• Kontakt
Monday, July 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Genti Gazheli zhyt Doganat në borxhe, ja si u krijua detyrimi 46 miliardë lekë

15:01 : 13/11/2023
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE

Drejtor Genti Gazheli dhe vartësit e tij i kanë zhytur Doganat në borxhe. Megjithëse Drejtoria e Përgjithshme e Doganave përfton një buxhet të lartë, Gazheli nuk shlyen detyrimet. Ky institucion ka 46,690,911, 000 lekë detyrime të papaguara. Kontrolli i Lartë i shtetit ka konstatuar se ky borxh po shtohet vit pas viti, vetëm në vitin 2022 ai është rritur me 9.7 miliardë lekë, çka do të thotë se deri në fund të këtij viti do ketë kaluar shifra mbi 46 miliardë lekë.

“Në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave (DPD), në fund të vitit 2022, rezulton një nivel borxhi doganor në shumën 46,690,911 mijë lekë, e përfaqësuar nga 4,858 raste, i cili rezulton gjithmonë në rritje, ku për vitin 2022 ka pësuar një rritje prej 979,324 mijë lekë, ose me 2,14%”, thuhet në raportin e KLSH.

Është e qartë që këto para do të vilen nga qytetarët shqiptarë, sepse Gazheli nga xhepi i tij nuk nxjerr asgjë, por nuk kuptohet pse lejohet të bëjë tendera dhe shpenzime pa shlyer këtë borxh.

Më tutje KLSH konstaton se Drejtoria e Doganave e ka fshehur këtë borxh, duke thelluar kështu skandalin dhe duke rritur riskun në buxhetin e shtetit. Borxhi konkret është 30 milionë lekë më shumë nga se ka raportuar Gazheli.

Lexo edhe:

“150 euro, mos bërtit që mos të të them 200″/ Korrupsioni në Qafë-Botë, si doganierët kërkonin ryshfet

SHBA dhe Vietnami nënshkruajnë një marrëveshje doganore, çfarë synohet

“Nga auditimi konstatohet një diferencë në borxhin doganor prej 3,101 mijë lekë më shumë se borxhi i raportuar nga ana e Drejtorisë së Planifikimit dhe Analizës së të Ardhurave, si rezultat i raportimit të gabuar nga ana e Degës Doganore Rinas”, thekson auditi.

58 milionë lekë humbje për të mbuluar shkelësit

Në raportin e fundit, KLSH shprehet se borxhi rritet për shkak se në raste shkeljesh, drejtoria e Hetimeve tek Doganat nuk aplikon masat ligjore ndaj abuzuesve, por vendos ndaj tyre masa më të lehta. Një mënyrë kjo për të favorizuar biznesmenët miq që kalojnë mallra në doganë pa paguar taksat.

Sipas KLSH në vitin e shkuar janë konstatuar 58 milionë lekë dëm nga Dogana vetëm se ka mbuluar shkelësit e ligjit.

“Ka rezultuar se në 75 raste të evidentuara si kontrabandë nga ana e Drejtorisë së Hetimit, gjatë konstatimit të shkeljes nga ana e kësaj Drejtorie nuk janë konsideruar edhe kundërvajtje me masë administrative në kundërshtim me përcaktimet e pikës 1 të nenit 259 dhe me nenet 260, 262, 268 dhe 274 të Ligjit nr.102/2014 “Kodi Doganor i Republikës së Shqipërisë” të ndryshuar, duke sjellë të ardhura të munguara për buxhetin e shtetit në vlerën 3,750,000 lekë (50,000 lekë*75 raste). Pra, gjithsej kanë rezultuar të ardhura të munguara për buxhetin e shtetit në vlerën prej 5,837,317 lekë, nga veprimet dhe mosveprimet e Drejtorisë së Hetimit në DPD”, thuhet në raport.

82 milionë lekë për shkarkime të padrejta në 2022

Drejtoria e Doganave është denoncuar disa herë në media, edhe nga Gijotina.com, për nepotizëm dhe punësime në shkelje të ligjit. Vitin e shkuar personat e hequr padrejtësisht nga puna kanë kërkuar dëmshpërblim për largimin. Këto gjyqe i kanë kushtuar 82 milionë lekë buxhetit të shtetit.

Behët fjala për shkarkimin e 8 ish-punonjësve, të cilët deri më tani janë likuiduar deri në masën  58 milionë lekë, pjesa tjetër që duhet shlyer ka mbetur si borxh.

“Referuar vendimeve të përcjella për t’u likuiduar, rezultojnë të kenë mbetur pa paguar deri në datën 31.12.2022 vendime për ish punonjës në vlerën 2,362,000 lekë, të cilat janë likuiduar përgjatë muajit Janar dhe Shkurt të vitit 2023. Pra në total, rezultojnë 9 vendime në vlerën totale prej 8,210 mijë lekë, ku 3 vendime i përkojnë vitit 2022, dhe 6 vendime të periudhave të mëparshme”, thuhet në raport

Kështu, Gazheli ka krijuar një institucion që jo vetëm krijon borxhe, por mbjell padrejtësinë përmes favorizimit të shkeljes së ligjit në Doganë./Gijotina.com

Etiketa: borxhedoganaDrejtoria e Përgjithshme e Doganavegenti gazheli

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“150 euro, mos bërtit që mos të të them 200″/ Korrupsioni në Qafë-Botë, si doganierët kërkonin ryshfet

16:05 : 06/07/2025
BOTA

SHBA dhe Vietnami nënshkruajnë një marrëveshje doganore, çfarë synohet

11:07 : 06/07/2025
AKTUALITET

Arrestimi i 14 doganierëve grekë, radhë kilometrike automjetesh në Qafë-Botë

10:00 : 05/07/2025
BOTA

Gjermania në borxhe rekorde

08:15 : 26/06/2025
AKTUALITET

Miliona lekë dëm/ KLSH zbardh skemën: Si abuzohet në doganën e Rinasit me importin e mallrave

19:29 : 17/06/2025
AKTUALITET

Tatimet do analizojnë borxhet tatimore mbi 1,000 lekë, rrezikohet sekuestrimi i makinës

08:12 : 10/06/2025
Para

Gjykata rrëzon kërkesën e Ardian Hajdarit për një analizë të re financiare

TË GJITHA

Horoskopi, e hënë, 7 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 06/07/2025

VIDEO/ Sherr për një vend parkimi në rrugën “5 Maji” në Tiranë

22:55 : 06/07/2025

Stuhia e shiut në Milano shkakton një viktimë dhe dy të plagosur

22:49 : 06/07/2025

Afera “Bankers”/ Kërkohet hetim dhe për Idajet Ismailajn e AlbStar të “pikës së voçkël” të Kumbaros

22:37 : 06/07/2025

Ndryshimet e klimës i “kushtojnë” shtrenjtë Europës, mbi 790 mld euro dëme që nga viti 1980

22:12 : 06/07/2025

Kosto e lartë, çmimi i ulët/ Fermerët tregojnë vështirësitë për të mbajtur “gjallë” bujqësinë

21:59 : 06/07/2025

Paralajmërimi/ Shefi i NATO: Një sulm i koordinuar nga Kina e Rusia mund të ndezë Luftën e Tretë Botërore

21:46 : 06/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com