• Kontakt
Sunday, November 2, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Ukraina dhe Turqia, diskutime mbi një plan paqeje për t’i dhënë fund sulmit rus

15:40 : 23/10/2023
në BOTA

Presidenti ukrainas tha se Turqia do t’i bashkohet këtë javë procesit të paqes që synon t’i japë fund sulmit të Rusisë në Ukrainë. Njoftimi erdhi pas një sulmi me raketa ndaj një zyre të shërbimit postar të Ukrainës, gjatë të cilit u vranë disa persona dhe u plagosën disa të tjerë. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Arash Arabasadi, ky zhvillim pason një vizitë të kryediplomatit rus në Korenë e Veriut.

Gjatë orëve të natës në Kharkiv të Ukrainës, një raketë goditi një zyrë të shërbimit postar. Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, gjashtë persona u vranë dhe 17 të tjerë u plagosën. Në mediat sociale guvernatori i qytetit të dytë më të madh të vendit fajësoi forcat ruse për sulmin. Sipas shërbimit postar, sirenat e alarmit për sulm ajror kishin rënë vetëm pak momente para sulmit, duke mos u dhënë kohë personave që ishin brenda të gjenin një strehim më të mirë.

Në mëngjes, dëmet u filmuan me dronë nga policia ukrainase. Sulmi pasoi një mesazh të transmetuar nga Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy, ku ai tha se pati biseduar me homologun e tij turk, Presidentin Rexhep Tayyip Erdogan dhe se dy udhëheqësit kanë diskutuar për mundësinë e një takimi të nivelit të lartë për paqen javën e ardhshme në Maltë, për t’i dhënë fund sulmit të Rusisë në Ukrainë.

Pas një sulmi me raketa nga forcat ruse në Kharkiv (22 tetor 2023)

Lexo edhe:

Forcat speciale ukrainase, sulm me helikopter në Pokrovsk, Rusia vret 11 ushtarë

Erdogan akuzon Gjermaninë për heshtje ndaj Gazës, Merz refuzon anëtarësimin e Turqisë në BE

Por vetëm pak ditë më parë, Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov vizitoi një aleat të Rusisë në këtë luftë, udhëheqësin suprem të Koresë së Veriut, Kim Jong Un, i cili mbështet sulmin e Rusisë në Ukrainë dhe të cilin Shtetet e Bashkuara e kanë akuzuar se furnizon Rusinë me armatime.

Presidenti amerikan Joe Biden mirëpriti udhëheqësit evropianë të premten në Shtëpinë e Bardhë, ku së bashku premtuan mbështetje për Izraelin në luftën ndaj Hamasit dhe siguruan Ukrainën se mbështetja për të është e palëkundur.

Ndërkaq, forcat e armatosura të Ukrainës vazhdojnë përpjekjet për të rimarrë territorin. Marinsat ukrainas përparuan përgjatë Lumit Dnipro për t’u hapur rrugën përforcimeve që zhvendosen përmes rajonit Kherson.

Për civilët në Ukrainë që e kanë kaluar tashmë një dimër lufte, kanë filluar përgatitjet për të siguruar ushqime dhe ngrohje, në rast se luftimet do të ndërprisnin sërish furnizimin me energji siç ndodhi vjet, kur temperaturat ranë së tepërmi.

Po këtë javë, zyrtarët ukrainas njoftuan se kanë rimarrë 14 artifakte që thanë se ishin marrë ilegalisht nga një shtetas rus që u ndalua në një aeroport amerikan.

Zyrtarët ukrainas thanë se shkatërrimi dhe grabitja e objekteve historike që kur filloi sulmi i forcave ruse kanë shkaktuar humbje në vlerën e qindra miliona dollarëve./Voa

Etiketa: ErdoganlufteRusiTurqiUkraine

Lajme të lidhura

BOTA

Forcat speciale ukrainase, sulm me helikopter në Pokrovsk, Rusia vret 11 ushtarë

18:02 : 01/11/2025
BOTA

Erdogan akuzon Gjermaninë për heshtje ndaj Gazës, Merz refuzon anëtarësimin e Turqisë në BE

17:12 : 30/10/2025
BOTA

Trump dhe Xi dakordësohen për t’i ulur tensionet dhe për të “bashkëpunuar” për Ukrainën

08:15 : 30/10/2025
BOTA

Ministri belg: Nëse Moska na sulmon, do ta rrafshojmë

18:19 : 29/10/2025
BOTA

Ministri belg i Mbrojtjes: Nëse sulmohet Brukseli, ne do ta rrafshojmë Moskën

15:15 : 29/10/2025
BOTA

VIDEO/ Shembet ndërtesa në Turqi, zë poshtë familjen prej 5 anëtarësh,

13:33 : 29/10/2025
Para

Korçë - Burrë e grua rrahin njëri-tjetrin, përfundojnë në polici

TË GJITHA

Vrasja e shqiptarit para Universitetit të Peruxhias, arrestohet një 21-vjeçar i dyshuar si autor

15:59 : 02/11/2025

Nëntori nis me sfida për disa shenja të horoskopit, ja ku duhet të tregoni kujdes

15:47 : 02/11/2025

REL: Rambujeja dhe Vjena krijuan shtetin e Kosovës- pse Brukseli s’e normalizoi?

15:39 : 02/11/2025

Irani premton rindërtimin e programit bërthamor

15:22 : 02/11/2025

Shfrytëzonin lavazhin për të shitur drogë, arrestohen tre persona në Tiranë

15:12 : 02/11/2025

Bardhi: E pandehura Belinda Balluku e mban peng Edi Ramën me afera korruptive

14:57 : 02/11/2025

Serie A/ Interi mposht Veronën, fiton me autogol në minutën e 94-t!

14:47 : 02/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com