• Kontakt
Monday, August 25, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Propaganda e Erion Veliajt, 3.200 euro 1 video për promocion!

13:48 : 10/11/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Erion Veliaj, kryetari i Bashkisë së Tiranës, është “kampioni” i propagandës. Ai nuk lë asnjë rast për të bërë vetëm “show”. Në çdo aktivitet, videot e tij shkojnë të gatshme në studiot e lajmeve, madje të prera dhe montuara me të gjitha sinkronet dhe efektet. Jo më kot në të gjithë Bashkinë e Tiranës janë të punësuar dhjetëra ish-gazetarë, që tashmë janë bërë shefa, specialistë. Ka edhe montazhierë dhe kameraman, teksa e gjithë “flota” e tij konkuron denjësisht ministrinë e Propagandës së Edi Ramës, e drejtuar nga Endri Fuga. Por, Lali Eri u ka lënë dorë të lirë për shpenzime, teksa shpeshherë ai bën edhe tendera për propagandë. Nuk i mjafton një duzinë punonjësish, të cilët vetëm atë punë kanë, por edhe kontrakton firma private, më së shumti klientë të tij, për të bërë video të ndryshme. Sipas dokumenteve që disponon redaksia e BoldNews.al, Veliaj ka hapur një tender për video promocioni. Ai kërkon rreth 18 video, teksa nga kalkulimet e redaksisë rezulton se për 1 video maksimumi 3 minutëshe, ai do të paguajë një shumë prej 3200 euro. Ose sa rroga e 4 specialistëve!

Tenderi i hapur nga Bashkia e Tiranës për video promocioni dhe video-podcasteve

Dokumenti i mësipërm është shpallja e njoftimit të tenderit të Bashkisë së Tiranës. Lënda e këtij dokumenti është “njoftimi i shkurtër i kontratës ‘realizimi i videove të shkurtra edukative dhe video-podcasteve për digjitalizim’”. Siç duket edhe nga titulli, do të bëhen edhe video të shkurtra podcasti. Nga ato që realizon javë për javë Rama. Goxha shembull, por me kosto për buxhetin e bashkisë. Mësohet se fondi limit i këtij tenderi, ose vlera e pritshme e kontratës është 5.830.000 lekë pa TVSH. Kohëzgjatja e kontratës do të jetë 7 muaj, duke nisur menjëherë pas nënshkrimit të kontratës.

BoldNews.al hulumtoi edhe dokumentet shoqëruese, ku Bashkia e Tiranës thotë se “objektivi i përgjithshëm i shërbimit të kërkuar nëpërmjet kësaj kontrate është rritja e ndërgjegjësimit dhe informimit publik përmes videove podcast të cilat do të zhvillohen në formate intervistash dhe videove edukative informuese, me fokus edukimin, teknologjinë dhe inovacionin”. Sipas saj, kërkohet krijimi i një logoje për projektin, realizimin e regjisë, ideimin dhe konceptimin e përmbajtjes së video-intervistave duke propozuar një skaletë për materialin audio-viziv që do të prodhohet. Madje, kërkohet edhe vënien në dispozicion të një ambienti/ salle /studio specifike për realizimin e regjistrimin e videove përgjatë shtrirjes kohore të projektit, kur është e nevojshme. Por, nëse ke të punësuar mbi 50 persona për propagandën, për çfarë të duhet një firmë private? Ose punonjësit janë të paaftë, ose ata janë vënë atje vetëm për të marrë një rrogë. Dhe, për më tepër, cilën audiencë do të kapësh me këto video?!

Lexo edhe:

Vilë “pa qira” për Ajolën/ Gentian Sula i “Intersig” fitoi 6 tendera pa garë në Bashkinë Tiranë

Arbër Veliaj del pas disa orësh nga SPAK: Erdha të sqaroj pozicionin tim

Në dokumentet shoqëruese Bashkia e Tiranës kërkon bërjen e 18 videove

Në dokumente të tjera Bashkia e Tiranës shkruan se qëllimi i këtij projekti është rritja e ndërgjegjësimit dhe informimit publik për aktualitetin e ekosistemit shqiptar të teknologjisë dhe sipërmarrjes si dhe informimi mbi çdo nisëm të Bashkisë Tiranë për të rinjtë në fushën e teknologjisë dhe sipërmarrjes. Sipas tyre, rezultatet që priten është bërja e 6 videove podcast, të cilat do të zhvillohen në formate intervistash me përfaqësues të Bashkisë Tiranë duke prezantuar projektet e ndryshme të digjitalizimit dhe nismave për të rinjtë.

Gjashtë video podcast, të cilat do të zhvillohen në formate intervistash me përfaqësues të bizneseve dhe startup-eve të cilët do të japin perspektivën e digjitalizimit dhe inovacionit në punën e tyre. Dhe kërkohen 6 video edukative informuese të bazuara në një hulumtim mbi inovacionin dhe ekosistemin startup në Tiranë. “Videot do të jenë të animuara dhe do të kenë një gjatësi prej maksimumi 3 minutash” thuhet në këto dokumente.

Pra, në total 18 video. Nëse do të pjestojmë numrin e videove me fondin limit të akorduar 5.830.000 lekë, atëherë rezulton se shuma që do shpenzohet për 1 video është mbi 3.200 euro. Dhe, të gjitha këto, për të dalë në televizor se “po punojmë”. Kur në fakt, puna e Bashkisë së Tiranës është lehtësimi i jetesës së banorëve, jetesë e cila është vështirësuar së tepërmi nga çmimet e larta të apartamenteve, ryshfetit kudo në zyrat vendore, trafiku i tmerrshëm, balta, llumi apo edhe ndotja masive. Dhe, nëse do të rregullonte këto të fundit, atëherë mund të konsiderohej si punë, dhe jo të bëjë video të kota që si hyjnë në punë as 0.01 % e banorëve.

Etiketa: 3200 euroErion Veliajpromocionpropagande

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vilë “pa qira” për Ajolën/ Gentian Sula i “Intersig” fitoi 6 tendera pa garë në Bashkinë Tiranë

11:37 : 25/08/2025
AKTUALITET

Arbër Veliaj del pas disa orësh nga SPAK: Erdha të sqaroj pozicionin tim

14:41 : 21/08/2025
AKTUALITET

Arbër Veliaj paraqitet në SPAK

09:34 : 21/08/2025
AKTUALITET

Veliaj kërkesë GJKKO: Të shpallen të pavlefshme aktet hetimore të SPAK

13:43 : 18/08/2025
AKTUALITET

Arbër Veliaj, njeriu i “punëve të pista” të Erionit, që çuditërisht u fal nga SPAK

12:24 : 15/08/2025
AKTUALITET

Kasaforta plot euro/ Gent Sula i “Intersig” gënjeu dy herë për Ajolën, SPAK e “mirëkuptoi”

11:31 : 11/08/2025
Para

Tymueset në Parlament, PS kërkon masë disiplinore për tre deputetët e opozitës

TË GJITHA

Pesë gazetarë në mesin e 20 të v*arëve nga sulmet izraelite në Gaza

15:51 : 25/08/2025

U kap me një automjet të vjedhur, arrestohet italiani në Portin e Durrësit

15:41 : 25/08/2025

Bardhi publikon PAMJET: Korrupsioni dhe krimi i organizuar lidhin Ballukun me terroristët elektoralë

15:27 : 25/08/2025

Pesë gazetarë në mesin e 20 të vrarëve nga sulmet izraelite në Gazë

15:11 : 25/08/2025

“Jam shoferi i kancelares së SPAK-ut”, kërcënoi inspektorët e IMT-së, arrestohet një person në Tiranë

15:01 : 25/08/2025

Tender 3 mln euro për roje private! AKSHI rrit masat e sigurisë pas zhdukjes së Daniel Shimës?

14:58 : 25/08/2025

Himara, drita me orar! Ku shkuan 20 mln eurot e Damian Gjiknurit? Gati tenderi i ri 2 mln euro

14:55 : 25/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com