• Kontakt
Sunday, November 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Jemi në rrezik nga Rama dhe 36 mijë emigrantët e tij

19:18 : 06/11/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE, VIDEO

Nga Boldnews.al

Shqiptarët që kapen në Britaninë e Madhe si emigrantë të paligjshëm, mund të përfundojnë në Ruanda, deri në deportimin e tyre në Shqipëri, ndërsa emigrantët afrikanë dhe të tjerë që vijnë nga vendet e luftës, të cilët kanë zbarkuar në Itali, do të strehohen në Shëngjin. Kjo është stregjia e Ramës, ku Shqiptarët i dërgon në Ruanda dhe kapanone të ushtrisë britanike, ndërsa pastron Italinë nga emigrantët me rrezikshmëri të lartë, duke i grupuar në Shëngjin. Nuk ka më diskutime, pasi u bë fakt i kryer me marrëveshjen e nënshkuar mes kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe kryeministres Italiane Georgia Meloni.

“Ky fluks mund të arrijë deri në 36 mijë persona dhe kjo marrëveshje nuk përfshin të miturit, gratë shtatzëna dhe grupet vulnerable. Juridiksioni i këtyre qendrave do të jetë në Portin e Shëngjini, do të realizohet një qendër e pritjes dhe screening dhe do të ketë një strukturë tjetër, ndërsa pjesa shqiptare do të merret me kontrollimin dhe observimin. Marrëveshje të tjera do të ndjekin më pas. Në lidhje me këtë lloj bashkëpunimi. Kemi qëllim që të jetë operative pranverën e ardhshme”, tha Meloni.

Më qartë se kaq nuk ka, ndaj vendi do duhet të përgatitet për ditë më të zeza. Në Shqipëri do të mbërrijnë të rinj dhe burra, pasi fëmijët, gratë dhe të moshuarit do të trajtohen në qendrat italiane. Rreziku kryesor është se mes shumë emigrantëve mund të jenë persona me rrezikshmëri të lartë, një pjesë e të cilëve vijnë nga vende të luftës, duke e kthyer Shëngjinin në “vatër terrorizmi”. A ka kapacitete njerëzore dhe logjistike Shqipëria për të “zbuluar”, ndaluar dhe më pas ndjekur ligjërisht persona me rrezikshmëri të lartë? Faktet kanë treguar se të mbathurat e shtetit janë ulur poshtë gjunjëve si me hakerimin e të dhënave të shqiptarëve ashtu edhe depërtimin deri në rrëzë në strukturat policore, apo edhe vetë emailin e kreut të qeverisë.

Rama e ka mërrë këtë vendim pa u konsultuar me askënd. Tashmë është e qartë se në mesin e verës, kur kryeministrja italiane kaloi disa dinë në Vlorë, miku i gjatë i ofroi “truall të lirë” që vendin tonë që të kthehet në një “Big mejhane”, për të pritur emigrantët e paligjshëm. Po ashtu edhe ajo “puthje shkrarazi” që Rama i rrëmbeu Melonit sot ka një kosto jo të vogël: të paktën 36 mijë emigrantë do vendosen në Shëngjin…

Lexo edhe:

Shqipërisë nuk i mjafton dëshira e mirë, Harry Kane vulos fitoren e Anglisë “perfekte” (Video)

Shqipëri-Angli/ Thyhet mbrojtja kuqezi, Harry Kane zhbllokon shifrat (Video)

Në dhjetë vitet e qeverisë Rama janë larguar nga vendi ynë mbi 700 mijë shqiptarë. Shumë prej tyre përfunduan në qendrat e azilit në Europë dhe njjë pjesë tjetër rrezikuan kokën duke udhëtuar me gomonet e ferrit nga Franca në Angli. Malinjiteti kryeministror arrin majat kur bën rolin e shpirtmadhit si i zoti i “shtëpisë” ku pasi ka dëbuar nga banesa fëmijën e tij, hap portën për të panjohurit, jo vetëm hallexhi, por edhe individë me rrezikshmëri të lartë ku mund të kamuflohen edhe terroristë.

Asgjë nuk qartësohet se çfarë do të bëhet me këta emigrant të paligjshëm dhe sa kohë do të qëndrojnë në Shqipëri. Gjithsesi vetë Rama ka lënë të kuptohet se do të integrohen në vendin tonë. Ai është mburrur se ka pritur afganë dhe u ofroi jo vetëm strehim por edhe punë.

Shqipëria është populli që historikisht ka njohur emigracion masiv, por situate aktuale nuk është vetëm për qëllime humanitare. Shumë prej emigrantëve vijnë nga vende të varfëra por edhe në konflikte të armatosura. Askush nuk mund të përjashtojë mundësinë që shumë terroristë, duke përdorur “kartën e emigrantit” të arrijë qëllime të tjera të cilat padyshim pasojën do e kalojnë qytetarët Shqiptarë dhe veçanërisht zona e Shëngjinit, e cila do të kthehet për tekat e Ramës jo më si “atraksion turistik” por si oaz rreziku.

Etiketa: Edi RamaemigrantetItaliakorrupsionmarreveshjameloniShqiperia

Lajme të lidhura

SPORT

Shqipërisë nuk i mjafton dëshira e mirë, Harry Kane vulos fitoren e Anglisë “perfekte” (Video)

19:59 : 16/11/2025
SPORT

Shqipëri-Angli/ Thyhet mbrojtja kuqezi, Harry Kane zhbllokon shifrat (Video)

19:35 : 16/11/2025
SPORT

Shqipëri-Angli/ Strakosha shpëton portën kuqezi, pjesa e parë mbyllet pa gola

18:53 : 16/11/2025
SPORT

Shqipëri-Angli/ Një dëmtim ndryshon planet e Silvinjos, titullari largohet nga fusha (Video)

18:34 : 16/11/2025
AKTUALITET

Turizmi i palloshit , dhe “Fiume di M*rda” në mes të Tiranës

11:07 : 16/11/2025
AKTUALITET

Europa Juglindore dhe narrativa anti-Soros! DW: Rama ‘fanar ndriçues’ i Sorosizmit

08:17 : 16/11/2025
Para

Një avion misterioz hyn në hapësirën shqiptare, ngrihet helikopteri luftarak

TË GJITHA

Shqipërisë nuk i mjafton dëshira e mirë, Harry Kane vulos fitoren e Anglisë “perfekte” (Video)

19:59 : 16/11/2025

Mjekët: Skleroza multipe në rritje, sëmundja prek moshat e reja nga 20 deri në 40 vjeç

19:40 : 16/11/2025

Shqipëri-Angli/ Thyhet mbrojtja kuqezi, Harry Kane zhbllokon shifrat (Video)

19:35 : 16/11/2025

Qipro akuzon Turqinë për shkeljen e hapësirës së saj ajrore

19:21 : 16/11/2025

Ushtarët izraelitë qëllojnë mbi paqeruajtësit e OKB-së në Liban

19:07 : 16/11/2025

Shqipëri-Angli/ Strakosha shpëton portën kuqezi, pjesa e parë mbyllet pa gola

18:53 : 16/11/2025

Përkeqësimi i motit/ Kapiteneria e Vlorës ndalon daljen në det të mjeteve të vogla

18:40 : 16/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com