• Kontakt
Sunday, November 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pagesat digjitale/ Banka Botërore: Shqipëria më e prapambetura e rajonit

08:02 : 10/11/2023
në AKTUALITET, EKONOMI, RAJONI

Shqipëria, vit pas viti, po bëhet atraksion turistik, me miliona vizitorë të huaj që ndër të tjetra kërkojnë akses në pagesa digjitale, që në Shqipëri nuk janë shumë të përhapura, sidomos në tregtinë me pakicë.

Një raport i fundit i Bankës Botërore evidenton se Shqipëria ka përqindjen më të ulët të popullsisë mbi 15 vjeç që përdor pagesa digjitale. Në vitin 2021, vetëm 35% e popullsisë mbi 15 vjeç në Shqipëri mori ose kreu një pagesë digjitale në krahasim me 29% në vitin 2017.

Banka vëren se vendet e tjera të rajonit kanë bërë hapa më të shpejtë në këtë drejtim, madje edhe Kosova renditet shumë më mirë.

Në vitin 2021, gati 48% e popullsisë mbi 15 vjeç në Kosovë ishte përdorues i pagesave digjitale nga 39% në 2017. Ne Bosnjë, 67% e popullsisë mbi 15 vjeç përdorën pagesa digjitale, në Maqedoninë e Veriut, 74%, dhe në Serbi 87%.

Banka analizon se pagesat digjitale janë bërë më të përhapura në Ballkanin Perëndimor, megjithëse ka ende mbetet shumë për të bërë.

Lexo edhe:

Landfillet klandestine pushtojnë brigjet e lumenjve nga jugu në veri. Institucionet heshtin!

Integrimi në BE me kosto të larta: Qeveria ende pa strategji për të mbrojtur prodhuesit shqiptarë

Ndërsa ekonomitë bëhen më digjitale, pagesat mundësojnë këtë tranzicion. Ato lejojnë që aktivitetet ekonomike dhe financiare të zhvillohen në një normë më të shpejtë, më të përshtatshme dhe më e sigurt.

Shkalla e përdorimit të pagesave digjitale përfshin pagesat përmes një instrumenti, pajisjeje ose kanali digjital të pagesave siç është banka elektronike, transfertat, kartat e kreditit dhe debitit, paratë elektronike (e-money).

Digjitalizimi i pagesave është veçanërisht i rëndësishëm për Ballkanin Perëndimor vendeve, si për pagesat/transfertat e brendshme ashtu edhe ato ndërkufitare në përpjekjet e tyre për përputhje me standardet e BE-së.

Brenda vendit, pagesat digjitale mbështesin bizneset për të operuar në mënyrë më efikase dhe të sigurt. Për më tepër, ato ndihmojnë në reduktimin e informalitetit dhe rritjes së transparencë.

Për shembull, rritja e pagesave digjitale me 10 për qind (me anë të konvertimit të pagesave nga cash to digjital) do të reduktonte informalitetin në ekonomi me 2 për qind.

Pagesat digjitale mbështesin flukset e remitancave dhe mundësojnë integrim më të thellë ndër-rajonal dhe në BE për ekonomitë e Ballkanit Perëndimor.

Banka Botërore sugjeron se përpjekjet për të përmirësuar mjedisin e pagesave kërkojnë përmirësimin e kuadrit ligjor dhe rregullator për t’u përshtatur me të direktivat dhe rregulloret përkatëse të BE-së, duke forcuar rolet mbikëqyrës, sistemet e pagesave, duke rritur më tej sigurinë kibernetike, aspektet e njohjes së klientit dhe prezantimin e bankingut të hapur, si dhe zbatimi i infrastrukturës së pagesave të gjeneratës së re, siç janë sistemet e pagesave të shpejta (FPS), të cilat mungojnë në Rajon./Monitor

Etiketa: Banka Botëroree fundite prapambeturPagesat digjitalerajonraportiShqiperia

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Landfillet klandestine pushtojnë brigjet e lumenjve nga jugu në veri. Institucionet heshtin!

10:06 : 15/11/2025
AKTUALITET

Integrimi në BE me kosto të larta: Qeveria ende pa strategji për të mbrojtur prodhuesit shqiptarë

08:24 : 15/11/2025
SPORT

Asllani lojtari i ndeshjes, Shehu dhe Gjimshiti plotësojnë “podiumin”. Ja notat e lojtarëve të Kombëtares

08:09 : 14/11/2025
SPORT

Shqipëria mposht Andorrën dhe siguron play-off-in e Botërorit për herë të parë

22:44 : 13/11/2025
AKTUALITET

Rama “skllav i Melonit”: Shqipëria gati të bëjë çfarë të dojë Italia!

16:12 : 13/11/2025
SPORT

Zbulohen zgjedhjet e Silvinjos, ja dy lojtarët që do jenë në tribunë sot ndaj Andorrës

10:53 : 13/11/2025
Para

Si mund të duket mbikëqyrja e Gazës nga Izraeli pas përfundimit të luftës?

TË GJITHA

Horoskopi, 16 nëntor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:02 : 15/11/2025

VIDEO/ Qentë bien viktima të një akti të qëllimshëm helmimi nga punonjëset e AMK

23:02 : 15/11/2025

Policia blindon zonën ku ndodhi përplasja me armë në Shkodër, PAMJE nga vendngjarja

22:51 : 15/11/2025

Noka: Kur Luftar Hysa takonte Edi Ramën, me makinën e tij gjezdiste i biri i El Chapos

22:38 : 15/11/2025

Protesta e PD-së të hënën/ Rama “blindon” Kryeministrinë, dyert vishen me mburoja metalike

22:32 : 15/11/2025

RENEA u nis për të kapur mat Aldo Avdylin, por u përball në derë me ministrin e Ramës

22:10 : 15/11/2025

EMRI/ Kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:59 : 15/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com