nga blutë e Sarandës njoftuan se nisën një hetim nën drejtimin e prokurorisë pas marrjes së njoftimit se veliera ishte marrë nga porti i Limionit duke u tërhequr nga një anije peshkimi.

Si rezultat i angazhimit të shërbimeve të Policisë Kufitare Vlorë, të Delta Force dhe të Guardia di Finanza-s, shtuan të njëjtat burime, u bë i mundur gjetja dhe bllokimi i velierës.

Veliera e zhvendosur nga moli nga anija e kompanisë "Rozafa"
Veliera e zhvendosur nga moli nga anija e kompanisë “Rozafa”

Mjeti u konstatua nga autoritetet teksa po tërhiqej nga një anije peshkimi në bordin e së cilës ndodhej ekuipazhi i anijes “Rozafa” i përbërë nga 5 persona, të cilët u arrestuan.

“Këta shtetas dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur mjetin lundrues tip veliere të sekuestruar nga Policia, që ndodhej i bllokuar në portin e Limionit, me pretendimin se kjo veliere ishte pronë e tyre”, njoftoi policia. Veprim që me shumë gjasë e kanë kryer me urdhër të shefit, Gjergj Luca.

Gjithashtu, Agjencia rajonale e Mbikëqyrjes Policore nisi procedimi në gjendje të lirë për punonjësin e policisë inspektor A.M. – me detyrë trup shërbimi në Komisariatin e Policisë Kufitare Sarandë – pasi akuzohet se nuk ka marrë masa për ruajtjen e velierës së sekuestruar dhe nuk ka konstatuar mungesën e mjetit lundrues pas lënies së shërbimit.

Lexo edhe:

Dhurata e radhës, Gjergj Luca merr nga Rama edhe ish-repartin ushtarak në Gramsh

1 euro për Kombinatin e Maliqit/ Me çfarë “e joshi” Gjergj Luca, Ramën (kontrata)

Punësimi i të miturve në fabrikën e Gjergj Lucës alarmon aktivistët

Blerja e votave, PD kallëzon në SPAK Gjergj Lucën, Taulant Ballën dhe 14 të tjerë/ Emrat

Biznesmeni pranë Ramës sulmon fizikisht kandidatin e PD në Elbasan

Etiketa: gjergj lucaRozafaveliere

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ilir Demaliaj akuza Gjergj Lucës: I fut peshkut drogë, e çon në Amerikë

09:40 : 10/10/2025
AKTUALITET

Nis ndërtimi i kullës 35 kate në Shkodër, urbanistët kundër: Kompania nuk e justifikon me financat që ka

18:51 : 24/09/2025
AKTUALITET

“Gjergj Luca, ortaku i një trafikanti të arrestuar”/ Balliu: Po më kërcënon me gjyq

17:20 : 31/08/2025
AKTUALITET

Berisha: Rama i dha portin e peshkatarëve Gjergj Lucës dhe Dorian Beut për trafik d*oge

13:51 : 28/08/2025
AKTUALITET

Arrestimi i Dorian Beut/ Një port për peshkatarët apo për trafikantët e drogës?

17:49 : 26/08/2025
AKTUALITET

Dorian Beu i arrestuar nga SPAK për trafik droge, ortak biznesi me oligarkun e peshkut Gjergj Luca

21:58 : 25/08/2025
Para

Çollaku: Shqipëria si terminal refugjatësh, s'dihet kush hyn e kush del

TË GJITHA

Kapen në Rinas 4 valixhe me 100 kg kanabis nga Tajlanda, dy në pranga/ Detajet e para

08:49 : 21/10/2025

A janë satelitët spiunë të Kinës jetikë për inteligjencën e dobësuar hapësinore të Rusisë?

08:42 : 21/10/2025

Sistemi shëndetësor katastrofë! Gratë me kancer gjiri në Lezhë përballen me një betejë të dyfishtë

08:24 : 21/10/2025

Aksident në aksin Fier- Levan, një i plagosur

08:13 : 21/10/2025

Këmbimi valutor 21 tetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:04 : 21/10/2025

Mos harroni çadrat! Mësoni parashikimin e motit për ditën e sotme

08:01 : 21/10/2025

Horoskopi e martë, 21 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:04 : 20/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com