Nuk ka zgjatur as 30 minuta seanca e sotme plenare.
Në një situatë të pazakontë kryeparlamentarja, Lindita Nikolla së bashku me mazhorancën socialiste kanë votuar me shpejtësi dhe mes kaosit ligjet e parashkuara në rendin e ditës.
Edhe pse seanca pritej te niste ne 10:00, deputetët e Partisë Demokratike kanë hyrë në Kuvend një orë më parë, kanë përmbysur karriget dhe i kanë grumbulluar te foltorja për të bllokuar seancën.
Në një situatë të pazakontë, ku të gjitha karriget kanë grumbulluar, socialistët kanë ngelur në këmbë por kjo nuk e ka ndalur kryeparlamentaren, Lindita Nikollën që të bëjë propozimin e papritur.
“Nuk kemi karrige! Por ne do të qëndrojmë në këmbë në respekt të qytetarëve”, tha Nikolla teksa vetë qëndron e ulur në karrige, ndërsa deputetë e tjerë socialistët qëndrojnë në këmbë duke nisur seancën plenare në mënyrë të pazakontë.
Pavarësisht se Kuvendi u përfshi nga kaosi dhe zhurma, kjo nuk ne ndalonte Lindita Nikollën të mbante fjalime formale dhe të miratonte me shpejtësi ligjet e parashikuara.
Kryeparlamentarja Lindita Nikolla lexoi nga vendi i saj nismat ligjore për miratim, ndërsa deputetët e opozitës u binin tavolinave në përpjekje për të penguar zhvillimin e mëtejshëm të seancës. Ligjet kanë marrë nga 74 vota.
- Tym blu në Kuvend, Salianji ndez tymuese
Depurteti Ervin Salianji në një moment ka ndezur dhe një tymuese.
Teksa ndodhej tek foltorja, e rrethuar nga karriget e përmbysura, Slianji ka ndeyur një tyemuese blu, e cila ka zgjatur vetëm, pasi i është marrë nga një prej gardistëve.
Më pas, Salianji ka ndezur dhe një tymuese tjetër.
“Buxheti i Partisë Socialiste është buxhet për oligarkët, për mafiozët dhe njerëzit e lidhur me Partinë Socialiste. Ditët që ka diskutim buxheti, PS ka festë për të ngrënë bakllava ndërkohë që qytetarët e kanë ditë zie pasi u vidhen paratë. Prej ditësh kemi kërkuar që PS të japë llogari për qindarkat që vjedhin për shkak të mungesës së kontrollit. E çon 25 milionë euro 1 km rrugë. Ne nuk kërkojmë asnjë gjë më shumë që ky parlament që po kthehet në terrorizëm parlamentar t’i kthehet qytetarëve. Jeni të mbaruar. Jepni fjalën për procedurë se nuk e keni pronë. Nuk do të lejmë të hanin Shqipërinë si bakllavanë. Nuk është ditë feste,” tha Salianji.
Forca të shumta të gardës kanë blinduar sallën e Kuvendit. Edhe në ambientet e jashtme ndodhen forca të jashtëzakonshme rendi.
- Berisha flet nga foltorja e Kuvendit: Nuk tërhiqemi!
Nga Foltorja e Kuvendit të mbushur me karrige, ish-kryeministri Sali Berisha tha se nëse mazhoranca nuk plotëson kërkesat e opozitës për komisionet hetimore dhe anëtarin e komisionit të reformës zgjedhore, opozita nuk do të tërhiqet.
Berisha tha se komisionet hetimore nuk lejohen për shkak të zbulojnë vjedhjet e mazhorancës.
Berisha: “Kanë siguruar mandatet me banda, të cilët të tmerruar nga komisionet hetimore për të zbuluar të gjitha vjedhjet, të gjitha lidhjet e tyre me krimin. Kjo nuk është çështje midis deputetëve, por është një çështje midis deputetëve të Partisë Demokratike dhe Edi Ramës. Ne jemi këtu; o e kthejmë Kushtetutën ose nuk tërhiqemi. Rikthimi i të drejtës së opozitës për ngritjen e komisioneve hetimore, rikthimi i të drejtës së opozitës për anëtarët e saj në komisionin e reformës zgjedhore. Ka muaj që kjo bandë pas meje mban në sirtar ligjin për minimumin jetik. Atë nuk e lejojnë këta hajdutë që janë këtu mbrapa që janë bërë milionerë duke u vjedhur ju. Ndaj nuk lejojnë komisionet hetimore, nuk lejojnë ligjin për minimumin jetik. De fakto kanë shumëzuar me zero deputetët e opozitës. Garantoj edhe socialistët që këto ligje janë në të mirë të shqiptarëve. Çfarë të drejte kanë këta të përzgjedhin anëtarët e komisionit të reformës zgjedhor. Kjo nuk ka ndodhur as në vitet e fundit të diktaturës. O riktheni të drejtat kushtetuese të opozitës ose Parlament nuk ka”.
- “Përfaqësoni bandat”/ Salianji përplaset me Tonin Gogun dhe Qefalian
Në prag të nisjes së seancës plenare ka pasur një përplasje mes deputetëve të opozitës dhe mazhorancës të cilët kanë mbetur pa karrige.
Një përplasje është regjistruar dhe mes deputetit Ervin Salianji me kolegët e tij socialistë Tonin Gogu dhe Xhemal Qefalia. Salianji i ka konsideruar ata si përfaqësues të bandave.
Pjesë nga debati:
Salianji: Karriget janë të popullit nuk janë të tuajat.
Qefalia: Po pse ti përfaqëson popullin?
Salianji: Po po, ata përfaqësoj. Ti përfaqëson bandat
Gogu-Salianjit: Kamikaz paligjshmërie!
- Kuvendi mbyllet me emergjencë, Berisha jashtë Parlamentit: Ishte një formë greve!
Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar, pas situatës kaotike të krijuar në Kuvend ku u ndezën flakadë dhe u rrëzuan në Kuvend, theksoi se kjo ishte një formë greve.
“Kjo kërkesë nuk mund të mohoet kurrë. Kjo kërkesë mohoet sepse në epiqendër të këtij hetimi pa diskutim do të vendoset edhe Edi Rama. Nuk mund të pranojë Rama zbatimin e ligjit sepse ka konflikt interesi, sepse anëtari i famiiljes së tij, thjeshtra vazhdon prej 7 vitesh të pasurohet. edi Rama deklaron se sarajet e tij, kanë si origjinë emigracionin. Nuk ka asnjë faturë që të justifikojë ndërtimin e sarajeve të tij në Surrel.
Kjo ishte grevë. Ne shpallën një grevë të përkohshme për aq sa do vazhdonte ky turp i parlamentit. Ne kemi punë me Edi Ramën dhe me Taulant Ballën se ëhstë më keq se kriminelët. Nisma jonë ligjvënëse do kalojë të gjitha procedurat parlamentare, Ne kërkojmë që përfaqësuesit tanë ti caktojë grupi parlamentar, e jo Edi Rama. Këto janë kërkesat më ligjitime. Ne nuk mund të vazhdojmë si marioneta”,-tha Berisha ndërkohë që shtoi se miratimi i projektvendimeve me shpejtësi nga ana e mazhorancës, ishte turp i saj”, tha Berisha.