• Kontakt
Wednesday, October 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Ligji i ri në Gjermani: Dëbime më të shpejta për ata pa leje qëndrimi

Kabineti qeveritar gjerman miratoi rregullore të reja për dëbime më të shpejta të migrantëve pa të drejtë qëndrimi. Projektligji i ministres së Brendshme, Nancy Faeser është pritur me kritika brenda koalicionit.

15:36 : 25/10/2023
në BOTA

Megjithë kritikat nga radhët e partisë Të Gjelbrit, partnere e koalicionit qeverisës në Gjermani, të mërkurën (25.10.) kabineti qeveritar miratoi rregulloret e reja të ashpërsuara për dëbimin e personave pa leje qëndrimi që duhet të largohen nga Gjermania. Ministrja e Brendshme gjermane, Nancy Faeser tha se “kjo paketë masash restriktive” është e nevojshme për të “kufizuar ndjeshëm” migracionin ilegal në Gjermani. Dëbimet më të shpejta dhe më shumë të azilkërkuesve të refuzuar shërbejnë për të krijuar “kapacitete të mjaftueshme” për njerëzit që kanë nevojë për mbrojtje të vërtetë në Gjermani. Shoqata humanitare “Pro Asyl” e kritikoi vendimin e qeverisë gjermane për “ashpërsim të diskutueshëm të masave nga ana ligjore”.

Që në shkurt kancelari gjerman, Olaf Scholz kishte folur për dëbime konsekuente, kur tha  në Bundestag se “kush nuk ka këtu të drejtë qëndrimi, ai duhet të largohet nga Gjermania”. Por është më e lehtë të thuhet, se të veprohet. Së fundmi në Gjermani jetonin rreth 280.000 vetë që nuk kanë leje qëndrimi dhe duhet të largohen nga Gjermania. Por në katër nga pesë raste dëbimi është pezulluar. Shumica e këtyre personave kanë llojin e lejes Duldung, për shembull për shkak të gjendjes së sigurisë në vendin e tyre, sepse janë të sëmurë ose u mungojnë dokumentet. Nga ana tjetër shumë dëbime nuk arrihet të kryhen, sepse personat që duhet të dëbohen fshihen.

“Kjo do të ndihmojë”

Në verë ministrja e Brendshme gjermane, Nancy Faeser paraqiti idetë e para se si mund të bëhen më efektive dëbimet. Para dy javësh politikanja socialdemokrate prezantoi draftin e projektiligjit që u miratua të mërkurën. Në të parashikohen një sërë masash: Më shumë kompetenca për policinë dhe më shumë kohë për autoritetet për përgatitjen e dëbimeve. Kështu ata që duhet të dëbohen nga Gjermania mund të mbahen më gjatë në të ashtuquajturin “Abschiebehaft” -burgim për një kohë të caktuar, që nuk nënkupton dënim të personit, por përgatitjen e dëbimit -në 28 ditë jo 10 ditë si deri më tani. “Nga njëra anë kemi zgjatur ndalimin për shkaqe dëbimi, kjo është sigurisht një pikë”, tha Faeser. Nga ana tjetër kontrabandistët do të dëbohen më shpejt.

Ministrja e Brendshme gjermane, Nancy Faeser me dosje në dorë në Bundestag
Ministrja e Brendshme gjermane, Nancy FaeserFotografi: Kay Nietfeld/dpa/picture alliance

Përveç kësaj policia merr të drejtën të kërkojë personat që janë të detyruar të largohen nga Gjermania në strehimoret e përbashkëta edhe në dhomat e bashkëbanorëve. Dhe në fund dëbimet e personave me detyrim largimi nuk do të paralajmërohen më, përveç rasteve të familjeve me fëmijë nën 12 vjeç. Ministrja Faeser shpreson që të arrijë në këtë mënyre uljen e migracionit ilegal. “Kjo do të ndihmojë”, tha Faeser.

Lexo edhe:

Kampi i Gjadrit, deputetët italianë: Kushte çnjerëzore, emigrantët të mpirë nga ilaçet

Grabitja në Luvër/ Hajdutët përdorën pajisjen gjermane, kompania e reklamon në Instagram

Koalicioni i dyzuar

Brenda partive të koalicionit qeverisës në Gjermani masat e parashikuara nuk kanë gjetur gjithmonë mbështetje. Kritika kanë ardhur nga disa pjesë të Partisë Socialdemokrate, SPD dhe Të Gjelbrit, si politikanja Filiz Polat. “Sipas pikëpamjes sonë këto janë ndërhyrje masive në të drejtat themelore.E drejta e dëbimit duhet të ashpërsohet -sipas qëndrimit tim kjo është jo-proporcionale dhe shumë e rëndë.”

Nga ana e partneres të vogël të koalicionit, Partisë Demokratët e Lirë, FDP dëgjohen tone miratuese. Për drejtuesin ekzekutiv të grupit parlamentar liberal, Stephan Thomae është e qartë. “Shteti duhet të krijojë edhe kushtet, që vendimet e tij të zbatohen.”

Avion që merr të dëbuarit -pamje ilustruese
Avion që merr të dëbuarit -pamje ilustrueseFotografi: Daniel Kubirski/picture alliance

Olaf Scholz kërkoi mbështetjen e opozitës

Pas vendimit të qeverisë projektligji kalon në Bundestag. Ndoshta edhe për shkak të devijuesve brenda radhëve të koalicionit, kancelari kërkoi mbështetjen e opozitës duke i drejtuar letër kreut të Partisë Kristiandemokrate, CDU, Friedrich Merz për të mbështetur këtë projektligj. Nga opozita janë dhënë sinjale të përmbajtura miratuese.  “Ky është një hap i vogël në drejtimin e duhur”, është shprehur drejtuesi ekzekutiv i grupit parlamentar CDU/CSU në Bundestag, Thorsten Frei.

Kancelari Olaf Scholz në Bundestag
Fotografi: Michael Kappeler/dpa/picture alliance

AfD shikon konfirmim të politikës së saj, E Majta kritikon

Drejtuesja e AfD, Alice Weidel i cilësoi planet e ministres së Brendshme si kopje të kërkesave të partisë së saj. “Nga një panik i qartë natyrisht merren tani edhe kërkesat e AfD-së.” Kurse E Majta kritikon marrjen e narrativave të djathta në politikën e refugjatëve. Zëdhënësja për politikën e migrimit në partinë E Majta, Clara Bünger shikon në këtë projektligj shkelje të proporcionalitetit dhe mbrojtjes së dinjitetit njerëzor veçanërisht tek “dëbimet e palajmëruara pas qëndrimit të gjatë.”

Për shkak se shumë vende refuzojnë të marrin të dëbuarit dhe marrëveshjet e ripranimit kërkojnë kohë të gjatë, nuk dihet ende, se çfare efekti do të kenë masat e ashpërsuara.

/DW/

Etiketa: emigranteemigrimGjermanileje qendrimi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kampi i Gjadrit, deputetët italianë: Kushte çnjerëzore, emigrantët të mpirë nga ilaçet

22:21 : 28/10/2025
BOTA

Grabitja në Luvër/ Hajdutët përdorën pajisjen gjermane, kompania e reklamon në Instagram

08:51 : 25/10/2025
BOTA

Mesazh nga Berlini: CDU i thotë jo çdo afrimi me AfD-në

08:24 : 25/10/2025
AKTUALITET

Investigimi për qendrat e emigrantëve në Gjadër, Gazetari i Rai-t: Më kërcënuan nga karteli Sinaloa

21:58 : 22/10/2025
BOTA

Gjermani/ Përleshja mes grupeve përfundon me armë, disa të plagosur

20:32 : 22/10/2025
BOTA

Starmer: Do t’i mbyllim rrugët e Ballkanit për emigrantët e paligjshëm

19:13 : 22/10/2025
Para

Paralajmërimi i shkencëtarëve: Shenjat vitale të Tokës, më të këqijat në histori!

TË GJITHA

Horoskopi, 29 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:58 : 28/10/2025

“Ngritja e Kinës nuk do të jetë paqësore”, teoria që po trazon Pekinin

22:56 : 28/10/2025

Pamjet/ Momenti kur shoqërohet në komisariat 63-vjeçari që vrau me thikë Keli Hoxhën në Berat

22:48 : 28/10/2025

Aksident me vdekje në Tepelenë/ Motori përplaset me barrierat, humb jetën 25-vjeçari (EMRI-FOTO)

22:37 : 28/10/2025

Kampi i Gjadrit, deputetët italianë: Kushte çnjerëzore, emigrantët të mpirë nga ilaçet

22:21 : 28/10/2025

Buxhuku: Në 13 vite janë investuar 100 mld euro në ndërtim dhe turizëm, janë para droge

22:17 : 28/10/2025

SHBA godet katër anije të dyshuara për trafik droge në Paqësor, 16 viktima

22:00 : 28/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com