• Kontakt
Tuesday, July 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Tensione në OKB, Izraeli kërkon dorëheqjen e Guterres

11:13 : 25/10/2023
në BOTA

Zyrtarë të lartë izraelitë i kërkuan dorëheqjen sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres pas deklaratave të tij, sipas të cilave ”sulmet terroriste të kryera nga Hamasi nuk erdhën nga asgjëja”.

”Deklarata e Guterres në Këshillin e Sigurimit të OKB-së se aktet e Hamasit duhet të shihen në kontekstin e dekadave të shtypjes së palestinezëve nga izraelitët ishte një shpifje e pastër”, tha Gilad Erdan, ambasadori izraelit në OKB.

Ai tha se shefi i OKB-së nuk kujdesej për vuajtjet e civilëve izraelitë dhe po përpiqej të justifikonte terrorizmin.

“Unë mendoj se sekretari i përgjithshëm duhet të japë dorëheqjen”, tha Erdan në Nju Jork.

Ministri i Jashtëm izraelit Eli Cohen, i cili mori pjesë në debatin e këshillit, më vonë anuloi një takim të planifikuar me Guterres.

Lexo edhe:

Sondazhi: Netanyahu rrezikon pushtetin, 60 % nuk e duan

Izraeli lëshon deklaratën e fortë: Irani kërkon të vrasë Trumpin

“Unë nuk do të takohem me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së. Pas 7 tetorit nuk ka vend për një qasje të ekuilibruar. Hamasi duhet të fshihet nga faqja e dheut”, shkroi Cohen në rrjetet sociale.

Guterres kishte kritikuar bombardimet e pamëshirshme të Izraelit në Rripin e Gazës dhe foli për “shkelje të qarta të ligjit ndërkombëtar humanitar” dhe “dënim kolektiv”.

Ai dënoi sulmin terrorist të Hamasit më 7 tetor, i cili la më shumë se 1 400 të vdekur dhe rreth 220 të tjerë të mbajtur peng, por tha se krimet nuk kishin ndodhur “në vakum”.

“Populli palestinez i është nënshtruar pushtimit mbytës prej 56 vitesh”, tha Guterres.

“Ata e kanë parë tokën e tyre të gllabëruar vazhdimisht nga vendbanimet dhe të rrënuar nga dhuna… Shpresat e tyre për një zgjidhje politike të gjendjes së tyre janë zhdukur… Ankesat e popullit palestinez nuk mund të justifikojnë sulmet e tmerrshme të Hamasit. Dhe ato sulme të tmerrshme nuk mund të justifikojnë ndëshkimin kolektiv të popullit palestinez”, tha Guterres.

Duke folur në Këshillin e Sigurimit, ministri i Jashtëm i Izraelit refuzoi me forcë thirrjet për një armëpushim në Rripin e Gazës, ku Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi tha se numri i të vdekurve kishte arritur në 5 791.

Cohen pyeti këshillin se cila duhet të jetë “përgjigjja proporcionale” për vrasjen e foshnjave, përdhunimin e grave dhe prerjen e kokës së viktimave.

Cohen kishte fotografi të personave që mbaheshin peng në Gaza.

“Si mund të pajtohesh për një armëpushim me dikë që është betuar të vrasë dhe shkatërrojë ekzistencën tënde?”, deklaroi ai me zë të lartë duke e quajtur Hamasin “nazizmi i ri”.

Sipas burimeve diplomatike, disa delegacione arabe u larguan nga dhoma gjatë fjalimit të Cohen, përfshirë ato nga Algjeria dhe Libia.

Përfaqësuesit nga Jordania, Egjipti, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, megjithatë, nuk u larguan.

Ministri i Jashtëm palestinez, Riyad al-Maliki akuzoi Këshillin e Sigurimit për mosveprim përballë përshkallëzimit të dhunës.

“A nuk është detyrë e Këshillit të Sigurimit të ruajë paqen dhe sigurinë ndërkombëtare dhe të mbështesë parimet dhe objektivat e Kartës së OKB-së të garantuara për popujt tanë?” pyeti al-Maliki.

Al-Maliki kritikoi këshillin, duke thënë se ai kishte standarde të dyfishta kur bëhej fjalë për izraelitët dhe palestinezët.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken vuri në dukje se qytetarët e më shumë se 30 vendeve anëtare të OKB-së kishin vdekur në sulmet e 7 tetorit.

“Secili prej nesh ka një interes, secili prej nesh një përgjegjësi në mposhtjen e terrorizmit”, tha ai në Këshillin e Sigurimit.

Ai tha se Izraeli ka “të drejtën dhe detyrimin” për të mbrojtur veten, por se “mënyra se si e bën këtë ka rëndësi”.

“Civilët palestinezë duhet të mbrohen. Kjo do të thotë që Hamasi duhet të ndalojë përdorimin e tyre si mburoja njerëzore…dhe kjo do të thotë që Izraeli duhet të marrë të gjitha masat e mundshme për të shmangur dëmtimin e civilëve”, tha ai.

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock gjithashtu theksoi të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje – por i kërkoi vendit që të zhvillojë luftën e tij “brenda kornizës së ligjit ndërkombëtar”.

“Unë ju flas si ministre e Jashtme i një vendi që mban përgjegjësi historike për krimin më të keq që mund të imagjinohet, krimin e kryer nga Gjermania naziste… Kurrë më, për mua si gjermane, kjo do të thotë se ne nuk do të pushojmë duke ditur se nipërit e të mbijetuarve të Holokaustit tani po mbahen peng nga terroristët në Gaza. Për Gjermaninë, siguria e Izraelit është e panegociueshme”, tha Baerbock.

Etiketa: Antonio GuterresGazaGuterreshamasizraelOKB

Lajme të lidhura

BOTA

Sondazhi: Netanyahu rrezikon pushtetin, 60 % nuk e duan

18:06 : 12/07/2026
BOTA

Izraeli lëshon deklaratën e fortë: Irani kërkon të vrasë Trumpin

09:57 : 10/07/2026
BOTA

Argjentina përmbys Egjiptin, zhgënjim dhe lot për tifozët në Gaza

14:08 : 08/07/2026
Palestinians inspect the damage following an Israeli airstrike on the El-Remal aera in Gaza City on October 9, 2023. Israel continued to battle Hamas fighters on October 10 and massed tens of thousands of troops and heavy armour around the Gaza Strip after vowing a massive blow over the Palestinian militants' surprise attack. Photo by Naaman Omar apaimages
BOTA

Pse nuk duhet të mbyllim sytë para asaj që po ndodh në Gaza?

16:45 : 28/06/2026
Palestinians inspect the damage following an Israeli airstrike on the El-Remal aera in Gaza City on October 9, 2023. Israel continued to battle Hamas fighters on October 10 and massed tens of thousands of troops and heavy armour around the Gaza Strip after vowing a massive blow over the Palestinian militants' surprise attack. Photo by Naaman Omar apaimages
BOTA

Pse Shqipëria nuk duhet të mbyllë sytë para asaj që po ndodh në Gaza?

10:05 : 28/06/2026
BOTA

Sulmi mbi anijen e mallrave në Ngushticën e Hormuzit, OKB ndalon evakuimin e 11 mijë marinarëve të bllokuar

11:40 : 26/06/2026
Para

Akuzohen se përdhunuan 26-vjeçaren, lihen në burg dy të rinjtë

TË GJITHA

“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 45-të në Tiranë kundër Ramës

22:46 : 14/07/2026

Paradoksi i tregut të punës: Më shumë të papunë afatgjatë me arsim të mesëm se me 8/9-vjeçar

22:41 : 14/07/2026

Spanja dyfishon rezultatin me Francën, pranë finales së madhe

22:31 : 14/07/2026

Oyarzabal hyn në histori, barazon rekordin legjendar të Butragueños

22:25 : 14/07/2026

Nis pjesa e dytë në Dallas, “Gjelat” duan përmbysjen

22:13 : 14/07/2026

Greqi/ Dy të rinj gjenden të vdekur brenda makinës në parking, shkak kondicioneri

22:04 : 14/07/2026

Marshimi në Tiranë, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të Ramës

21:48 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş