• Kontakt
Thursday, September 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shtohen zërat për grevë urie, çfarë u diskutua në mbledhjen e deputetëve të PD

23:15 : 01/11/2023
në AKTUALITET, POLITIKE

Zbardhen diskutimet brenda mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike dhe grupimit të Berishës, ku është folur për aksionin opozitar.

Në mbledhje ishin të pranishëm ishin si çdo javë ish-kryeministri Sali Berisha dhe kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi.

Teksa Bardhi kërkoi që opozita të bllokonte çdo komision, të njëjtën linjë ka mbajtur edhe Berisha. Madje ky i fundit është ndalur dhe te çështja e tij e hapur me SPAK.

DISKUTIMET

GAZMENT BARDHI: Faleminderit të gjithëve për rezistencën ne Kuvendin e Shqipërisë dhe reagimin tuaj në mbrojtje të të drejtave tona kushtetuese. Me besoni që është jetike për opozitarizmin në vend ky reagim, pasi mazhoranca nuk na ka lënë asnjë rrugë tjetër dhe kërkon poshtërimin e opozitës. Ne nuk mund ta lejojmë këtë. Ne nuk duhet ta lejojmë këtë. Ne duhet të vazhdojmë të vendosur në kërkesat tona. Jetë parlamentare normale nuk do të ketë, pasi na është mohuar çdo e drejtë për komisionet hetimore parlamentare ai dhe për ndryshimin e anëtarëve në komisionin e posaçëm të reformave zgjedhore. Përveç se nuk do të ketë jetë parlamentare në seanca, gjykoj që duhet ta shtrijmë edhe në bllokimin e punës në disa komisione. Në këtë drejtim kam dy propozime konkrete. Sot (dje) propozoj që në mbledhjen e Sekretariatit të Etikës të shkojmë, për të shprehur arbitraritetin e tyre. Mirë do ishte të ishim të gjithë. Do të bllokojmë punimet normale të këtij sekretariati. Personalisht nuk do të jem dot për shkak se në të njëjtën ora kam lënë një takim në Ambasadën Britanike për ti informuar për situatën. Ndërkohë nesër (sot) që në orën 9.30 do të mblidhemi këtu dhe do të marrim pjesë në Konferencën e Kryetarëve për të mos lejuar punimet normale edhe aty. Të kemi të qartë që kjo është një rrugë nga e cila nuk kemi ndërmend të tërhiqemi. Kërkesat tona janë minimaliste, janë të drejtat tona. Nuk mund të lejojmë që mazhoranca të na mohojë atë që i takon opozitës. Mbetem i hapur për çdo sugjerim tjetër.

Lexo edhe:

Gjekmarkaj: Berisha duhet të rrijë në krye të PD-së, është një resurs i jashtëzakonshëm

Mandatin e mori “qyl” nga PD, por Mesilda Doda refuzon të jetë pjesë e grupit: Jam deputete e pavarur!

SAIMIR KORRESHI: Në ditën e sotme (dje, mbledhja e Sekretariatit të Etikes) duhet të shkojmë tek Sekretariati i Etikes, të gjithë si deputetë, pasi duhet të ndalojmë gjithë këtë abuzim që po behet nga mazhoranca. Duhet të bllokojmë punimet ne Kuvend. Ndërsa nesër (sot) po ashtu duhet të bllokojmë Konferencën e Kryetareve, se po miratuan ata Projektbuxhetin për vitin 2024, pastaj pse bëjmë beteje ne? Nëse ata e miratojnë do të thotë se ka normalitet ne Kuvend, ndërsa ne s’mund ta lejojmë normalitetin në Kuvendin e Shqipërisë. Nesër (sot) të bllokojmë Konferencën e Kryetarëve. Dhe nuk duhet të mendojmë këtu plane afatgjate, aksionet tona duhen menduar rast pas rasti.

XHELAL MZIU: Unë jam i mendimit se ne duhet te mendojmë seriozisht grevën e urisë në Kuvendin e Shqipërisë, pasi mazhoranca e ka tejkaluar masën në respektimin e parlamentarizmit.

SALI BERISHA: Dua te sqaroj këtu se deputeti Bledjon Nallbati nuk e ka goditur deputetin Vullnet Sinaj. Kjo është e vërteta. Nuk mund te këtë seanca normale parlamentare kur ata nuk lejojnë që të kemi një funksionalitet normal. Derisa te plotësohen kërkesat tona, nuk do të këtë jetë parlamentare normale. Nuk mund të pranojmë të poshtërohemi.

FATMIR MEDIU: Në duhet të mblidhemi tashmë dhe të organizohemi dhe të krijojmë “Aleancën Opozitare”, ku të gjithë faktorët politikë të jemi të gjithë bashkë dhe të zhvillojmë takime në 12 qarqet e vendit. Duhet ta nisim këtë aksion ne terren.

SALI BERISHA: Sa i përket çështjes sime me SPAK, do i përgjigjem çdo pyetje që mund te keni për mua për t’ju dhënë informacion. Por ju them se kjo dosje është e montuar dhe unë me prova e fakte do e ç’montoj, pasi aty ka shumë falsifikime. Dua që kjo çështje te me takoje vetëm mua, është personale dhe nuk dua të përziej asnjë tjetër, as grupin.

/news 24/

Etiketa: MBLEDHJA E GRUPIT TE PDPD

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Gjekmarkaj: Berisha duhet të rrijë në krye të PD-së, është një resurs i jashtëzakonshëm

22:17 : 17/09/2025
AKTUALITET

Mandatin e mori “qyl” nga PD, por Mesilda Doda refuzon të jetë pjesë e grupit: Jam deputete e pavarur!

18:55 : 17/09/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Mesila Doda refuzon, zbulohen 4 deputetët që PD u jep “borxh” aleatëve për grup parlamentar

16:56 : 17/09/2025
AKTUALITET

PD: Kryebashkiaku i Tropojës favorizon kushëririn me tender 82.9 milionë lekë

13:33 : 17/09/2025
AKTUALITET

“Lidhje me kartelin Troplini dhe dorëzimi i pronave të ushtrisë”, Berisha publikon ‘CV’-në e Pirro Vengut

11:31 : 17/09/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet për Tiranën/ Lëvizja Bashkë: Nuk do kemi kandidat të përbashkët me PD, në garë mund të jetë Qori

19:55 : 16/09/2025
Para

Horoskopi për ditën e enjte, çfarë kanë rezeruar yjet për shenjën tuaj

TË GJITHA

Horoskopi, e enjte, 18 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:03 : 17/09/2025

Champions/ Bayern i tregon forcën Chelseat, një gol në fund nderon Liverpool, fiton dhe Inter

22:59 : 17/09/2025

Vokshi: Krimi ka futur mbi 20 deputetë në Kuvend, janë përfaqësues të karteleve

22:56 : 17/09/2025

Gazetari: Leon Smith i platformës XUEX është një robot

22:50 : 17/09/2025

“Tu bëftë pushka top”, Dumani zbulon bisedën me kundërshtarin: Çdo 10 ditë do të vras njërin nga ju…

22:44 : 17/09/2025

“Mos na fusin në kurth këtu”/ Dumani zbulon ofertën e Çapjave: Vrasja që shpëtoi Sokol Sanxhaktarin

22:32 : 17/09/2025

Gjekmarkaj: Berisha duhet të rrijë në krye të PD-së, është një resurs i jashtëzakonshëm

22:17 : 17/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com