• Kontakt
Saturday, October 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Berisha e akuzon si urdhërues të arrestimeve politike, kush ia ka “kyçur gojën” Edi Ramës?!

13:49 : 22/10/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Një ngjarje e rëndë tronditi politikën dhe opinionin publik në Shqipëri dje pasdite ku për herë të parë SPAK “goditi” nga krahu i djathtë duke vënë në pranga dhëndrin e Sali Berishës, Jamarbër Malltezin dhe caktuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për ish-kryeministrin referuar dosjes së privatizimit të kompleksit “Partizani”.

Deri në mesnatë Berisha ishte në selinë e PD-së, nga ku akuzoi Ramën dhe bashkëshorten e tij se fshiheshin pas sulmit dhe në fund refuzoi të takonte dy përfaqësues të Policisë së Shtetit që erdhën në seli për t’i komunikuar ndalimin e lëvizjes jashtë vendit.

Megjithëse kanë kaluar mbi 15 orë, kryeministri Edi Rama ka ‘kyçur gojën’ dhe ende nuk ka dhënë asnjë koment për aksionin e SPAK-ut që e akuzon Berishën për korrupsion pasiv.

Por ndërkohë që ndodhnin këto ngjarje me shumë ndikim në vend, Edi Rama, nuk e prishi terezinë, duke vijuar me postimet e tij “sportive”, si përherë. Dje, pasdite vonë hodhi një foto të stadiumit “Air Albania”, ndërsa dy orë më parë publikoi një video nga Parku “Vala” në “Lagjen 18” të Durrësit, duke u mburrur me fushat sportive të disiplinave të ndryshme, palestër të hapur, lojëra për fëmijë, korsi biçikletash, pistë vrapimi, zona pushimi etj. dhe duke u uruar shqiptarëve të dielë të bukur.

I gjithë kampusi opozitar e akuzon Ramën si orkestrues të këtyre arrestimeve me qëllimin e vetëm për të zhdukur opozitën në vendin tonë, ndërsa kreu i qeverisë ende është i pa shqetësuar dhe nuk ka reaguar për ngjarjen në fjalë.

Lexo edhe:

Gjyqi i habitshëm/ Tatimet gjobisin SPAK-un: “Nuk ka shlyer detyrimet”

PD: Nadir Çausholli, nga manipulimet në tregun farmaceutik, tek hoteli luksoz me Visin e Pojës

Këto janë postimet e fundit të Edi Ramës në rrjetet sociale:

  • Berisha akuzon Ramëmn si urdhërues të vendimeve të SPAK me qëllim për të zhdukur opozitën:

Jamarbër Malltezi është arrestuar nga policia këtë të shtunë, që ka ekzekutuar një masë sigurie arrest me burg të dhënë nga Gjykata e Posaçme me kërkesë të SPAK. Ai është ndaluar në Rinas lidhur me procedimin penal të privatizimit të kompleksit Partizani.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha renditi në një konferencë për mediat këtë të shtunë argumentat se pse ai dhe dhëndri Jamarbër Malltezi janë të pafajshëm ndaj akuzave të ngritura të SPAK ndaj tyre në procedimin për privatizimin e kompleksit Partizani.

Berisha i quajti masat politike të urdhër nga kryeministri Edi Rama prokurorët që firmën masat të kapur nga kreu i qeverisë. Berisha tha se Jamarbër Malltezi nuk është thirrur në jetën e tij nga asnjë prokuror apo asnjë gjykatës për asnjë çështje.

Berisha tha se duhet thirrur me parë kuvendi që të japë leje për ekzekutimin e një mase të tillë sigurie, ndërkohë ligjit flet ndryshe.

  • Zbardhet pasuria që iu sekuestrua Jamarbër Malltezit

Pas arrestimit mbrëmjen e djeshme nga SPAK, GJKKO ka vendosur sekuestro preventive të pasurive të paluajtshme llogarive bankare dhe aksioneve që Jamarbër Malltezi dispononte. Vendimi u mor dje nga GJKKO mësohet nga njoftimi i SPAK ditën e sotme.

Në sekuestro preventive:

16 pasuri të paluajtshme
6 llogari bankare (në euro, dollarë dhe lek)
45% e kuotave te kapitalit themeltar në shoqëritë “Homeplan” shpk
100 % e kuotave të ‘Magnet IMO” shpk
60% e kuotave Magnet Gym&Fit

Pjesa nga njoftimi i SPAK:

“Mbështetur në kërkesën datë 15.10.2023 të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, me vendimin me nr. 410 datë 20.10.2023, ka vendosur masën e sigurimit pasuror “sekuestro preventive”, për 16 (gjashtëmbëdhjetë) pasuri të paluajtshme në pronësi të shtetasit J. M., 6 (gjashtë) llogari bankare (në euro, dollarë dhe lek) në emër të shtetasit J. M., si dhe kuotat e kapitalit themeltar në pronësi të shtetasit J. M. në shoqëritë “Homeplan” shpk (45% e kuotave), “Magnet IMO” shpk (100% e kuotave) dhe “Magnet Gym&Fit (60% e kuotave)”.

Etiketa: arrestimeasnje reagimBerishaEdi Ramaspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Gjyqi i habitshëm/ Tatimet gjobisin SPAK-un: “Nuk ka shlyer detyrimet”

12:48 : 11/10/2025
AKTUALITET

PD: Nadir Çausholli, nga manipulimet në tregun farmaceutik, tek hoteli luksoz me Visin e Pojës

11:38 : 11/10/2025
AKTUALITET

Në Tiranë, uji i pijshëm rrjedh vetëm në premtime

10:31 : 11/10/2025
AKTUALITET

Ekstradohet nga Spanja në Shqipëri Juxhin Drazhi, anëtar i grupit kriminal të ‘Pojës’/ PAMJE

09:34 : 11/10/2025
AKTUALITET

‘Narco-Rama’, dosja amerikane në tryezë në Tiranë

09:16 : 11/10/2025
AKTUALITET

Ndalohet ‘Audi’ me targa angleze te bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, arrestohen 3 persona

18:15 : 10/10/2025
Para

Vrasja e Martin Bardhit në Rrëshen, familja Reçi thyhen heshtjen: S’kemi lidhje me krimin

TË GJITHA

Afera me CEZ-DIA/ Kërkoi shfuqizimin e dënimit, rrëzohet kërkesa e Kastriot Ismailajt

14:34 : 11/10/2025

Hiqej si prokuror i SPAK-ut, lihet në burg 49-vjeçari në Sarandë/ EMRI

14:19 : 11/10/2025

Serbia bën prapakthehu, rikthejnë flamurin shqiptar në stadiumin e Leskovacit

14:03 : 11/10/2025

Çifti zviceran humb në Parkun e Shebenikut

13:53 : 11/10/2025

Vuajti dënimin për vrasjen e një biznesmeni, lirohet nga 41 biss Altin Kodra

13:43 : 11/10/2025

Fermerët e Maliqit ankohen për mungesë tregu: Shteti të na ndihmojë

13:38 : 11/10/2025

Presion shtetëror ndaj gazetarëve shqiptarë, UGSH – autoriteteve serbe: Rrespetoni ligjin

13:14 : 11/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com